Kur të huajt ngatërrohen nëpër kallamishtet shqiptare

10 Mars 2021, 17:58Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Nuk duhet vënë në dyshim se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka një vullnet të artikuluar herët, ashtu si edhe paraardhësit e saj, për të penguar hyrjen në podiumin e politikës shqiptare të elementeve me të shkuar kriminale. Është angazhuar në mënyrë të lavdërueshme në këtë drejtim dhe shpresojmë që këmbëngulja e saj të prodhojë një mjedis më të pastruar politik nga këto elementë, pas 25 prillit.

Megjithatë duhet vënë re se në sjelljen publike të zonjës Kim ndaj argumentit në fjalë, ka në mënyrë objektive, aspekte pak të qarta e që lidhen me natyrën e vetë problemit. Me fjalë të tjera, Shqipëria e vitit 2021, më saktë klasa e saj politike, gëlon nën peshën e një numri të frikshëm burrash me të shkuar problematike, por që kanë në dorë vula, firma, kompetenca e detyra të larta politike ose institucionale dhe që janë të mbuluar nga imuniteti i politikanit.

Në këtë kallamishte shqiptare duket se po ngatërrohet edhe ambasadorja Kim në këtë prag zgjedhjesh. Konkretisht flitet për kandidimin e Tom Doshit në garë, a thua se mbeti të hiqet ky person nga skena, për të marrë frymë lirisht si shoqëri, nga ministrat, ish-ministrat, shtetarët e ish-shtetarët mashtrues e të korruptuar të këtij vendi.

Në 11 shkurt, pra një muaj më parë, zonja Kim deklaronte pas një takimi me Edi Ramën, në lidhje me Doshin, se “më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi një mirëkuptim mbi atë çka nënkupton ky vendim (shpallja non grata). Në fakt, Kryeministri më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person (Tom Doshin) nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”.

Pra, me fjalë të tjera, ambasada e SHBA, me gojën e ambasadores Kim, i hapi de facto rrugën Tom Doshit për në Parlament, pasi dha indikacionin se çfarë postesh duhej t’i ndaloheshin atij. Deputet po, ministër jo! Këto fjalë e thartuan jo pak kampin opozitar në ato orë. Këtë qëndrim e konfirmoi në ato orë indirekt edhe kreu i KQZ Celibashi, i cili u shpreh në lidhje me kandidimin e Doshit, se këtë gjë e ka rregulluar më së miri legjislacioni në fuqi.

Sot, një muaj më pas, ky pozicion i diplomates së lartë amerikane duket se ka evoluar. Pa i përmendur emrin, ajo shprehet se edhe pse Doshi nuk është i dënuar, ka prova për fajësinë e tij, prandaj ai duhet të skualifikohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Është pak të thuash se ky përcaktim i ri, jo për Doshin, po për procedurën e regjistrimit në garën elektorale, le hapur një precedent të rrezikshëm e që mund të prekë të gjithë klasën politike shqiptare. Përtej faktit që ky lloj selektimi përbën shkelje kushtetuese, me kriterin e largimit nga zgjedhjet të të padënuarit, që ka mbi shpinë prova, ose edhe dyshime, perceptime apo informacione të pakonfirmuara, i bie që Kuvendi i ri të mos ketë brenda më shumë se 20 apo 30 deputetë pas 25 prillit.

Përgjegjësit e Rrugës së Kombit, Gërdecit, 21 janarit, koncesioneve, tenderave, PPP-ve e gjithfarë zullumesh të 30 viteve të fundit, janë palë-palë nëpër listat partiake që sapo pamë, e kanë marrë rrugën të pashqetësuar drejt zonave ku kandidojnë. Nëse për të gjithë këta ka indikacione, por jo dënime gjykatash, do të thotë se ata formalisht janë të lirë të garojnë, e këtu fati i Tom Doshit është vetëm një grimcë e parëndësishme e ekuacionit të (mos)pastrimit të politikës nga krimi e korrupsioni.

Nuk ka sens të përmenden, nga ana tjetër, shifra personash të veshur më pushtet, të skeduar nga SHBA, por pa dhënë emrat e tyre. Nëse amerikanët duan ta pastrojnë vërtetë politikën shqiptare, është momenti që më në fund të flasin hapur për sa dinë rreth bëmave të saj. Deklarata me simbole e fjalë të tërthorta nuk i duhen askujt dhe vetëm sa shtojnë mjegullën.

SHBA e kemi pranuar si arbitrin suprem të punëve në Shqipëri, por kur edhe vetë arbitri ngatërrohet nëpër kallamishtet e batakut politik shqiptar, konfuzioni shtohet, në vend që të davaritet.

Sepse fjala vjen, në rast se i rrimë kriterit të ri të evitimit nga gara të atyre që s’janë dënuar, por për të cilët ka prova, a nuk duhet që kandidati numër pesë në listën e PD për Tiranën, i cili ka pohuar disa herë publikisht se ka penguar prokurorinë shqiptare në vitin 2011 që të arrestojë gjashtë gardistë të akuzuar për vrasje, të ç’regjistrohet urgjentisht nga KQZ, për kryerje të një vepre penale?!

4 komente në “Kur të huajt ngatërrohen nëpër kallamishtet shqiptare”

  1. ceni says:

    Sali Berisha eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar z.Minxhozi,ku ambasadoret e radhes jo qe nuk kane te drejte ta pergojojne por as ti permendin emrin!Shumkush e ka pare filmin “War Dogs”ku behej fjale per aferen e municioneve ne Gerdec ku jo vetem u hoq nga skena por edhe u ndalua ,ku nuk dihet nga kush e perse!Ndaj o Minxhoz kjo qe po bene Amb.Amerikane eshte si ai i semuri qe me doren e majte tregonte qe ka semure me infeksion veshin e djathte!Kjo zonje per mua eshte paduesja e Arvizut ku i mungon rasti per ta riquajtur “burre shteti” kryevrastarin e shtetit Shqipetar Sali Berisha!Arsyeja se perse shkoi ne Elbasan eshte se po ta kishte deklaruar ketu ne Tirane ndokush mund ta pyeste si Ju dhe e vinte ne pozite!
    Jane ata pa jemi ne deklarojne Sali Berisha,Ilir Meta e koompani!

    1. Si do Qofte Puna shume faliminderit says:

      Apsulitisht nje shkrim shume i mire dhe nje analise shume e mire se pse Lulzim Basha eshte akuzuar nga prokorija zyrtarirsht per vjedhjen e 250 miljon evro Sali Berisha Ka then vet se njerzit ne bulivard i kame ber vet pasi ber Qdo gje per ti fsheruh dhe per te aguzue dhe burgose krytari e opozites te as kohe ilir meta e kemi pare me video duke vjedhur 700 mi evro dhe e Kemi ber president dhe djali i Sali Berishes siq e tha edhe gjykatata Ameriken Ka vra 26 per tu pasur ne menyre korruptume Damir Gjiknuri Arben Ametaj ilir Beqaj une besoje fare tek ta se pse une mendoje se Jane hajduta … Por si do Qofte Puna shume faliminderit Amerika se pse ne ket errsire edhe nje qiri Ben drite apsulitisht jeta e shqiptarve nuk do ndryshone fare a eshte deputet Time Doshi a po Jo … Problemi eshte Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha dhe te gjith hajdute e tjer te politikes shqiptare ??????????

  2. Baca-Bajram says:

    Shume interesant shkrimi i Minxhozit, por pse duhet e nderuara Zonja Ambasadore Kim te n’a tregoj se kush s’duhet te pranohet ne listen e kandidateve dhe politken Shqiptare, kur ne te gjithe i njohim shume mire te gjithe pa perjashtim brezin e Politikarave te “ndershem”, jua dim te gjitha bemat qe kane ber dhe ketu po permend disa naga ato me klasiket duke filluar nga piramidat, ceku i bardh, kontrabanda e naftes dhe shume afare korruptive duke kulminuar me 7% e Like Floririt, rrugen e Kombit e pune te pista qe s’jane publikuar, vilat e shtepit lluksoze ne breg te detit edhe ne mes te Tiranes e qyteteve te tjera, Gerdecin, vellavrasjen e 1997-1998-se, 21 Janarin… A doni me per Belulin!? Por prap jemi ne ata qe i mbajm te gjalle keta kerma e zvarranik qe kane uzurpuar politiken e vendit dhe hiqen si ithtar te demokracise, zbatuesit e drejtesise… Eshte e njejta klase politike qe n’a ka udhehequr prej dites se pare kur ne vend u vendos nje sistem pseo-demokratik dhe asgje s’ka ndryshuar ne 30 vjetet e fundit, dhe keta zorraxhi kush me shume e kush me pak perpiqen te n’a mbushin mendjen se keta jane te vetmit qe dine dhe do n’a cojne perpara. Keta jane ber aq te neveritshem s’a per ate karrike ne parlament jane gati te shesin me none, grua, moter e c’kane ne shtepi. Keta jane Politikaret tane qe karriken dhe politiken e kane kthyer ne profesion dhe menyre jetese per perfitime personale… Pa hequr qafe kete brez politikaresh kurre s’behet Shqiperia. Prandaj ne e kemi ne dore te vendosim vet se kush duhet te ulet ne ato karriket e Parlamentit, se kush duhet te n’a udheheqin. Nga listat e paraqitura eshte e qart se kush po perpiqet per te ndryshuar radhet e deputeteve duke prezantuar emra te rij ne politik, kandidate qe s’u lakohen emrat neper prokurori, gjykata apo qoft edhe ne thashethemet e dites. Prandaj kur te votojm, duhet te zgjedhim ata qe s’bejn pjese ne listat e permendura me lart, te votojm per njerzit e ndershem dhe profesionista. Vetem keshtu mund te heqim qafe Sal-halen, Lululken, Like Floririn me Mon Baxhellen dhe te gjthe brezin e Politikarve te korruptuar.

  3. Doshi blen vota me para e ilaceve says:

    Turp per ty minxhozi qe ben keso nderesh. Normal qe mbeti te largohet nje njeri i piset si doshi e fill pas te tjere qe shoqeria te marre fryme lirisht. Edi rama ne emer te doshit ka vrare e prere shume figura se ky i fundit si donte. Nje nder ta edhe bushati. Te mbash doshin ne parlament eshte si te mbante kolumbia escobarin. Ne kto nivele flasim. Doshi ska nevoje te jete minister se ka 8 vjet qe fahet me ng 20milion euro ne vit ne profarma nga skema e rimbursimit. Jemi shoqeri e neveritshme qe ska kim qe na sheron. Behemi me kedo dhe kemi moral kurvaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje