Lulzim Basha, në fushatë me këmbën e gabuar

9 Mars 2021, 10:44Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha e humbi edhe njëherë mundësinë për ta shfrytëzuar ditën e dorëzimit të listave të deputetëve si një atu të fushatës së tij. Në vend që të demostronte besim dhe siguri, ai adaptoi një sjellje prej fajtori duke iu shmangur ballafaqimit me kamerat dhe publikun.

Ndryshe nga çdo ditë e zakonshme, ai nuk komunikoi me mediat, nuk dha asnjë shpjegim për zgjedhjet që bëri, madje i la të gjithë interesuarit në ankth. Ndërkohë që qoftë Monika Kryemadhi, qoftë Edi Rama, i mbrojtën personalisht vendimet që kishin marrë dhe e prezantuan po vetë ekipin që do të hidhnin në betejë, Basha e bëri këtë përmes lajmeve të pakonfirmuara që ridhnin aty këtu.

Atij i mungoi guximi për të marrë vëmendje në një ditë kur ajo ishte maksimale. Ai u dominua nga pasiguria se mos ndonjë i pakënaqur shkonte e dergjej në shtratin e armikut, para orës 12 të natës, më shumë sesa nga detyrimi për transparencë dhe llogaridhënie.

Vendimi për ti çuar listat në skadim të afatit, njësoj si PS-ja, ishte i turpshëm. Mos shpjegimi se përse ishin përjashtuar disa figura të njohura qe burracak. Mungesa e arsyetimit se përse disa të djegur nga komisioni Ruli u ricikluan, hodhi hije dyshimi mbi krejt procesin.

I gjithë ky prezantim katastrofal në formë, tregon më qartë se çdo gjë thelbin e një fushate, që as nuk çudit me risi, as nuk inspiron me moral dhe as nuk ngre frymë për përmbysje të pashmangshshme.

Ai nuk është asgjë më shumë sesa epilogu i një katër vjeçari opozitarizmi kaotik, ku radikalizmi shpesh është ndërthurur me zbythjen dhe ku beteja kundër korrupsionit, herë pas here, është tradhëtuar nga flirtimi me oligarkët.

Tani e vetmja shpresë e çdo opozitari është që këto zgjedhje të shndërrohen në një referendum kundër regjimit kleptokratik të Ramës, kundër dhunimit sistematik dhe grabitjes spektakolare që na ka bërë ai, gjë që do ta bënte irelevant faktin se kush i gjendet përballë.

Ndërsa sa për opozitën zyrtare, pa vetëbesim dhe inspirim, mbetet vetëm një ogur: së paku në ato lista që dorzoi fshehtas, të ketë renditur njerëz të aftë për të mbrojtur votën nga makineria e stërmadhe manipulative që ka filluar punë.

12 komente në “Lulzim Basha, në fushatë me këmbën e gabuar”

  1. Presheva says:

    Ske pse e fut partinë Socialiste apo Edi Ramën në gjirizin analitikë tëndin, ti bashkë me shqupin dhe gjekmarkëmalokun do shkoni për lesh në 25 prillë.
    Edi Rama ka dhën prova me bollëk se është i duhuri për ktë dekadë.

    1. As militant dhe sherbysit e saja nuk dine Qfare te thone tani says:

      Ha ? as militant dhe sherbysit e Sali Berishes Lulzim Bashes dhe ilir Metes Kan ngelur pa fjale dhe nuk dine Qfare te thone pase 8 viteve ne opozite Sali dhe Basha na kane sjedhur Fatmi Mediu Vangjel Dulen Shpetim Idrizin Flamur Noka Nard Noka me shkone na kishte marre Madhi Jane fshehur te gjith si lepuj ne vendet e sigurta te listes se Kan frige te dalin e te votohen hajde opozite hajde

  2. Likja says:

    Kot s’te beri deputet.

  3. qytetar says:

    …o zot !!!!
    pse na e prishni diten me kete —shit in rain !!!!!!!!!!!!!

  4. Ujku Plak says:

    E mor bq Bushati, e dini shume mire qe Ripjellja do ju a shtrije Kabullin se jeni Opozita me vk qe ka patur Shqiperia ndonje here, per te justifikuar Humbjen e keni gjetur Arsyen, Manipulim thua ti, Mona, Likja, Lyli etj.

  5. Lumi says:

    P cke me Ramen o nipi i Hysni Kapos? Sa kontradiktor je o dite zi. Ne njeren ane thua se Basha me banden e tij jan te neveritshem, hajdut, vrases, dhunues, dembel, etj., dhe ne krahun tjeter thua se populli duhet ti votoj keta primitiv (te cilin ti dhe Like baxhella e quani referendum). Po ik ore legen burre se e late shqiperine pa opozite me idjotsite tuja.

  6. ana says:

    O Bushat je shkerdhate, nuk te beson njeri as ne fshat!

  7. Tr says:

    NATA ESHTE E SHPEJTANIT EDHE LULZIMJA SI DJALL QE ESHTE, PRITI TE VIJ NATA DHE FSHEHURAZI HIKU SI SHEJTAN.
    CFARE PRISNI MORE AMAN NGA ATO .

  8. elb says:

    O Bushato ke filluar te permiresosh e moderrnizosh fjalorin.Me sa duket ke kopjuar teta Grida Dumen.Aferim bre djalke i plakur para kohe nga hallet e politikes

  9. Lyl "perendimori "i Rusise dhe i UDB-se says:

    Se kush eshte Basha kjo duket nga CV-ja e tij publike dhe me mire akoma e ka treguar me mesazhin qe i dergoi sot ish kreu i grupseksionit te PS-se Devoll.Lexojeni dhe nxirrni konkluzione.Dhe ky mesazh nuk i dergohet Bashovicit nga ish komuniste,por nga antikomuniste deri ne kocke!

  10. festimi says:

    Jepini sa me shume hapsira nipit te Hysni Kapos te ligjeroje per demokracine per zgjedhjet e lira..te vleresoj kandidatet si gjyshi i tij Husni kur perzgjidhte kuadrot.pra experience familjareKapo -Bushati

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Mjekrrosh, kthe nja 2 dopjo tani te kthjellohesh.. Harrove cfare thoje 3 vite te shkuara.. Cdo sygjerim qe i bere kesaj opozite, ne te se me se e ke cuar pa e ditur se nje turi derri jeni..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje