Dy shpejtësitë tragjike të PD

9 Mars 2021, 13:35Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Mbrëmë në mesnatë, Partia Demokratike mbërriti në pikën e ‘vlimit’; ishte momenti më i fundit kur brenda në trupin e ethshëm u përplasën shpejtësia e ulët dhe nxitimi, ballë përballë. Nxitimi për të plotësuar sa më shpejt listat për deputetët e ardhshëm- dhe ndërkohë- vonesa në dërgimin e emrave në KQZ. Si në një akt mortor, kur brenda familjes disa rendin për të kapur orën e shpallur; ndërsa të tjerë tentojnë ta mbajnë ‘edhe pak, edhe pak’ njeriun që nuk do të jetë më.

Partia Demokratike i dërgoi listat e kandidatëve 7 minuta pas orës 12.00 të natës. Në një akt kaq të fundit, brenda shtatë minutave, u shfaq gjithë tragjedia e dy shpejtësive brenda në Partinë Demokratike.

Cila ishte shpejtësia e lartë?

Kryetari legal i PD, Basha, prej kohësh ka hapur një derë të pasme në seli nga ku hyn e del për t’u fshehur jo vetëm nga gazetarët. Mbrëmë e përdori ‘tunelin’ ndërkohë që udhëheqësi i tij, Berisha, kishte humbur vigjilencën duke u ngulur në një ekran televizioni në tentativë për fshehur të vërtetën mbi listat. Në këtë copë kohe ndodhi shumëçka: U hoqën disa emra të lidhur ngushtë me Berishën dhe aktet e tij; u sajuan disa të rinj, njërin prej tyre as e kishin njoftuar se po e vinin në listë; u paketuan kandidatët dhe u dërguan në KQZ. Kush nxitonte kundër kujt. Në nxitim e sipër disa u lanë pa emër babai, ose pa ditëlindje, ose pa gjini…. Atëherë kthimi pas për në seli!- Ja kjo ishte vonesa ose ulja e shpejtësisë. Mëngjesi u hap i mugët për PD. Kush mund t’i besojë kësaj qenieje që edhe ditën e fundit nuk di ku ka emrin, ku ka byzylykët, ku ka rimelin dhe me cilin do të martohet. PD kishte tetë vjet në opozitë, 3 vjet malit jashtë Parlamentit, 30 vjet në luftë me të vetët.., dhe më në fund prapë me vonesë.

Dy shpejtësitë kanë qenë tragjike për vetë PD-në dhe për fatet e vendit gjatë tre dekadave.

Shpejtësia e fillimit për të fshirë veprën ‘socialiste’.

Kjo nisi menjëherë sa nisi kompozimi i Partisë Demokratike, në vitin 1991. Objektivi i parë i saj ishte eliminimi i veprave industriale, i fermave, i vreshtave, i ndërmarrjeve, i fabrikave…, gjithçka duhej fshirë. Nisi mbi gjithçka ishte ndërtuar gjatë pesë dekadave në vend, mbi 5000 vepra; ose u dogjën, ose u. Aktet e dhunës u mbështollën me një zarf ideologjik: ‘Të mos lihet më këmbë asgjë nga Partia e Punës’. Udhëtimi i llahtarshëm i rrënimit të ekonomisë vazhdoi me të njëjtën shpejtësi edhe në fushën e ligjeve: U ngrit Universiteti Juridik i Plepave me 6 muaj, u përpilua ligji 7501 që fundosi pronën e shqiptarëve edhe për dhjetë shekuj të tjerë.

Ja kështu nisi: Shpejt dhe ngadalë.

Shpejtësia e ‘kapitalizmit shqiptar’.

Edhe kjo ‘makinë’ i ndezi motorët në mars, por në marsin e vitit 1993. Një grua me emrin ‘Sude’ ngriti kompaninë e parë të mashtrimit financiar me moton ‘më jep dy lekë, të të kthej gjashtë’. Presidenti i Republikës inauguroi aktin ‘kapitalist’ në një mbrëmje Gala me ambasadorë e personalitete në hotel Dajti, duke e shpallur këtë si ‘kapitalizmi shqiptar’. Pas kësaj rendën disa të tjerë dhe ndërtuan skemën piramidale mashtruese ‘Ponzi’. Gjithçka u krye më një shpejtësi marramendëse: Shteti vetë lau paratë e grumbulluara në kontrabandë, individët shitën shtëpitë dhe i sollën në ferr, birra e gosti pa fund… Derisa vendi ra në gropën më të thellë, 1997. Aty PD kreu aktin e luftës së armatosur kundër popullit dhe aktin monstruoz të armatosjes së gjysmës së popullsisë kundër gjysmës tjetër.  Këtu ndali ora e njeriut.

Shpejtësia për mbledhur gjithë qilimin e pushtetit.

Objekti ‘qilim’ më erdhi në kujtesë nga akti i ish presidentit Berisha që kur doli nga Presidenca mori me vete edhe qilimin e zyrës. Por Partia Demokratike është e vetmja gjë që nuk bëhet më-siç thonë disa dashamirës naiv ‘ta ribëjmë PD-në’ siç mund të ri thuret një qilim. Vetë PD nxiton kur ka si qëllim të bëjë ndonjë të keqe për vendin; dhe ndalon shpejtësinë në kohën kur vendit i duhet shpejtësi. U shpejtua për në Konferencën Islamike në vitin 1992, por i vuri shulin derës së OSBE dhe Amerikës. U nxitua për të dalë sa më shpejt nga Parlamenti në vitin 2019, por vuri gjithë pengesat kundër Reformës në Drejtësi dhe Amerikës. Dhjetë vjet më parë, në vitin 2009, PD u nxitua që të merrte zvarrë popullin e vet drejt qendrave të votimit në favor të 17 kullave që po ngriheshin nga dhëndëri i ish- kryeministrit në kompleksin Partizani me 150 milionë euro përfitim…Po të mos fitonte PD, kullat nuk bëheshin…. Pasi u mor malli, aty u ndal shpejtësia: U shkarkuan gjeneralët, u shty presidenti i vjetër, u kap presidenti i ri, u firmosën letrat, u krye krimi…, ja kjo ishte shpejtësia. Në gjithë jetën PD ka punuar për mirëqenien e liderit…

Herën e fundit, dmth., mbrëmë në mesnatë, ishin të gjithë të paqartë mbi shpejtësitë, secili për vete.

16 komente në “Dy shpejtësitë tragjike të PD”

  1. Jack says:

    No comment. Brilliant

  2. ZIGUR QARRI ( i verteti ) says:

    Fantastik si perhere, z Çupi.
    Tani prit reagimet e kukudheve,Taulant e kompani.

  3. ana says:

    Kjo eshte radiografia brilante e PD.
    Te lumte! Ka nevoje ky popull se e ka memorien te shkurter.

  4. $ says:

    Ku je bre dhenderi i sekretarit te Pare, ku je o Frrok kamunisti antikamunist. Te lumte bytha se mire e ke. Me gjej nje njeri qe ja ka pare sherrin servilizmit amator, jo me servilizmit profesionist sic je ti. E ke cuar ne perfeksion se ke nje jete qe e aplikon.

    1. Mondi says:

      Ja ka pare soji yt I bythqireve.Aq u shtuar duke u ngrene shqiptareve dhe kockat saqe she amerika po heq te zinjte e ullirit per tju shfarosur.

  5. cipini says:

    Frrok Cupi je pene e madhe. Kam qeshur me vehten time me menyren si shkruan dhe krahason bemat e PD. Shkrim “shkatrues” per situaten reale ku ndodhet PD.

  6. Interesant says:

    Jam I sigurte se nuk do te kuptojne, dhe shumica e komenteve do jene negative.
    Nga ana ime: komplimente.
    Shkrim shume I goditur!

  7. Gradishta says:

    Ok. me ju,Z. Çupi këto janë shpejtësitë antisens të asaj që quhet PD , veçse të promovosh në listat për rotacion politik S.B që gjithë jetën e tij ja ka kushtuar çështjes serbe si bir e dhëndër besnik i tyre është ku thërret qameti për shqiptarët me gjakun e të cileve kjo pjellë e ëndrrës çubrilloviciane nuk u nginj asnjëherë për 30 e kusur vjet turp.
    Medi Gërdecin që republikanëve të të ndjerit Godo ju bëri m.. dhe me urdhër të bacës mori 26 jetë të pafajshme për interesa të nenit e të vetat turp.
    Lulushin të cilit as bashkëshortja nuk e voton,pasi është hollandeze,dhe e ka për turp të quhet shqiptare,dhe që më 21 janar mori 4 jetë të pafajshme po me urdhër të bacës e për karrike e bacës,turp.
    Dash Shehi tash 30 vjet deputet tu honger plonca e tu pi raki,aferim prap oshte ma i miri ,nuk është gjakpirës si baca e kompani.
    Duken e krimit,Alla Klani i Zemunit ,punë Serbie i di mirë baca këto punë ai e ka pagëzuar,turp.
    Ndok axhustatori pa problem,sa të jetë baca që e bëri ministër aty është,dhe në fund të listës mirë është,nuk ba zë ,bukë e kos do ai,turp.
    Qirje Dule e z.Shpytim njeri do kufine në Shkumbin e tjetri në Selanik,ska problem për lulushin e bacën janë vëllezër siameze turp.
    E çturpe të tjera të të them z. Çupi ,pa folur për të tjera ca janë pa Gjini,e ca pa atësi e memesi,thërret shqupi rrofsh parti,asgjë nga marsi 91 nuk ka ngelë sot tek ti.

  8. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ata qe nuk kane gjinine ne lista duhet te jene gay se ata jane edhe meshkuj edhe femra.
    Kurse saliu e mori qilimin se ishte me lesh dhie nga vicidoli kur ai ishte bari.

  9. Ĺaçjani says:

    O Çuppppp ha ha mu…….

  10. NINO says:

    Je fantastik Çupi. I pa krahasueshëm me analistët gomerë që kanë kanalet televizive Shqiptare,janë vërtet të neveritshëm. Të admiroj shumë mënyrën se si analizon dhe shkruan për situatën. Je i pa përsëritshëm.

  11. Patrioti. says:

    Ky shkrim eshte bijo nuk eshte me shiring.
    FRROK CUPI bravo te qofte ky shkrim i juaj duhet te rije ne faqen e pare te gazetes Tema dhe mos te hiqet deri sa ky popull ti rrenjoset ne mendje se kushe eshte sali berisha dhe jo vetem por me kompanine e tije e shkateroj shqiperine.Ne 92 shin
    Ramiz Alija i vari ujkut melcit, dhe ky ujk I babzitur filloj shkaterimin e vendit tone.nuk i haroje ato dite
    kurr. Qe istaloj ne cdo qytet grup kreminelesh dhe legalizoj prostitucionin ne te gjitha qytetet e shume e shume bema te tjera qe do nje nate dimeri te tregosh poshtersirat e sali berisha kreminelit. Nuk e di qe ti
    hedhesh vote kesej partije eshte krim kundera vetes, familjes, e shoqerie! sali berisha nuk ta fale dijegjen e shqiperise ne 97 ten sa te jem gjalle .Respekte pa fund FRROK CUPIT.

  12. 01 vlora says:

    Kryevepèr Frok Cupi.Mendoji qè nuk mundet ta kuptojin tè gjith.

  13. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    SUPER FRROK ÇUPI !!! BRLIANT dhe i MREKULLUESHËM FRROK ÇUPI ???????????????? RROFTË FRROK ÇUPI dhe e PAVDEKSHME qoftë PENA e tij e ARTË ???????????????????????

  14. Artan says:

    Frrok, je poeti i gazetarise

  15. Eduart says:

    Te Uroj per vertesine fakteve qe sjell ,duhet publikuar ne te gjithe skajet me te thella te vendit tone te Bukur qe ta njohin i madh e i Ri ,qe Kur te jete para luride se votimit te shprehe urrejtjen Kunder berishes e Lei.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje