60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!

8 Mars 2021, 10:26Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Nuk kam ndërmend që nëpërmjet këtyre 60 punëve që kam rreshtuar më poshtë, t’i jap kryeministrit Edi Rama më shumë merita seç i takojnë. Ai është vetëkritik dhe si i tillë mëse një herë ka shfaqur pakënaqësi për shumë sektorë që kanë problematika.

Ama, teksa shoh e dëgjoj çdo ditë Partinë Demokratike dhe kryetarin Lulzim Basha që përpiqen të thonë se “përgjatë 8 viteve të fundit nuk është bërë asgjë ndaj Rama nuk e meriton një mandat të tretë”, e ndjej si detyrë qytetare që t’i kujtoj atij se jo vetëm që janë bërë shumë gjëra që përpara vitit 2013 as që mund të imagjinoheshin, por tashmë ato janë kthyer në diçka kaq normale saqë të krijojnë idenë se kanë ekzistuar edhe në të kaluarën.

Në fakt, Rama ka sjellë një model qeverisës që, me të mirat e të këqijat e tij, do të jetë busulla referuese për shumë qeveri pasuese. Natyrisht, këtu kam parasysh qeveri vizionare, e jo dallkaukësh e gjumashësh.

Pa u zgjatur në hyrje, sepse edhe pikat e mëposhtme janë goxha shumë, dua të theksoj se këto janë një pjesë thelbësore e shumë punëve e nismave që janë kryer këto 8 vite. Ka shumë të tjera që nuk po i përmend, midis të cilave spikat projekti madhor i korridorit rrugor blu Adriatiko- Jonian nga Murriqani në Fier.

Gjithsesi, edhe këto që po rendis mjaftojnë për të krijuar një ide të qartë që ajo çfarë artikulon opozita për “zero punë” është, në rastin më të mirë, zili për të mos pranuar realitetin dhe për të mos dëshpëruar elektoratin e saj. Nuk duhet harruar fakti domethënës se dy vitet e fundit të qeverisjes, të cilat duhet të ishin kulmi i arritjeve, i mori angazhimi madhor njerëzor dhe financiar për pasojat e tërmetit dhe atyre të pandemisë.

1.      Nisja e aksionit për të luftuar punën në të zezë, duke futur në skemën e sigurimeve shoqërore mijëra të pasiguruar. Kjo kategori do t’ia ndjejë efektin ditën kur të mbushë moshën për pension.

2.      Zgjidhja e problematikës së pronësisë së kompanisë “CEZ Shpërndarje”, pasojat e së cilës do të ishin katastrofike për sistemin energjitik dhe atë financiar shqiptar. Në këtë kontekst, e nxorri sektorin energjitik nga gjendja e kolapsit financiar duke i dhënë mundësinë OSHEE të kryejë investime kolosale në linja të reja shpërndarje 20Kv. Po ashtu, u zhbllokua edhe linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, një projekt i bllokuar nga qeveria “Berisha”.

3.      Futi në popull  mentalitetin që energjia është mall që duhen paguar, përndryshe, nëse e vjedh futesh në burg dhe nëse nuk e paguan rri në errësirë.

4.      Heqja e mentalitetit që shteti ka frikë të hyjë në “republikën” e Lazaratit. Në 8 vite qeverisje vetëm 1 vit (2016) i doli situata nga kontrolli, pjesa tjetër është histori suksesi në luftën kundër kanabisit. Në kuadrin e sigurisë publike, përgjysmoi statistikat e vrasjeve vjetore.

5.      Nisi procesin e urbanizimit të qyteteve dhe zonave bregdetare, duke krijuar një plan kombëtar investimesh nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për t’i kthyer këto qytete në atraksione turistike. Nga veriu në jug janë me qindra shembuj pozitivë të cilët u kanë dhënë këtyre qyteteve një pamje bresëlënëse, çka ka sjellë jo vetëm shtimin e turistëve vendas e të huaj, por edhe rritjen e vlerës së pronës.

6.      Nxiti investimet në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare në qytete historike si Gjirokastra e Berati, duke i restauruar ato në mënyrë kapilare përfshi këtu edhe Pazarin e Vjetër të Korçës, qendrën historike të Vlorës, etj. Gjithashtu ndërhyri në disa kala si ajo e Krujës, Tepelenës, etj. Po ashtu u ndërhy në shumë fshatra në kuadër të programit kombëtar “100 fshatrat”, siç ishin ndërhyrjet transformuese në Dhërmi, Vuno, Nivicë e dhjetëra të tjerë.

7.      Futi tek sipërmarrësit vendas dëshirën për të investuar në bujtina dhe agroturizëm, terma këto të panjohur deri në vitin 2013. Ky sektor mori një hov cilësor dhe, po të mos kishte hyrë në mes pandemia, sot do flisnim me numra dyshifrorë përsa i përket milionit të turistëve.

8.      Rriti ndjeshëm eksportin në prodhimet bujqësore dhe ato të akuakulturës. Gjithashtu u financuan shumë vepra ujitëse dhe kulluese të tokave bujqësore. U nxit hapja e qendrave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore si dhe u mundësua nafta pa taksa për peshkimin dhe bujqësinë. Me grante qeveritare dhe ato nga BE, financoi mijërave fermerë, blegtorë, e shumë kultura të tjera, nëpërmjet skemave mbështetëse të AZHBR-së.

9.      Digjitalizoi nëpërmjet platformës qeveritare “e-Albania” shumicën dërrmuese të shërbimeve qeveritare, duke i kursyer shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve, kohë dhe lekë për marrë dokumentet që u nevojiten. Nxiti krijimin e qendrave digjitale të teknologjisë së lartë për fëmijë e të rinj sipas modelit “Tumo”, tek Piramida.

10.  Ndaloi ndërtimet kaotike dhe pa leje ndërtimi, të cilat jo vetëm sillnin rrezikshmëri nga tërmetet, por njëkohësisht prishnin edhe harmoninë urbane.

11.  I dha sportit tri stadiume moderne (Elbasan, Shkodër, Tiranë), ndërkohë që në vitin 2014 Shqipëria rrezikonte t’i luante ndeshjet jashtë vendit. Po ashtu edhe një qendër të re sportive të lojërave me dorë në Tiranë.

12.  Nxiti ndërtimin e një aeroporti në Kukës, ka në proces ndërtimi atë në Vlorës dhe në horizont është edhe ai i Sarandës. Negocioi me sukses uljen e çmimeve tek aeroporti i Rinasit.

13.  Pas dy dekadave shterpësi, e bëri sërish Shqipërinë me flotë ajrore, me emër dhe flamur shqiptar, “AIR Albania”.

14.  Po bën më të mirën e mundshme për të përballuar pasojat e pandemisë, duke lobuar personalisht për të siguruar vaksinat më cilësore, për të cilat është në luftë tregtare një botë e tërë.

15.  Bëri reformën administrativo- territoriale me 61 bashki, duke “fshirë” 308 komuna parazitare, shumica dërrmuese e të cilave nuk siguronin të ardhura as për rrogat e personelit, e jo më të investonin në infrastrukturë.

16.  Po kryen investimin më të madh në ujësjellësit e bashkive, program që ka 2 vjet që po e bën pa shumë zhurmë mediatike.

17.  U dha zgjidhje problematikave që trashëgoi nga Berisha në infrastrukturë si ajo e rrugës Tiranë- Elbasan dhe bypass-it të Fierit, si përsa i përket kontraktorëve të falimentuar, ashtu edhe projekteve pa cilësi. Përfundoi të plotë “Rrugën e Kombit” me të gjithë veprat e artit të munguara. Përmbylli të gjithë rrugët e lëna pa financim nga qeveria paraardhëse.

18.  Nxiti rivënien në punë të industrisë së rëndë minerare dhe përpunuese të saj.

19.  Po ndërton nga fillimi rrugën e Arbrit, atë të Lumit të Vlorës si dhe bypass-in e Vlorës.

20.  Bëri projektin për të çarë tejetej me tunel Karaburunin, nga Dukati në Palasë, të cilin do ta financojë me paratë e buxhetit të shtetit.

21.  Po i jep zgjidhje përfundimtare trafikut tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë me një nënkalim gjigant, si dhe është në proces zbatimi, e deri diku në përfundim, ¾ e Unazës së Madhe të Tiranës.

22.  Do ndërtojë me financime arabe dy porte te reja mallrash në Durrës dhe Vlorë si dhe do kthejë në porte turistike jahtesh dy ekzistueset e këtyre qyteteve, ku ai i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe.

23.  Investoi fuqishëm në shëndetësi duke ngritur nga themelet spitale ku spikat spitali i ri 6 katësh i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe po aty, Pediatria e re, dhe dhjetëra të tjerë në qarqet kryesore. Po kështu janë ngritur nga e para ose rikonstruktuar qindra qendra shëndetësore me ambiente dhe aparatura moderne si kurrë më parë, në kuadër të planit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

24.  Ofroi shërbim universal falas për kontroll shëndetësor për shumicën e popullatës si dhe hoqi shumë tarifa pagesash nëpër poliklinika dhe spitale. Këtu duhet bërë dallimi midis ryshfetin që pacienti i jep mjekut, me tarifën zero që merr shteti për shërbimin e ofruar.

25.  Ngriti Shërbimin e Urgjencës Kombëtare, një njësi që nuk njihej si terminologji në Shqipëri. Kjo njësi elitare sot është e aftë të të thotë se cili person ka telefonuar, datën dhe orën, çfarë sëmundje ka pasur dhe çfarë trajtimi mori. E paimagjinueshme kjo përpara 8 viteve kur ky shërbim ofrohej i veçuar për çdo qytet dhe vetëm me një telefon fiks që nuk e ngrinte kush, me regjistra në letër e me autoambulanca që në fakt ishin thjesht furgona rifuxho.

26.  Futi shërbimin e urgjencës 24 orësh në sistem spitalor, ndërkohë që dikur, në qeverisjen e doktor Berishës, ishte e pamundur që një pacient të operohej pasdite, ose fundjavave e festave zyrtare.

27.  Ndërtoi në QSUT një qendër moderne të magazinimit të barnave duke digjitalizuar edhe procesin e regjistrimit të tyre.

28.  Hapi pas shumë vitesh ndërprerje, specializimet në sektorin shëndetësor si dhe ofroi bonus përmbi pagën bazë për të gjithë ata mjekë specialistë që punonin larg vendbanimit të tyre.

29.  Arriti të mbajë angazhimin e vitit 2017 për të ndërtuar një spital të ekselencës në Fier, i cili do të jetë pararendësi i reformës madhore për autonomi menaxhimi në spitalet publike ku mjeku të mos paguhet më me rrogë fikse, por në bazë të ngarkesës në punë.

30.  U mundësua vendosja falas e lenteve të syrit (kataraktit), duke i kursyer çdo pacienti së paku 700 dollarë.

31.  Çdo bebe që vjen në jetë iu ofrua një bonus me tri nivele, 40, 80 dhe 120 mijë lekë. Gjithashtu leja e lindjes për t’u kujdesur për fëmijën iu njoh edhe prindit mashkull.

32.  Ndërtoi nga themelet dhjetëra shkolla me arkitekturë moderne dhe të pa hasur kurrë më parë në shkollat publike shqiptare. I pajisi ato me laboratorë kimie, fizike e informatike, si dhe me palestra sportive, të cilat kishin dalë të tepërta në kohën e Berishës.

33.  Futi konceptin e rekrutimit në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor nëpërmjet renditjes në portalet “Mësues/ Mjek/ Infermierë/ për Shqipërinë”, duke zhdukur në maksimum futjen e elementëve nga listat e partisë.

34.  Hoqi nga sistemi arsimor qindra tekste alternative parazitare duke futur si lëndë në arsimin parauniversitar tekste nga universitetet më të mira të botës (Oxford, Cambridge dhe Pirson).

35.  U dha mundësinë maturantëve që, më të mirët në renditjen e rezultateve mësimore, të zgjedhin të parët degën studimore universitare që dëshirojnë.

36.  Mbylli “universitetet” fantazma që prodhonin studentë me diploma pa vlerë për tregun e punës ose që ishin diplomuar pa shkelur kurrë në tokën shqiptare siç ishte rasti i djalit të politikanit italian, Umberto Bossi dhe po përpiqet të sjellë në Tiranë një filial autonom të Universitetit Teknologjik të Stambollit, një nga më cilësorët në botë.

37.  Mbylli kazinotë e lojërat e fatit ku linin rrogën mijëra shqiptarë si dhe lloto-t sportive poshtë çdo pallati që ishin bërë burim rekrutimi në rrugën e bixhozit për çdo adoleshent.

38.  Solli dinjitet në politikën e jashtme duke mos pasur asnjë ndjenjë inferioriteti përballë homologëve të huaj.

39.  Lidhi si kurrë më parë marrëdhënie konfidencialiteti me shumë liderë të botës, gjë që i dha Shqipërisë tjetër dimension në arenën ndërkombëtare.

40.  Për herë të parë Shqipëria drejtoi me dinjitet në kushte pandemie, një prej organizatave më të mëdha e më rëndësishme ndërkombëtare (OSBE) dhe është duke lobuar fort për një ulëse si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

41.  Promovoi në detyra të larta shtetërore (ministra e zëvendësministra) shqiptarë të Kosovës, por edhe kritizerë mediatik të tij, në rangje zëvendësministrash.

42.  Stabilizoi financat e shtetit ndonëse në kushte pandemie dhe të pasojave nga tërmeti, gjë që u reflektua rregullisht në raportet e institucioneve ndërkombëtare të vlerësimit (S&P) apo kur doli në tregjet e Eurobondit. Në kontrast të fortë me qeverinë “Berisha” e cila në fund të mandatit të saj, u detyrua që për mungesë fondesh për pagat e administratës dhe financime të tjera, të shesë hidrocentralet fitimprurëse Bistrica 1&2 në Sarandë, Ulzë e Shkopet në Mat, si dhe godinën e hotel Dajtit.

43.  Hoqi tatim fitimin për biznesin e vogël më xhiro deri 140 mijë dollarë dhe e la pa TVSH atë me xhiro deri 100 mijë dollarë.

44.  Nisi procedurën dhe e finalizoi me sukses procesin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Rinas- Durrës. Ka vizionin për ta lidhur hekurudhën shqiptare me Maqedoninë e Veriut dhe Selanikun si dhe të rehabilitojë lidhjen me Malin e Zi.

45.  Ndonëse ishte për 4 muaj rresht i rrethuar tek dera e kryeministrisë nga bombat molotov të opozitës, nuk shtiu pushkë ndaj popullit opozitar, ndonëse paraardhësi i vetë të vriste po ta qëlloje me gurë mermerin e kryeministrisë.

46.  Në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore u sulmua në Shkodër me molotov nga njerëz të drejtuar nga kryebashkiakja e qytetit, por nuk e shkarkoi atë nga detyra, ndonëse ajo ka 2 vjet që ka uzurpuar detyrën. Ndërkohë që për analogji, në vitin 2012 Berisha nuk njihte si kryetar të qarkut Fier përfaqësuesin socialist të zgjedhur me votë dhe të certifikuar nga gjykata, duke krijuar në atë kohë situata artificiale provokimi politik.

47.  Për çdo 3 të ftuar në debatet televizive të mbrëmjes, 2 janë përfaqësues ose mbështetës të opozitës. Nuk ekzistonte ky raport përpara vitit 2013, gjë që është tregues i lirisë së medias. Në këtë fushë, pati vendosmërinë për të detyruar pronarët e mediave të kalonin  nga sistemi analog i transmetimit televiziv, në ata digjital, duke u ofruar shqiptarëve rritjen e numrit të stacioneve televizive dhe cilësi figure. Po në këtë kuadër, dolën rishtas në transmetim televizione që financohen prej kundërshtarëve të tij më të mëdhenj.

48.  Me një shumicë kushtetuese në Kuvend mund të bënte çdo lloj ligji që i vinte për mbarë, por deri në sekondën e fundit negocioi me opozitën e rrugës dhe e futi indirekt në sistem, pa i pasur asaj asnjë borxh. Ndërmori një reformë zgjedhore ku harmonizoi interesat e opozitës brenda e jashtë parlamentare dhe, sigurisht, interesat e partisë që drejton e cila përfaqëson nga zgjedhjet e shkuara 48 për qind të elektoratit shqiptar.

49.   I ofroi liderit të opozitës, si asnjë kryeministër tjetër këto 30 vjet, mundësinë e takimit me çdo personalitet të huaj që vizitoi Shqipërinë. Kësisoj, zëri i opozitës u transmetua drejtpërdrejt tek çdo qeveritar i huaj. Edhe në Kuvend i dha me ligj hapësirë të barabartë për të folur po aq sa lideri i shumicës.

50.  Nuk e përfoli kurrë kundër opozitën dhe liderin e saj në takimet me të huajt, brenda apo jashtë Shqipërisë, ndonëse kishte 1001 arsye ta bënte këtë, sidomos kur opozita ndërmerrte akte ekstreme vandalizmi.

51.  Vizitoi personalisht çdo pëllëmbë të Shqipërisë, si asnjë kryeministër tjetër, duke parë me sy e dëgjuar me veshë çdo problematikë, aty të terren. Pra, i iku burokratit të zyrës që krijon një mit të kryeministrit si një udhëheqës që takohet vetëm në ceremoni zyrtare.

52.  Firmosi marrëveshje me qeverinë amerikane për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në kaskadën e Drinit, i cili do të rregullojë përfundimisht të gjithë problematikën që sjellin reshjet e dendura të shiut në zonën e Shkodrës dhe Lezhës. Gjithashtu, siguroi një investim gjigant francez për parkun më të madh të energjisë diellore në rajon, me një kosto çmimi shumë të favorshëm.

53.  Avancoi me vendosmëri procesin e legalizimeve, kompensimit të ish të përndjekurve politikë, si dhe reformën e tokës për ish-pronarët. 

54.  Ngriti një sërë muzesh që tregojnë krimet e komunizmit siç janë: “Bunk’Art1” e “Bunk’Art 2” si dhe Muzeu i Gjetheve. Po në këtë fushë, shpëtoi mijëra negativë filmi të fototekës “Marubi”, duke i krijuar kushte bashkëkohore muzeale në një godinë dinjitoze në Shkodër. Po ashtu, nxorri në dritë mijëra ikona dhe vepra artistike me karakter fetar, të cilat u ekspozuan në një godinë të re në Korçë. Në këtë qytet rijetëzoi nga degradimi Muzeun e Arsimit.

55.  Krijoi një institucion të munguar për dy dekada, i cili informon çdo të interesuar mbi personat që i kanë spiunuar ata apo familjarët e tyre gjatë kohës së komunizmit. Po aty certifikohet çdo i individ që kërkon të vërtetojë që ka qenë ose jo bashkëpunëtor i organeve të sigurimit.

56.  Priti me ceremoni shtetërore eshtrat e Mit’hat Frashërit, një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të regjimit komunist si dhe rehabilitoi shtëpinë e At Gjergj Fishtës, dy akte që qeveria “antikomuniste” e Berishës nuk guxoi t’i ndërmerrte.

57.  Zhduku vatra të rrezikshme ndotje siç ishin fushat e tmerrshme të mbetjeve në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës, duke ofruar përpunim sipas metodave më të avancuara botërore të trajimit të mbetjeve urbane për të katër këto qarqe.

58.  Përballoi me kompetencë dhe ndjenjë njerëzore tërmetin shkatërrimtar të vitit 2019, duke strehuar fillimisht brenda 48 orësh mijëra të pastrehë nëpër hotele luksoze, u paguan sot e kësaj dite bonus qiraje atyre, si dhe po u jep falas shtëpi me çelësa në dorë, si askund tjetër në botë e cila operon me kredi të buta.

59.  Siguroi për pasojat e tërmetit grante dhe kredi që në raport me raste të ngjashme nëpër botë, konsiderohet si një histori suksesi për Shqipërinë.

60.  Ndërmori inisiativën qysh në programin e vitit 2013 për të bërë kryereformën e të gjitha reformave, atë në drejtësi, sektor të cilën e kishte kapur prej gryke politika dhe një korporatë gjykatësish dhe prokurorësh të korruptuar dhe e realizoi atë qysh në mandatin e parë, duke ngritur institucionin e vetting-ut që kontrollon pasurinë, profesionalizmin dhe integritetin e pjesëtarëve të drejtësisë, i cili largoi nga ky sistem shumë prej atyre që konsideroheshin të paprekshëm. Në mandatin e dytë u ngritën institucionet e reja të reformës dhe në mandatin e tretë merr trajtën e plotë kjo reformë edhe me nisjen nga puna të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim kam këtë thirrje për Lulzim Bashën! Bëj sa të duash kritika kundër Edi Ramës, nxirr në pah çdo lloj problematike, premto çdolloj marrëzie të pamundur për t’u realizuar, ama, dreqi e mori, hiqe atë shprehjen bajate të një gjumashi për “zero punë” nga Rama. Këto punë e shumë të tjera në proces, mos i ngatërro me shkollat që “ndërtove” ti si kryebashkiak i Tiranës.

Kompleksi i inferioritetit nuk duhet ta bëjë një kandidat për kryeministër as cinik e as nihilist. Dyshoj se ka aq vullnet sa të dalë përtej shkollës politike të Berishës, ndaj sërish do të mbetet një humbës i merituar.

35 komente në “60 punët e Edi Ramës, që Lulzim Basha nuk do t’i shohë!”

  1. REALIST says:

    REAL
    KA edhe plot te tjera qe duhen nete dimri te tregohen po cfare dote tregoje nga pervoja etij Lulushi i gjumit dhe i b/lepirjes
    BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOO PER SHKRIMIN

    1. nacionalisti says:

      sorry realist, por sa per informacion te fundit.
      E ka permendur artikullshkruesi rritjen e eksporteve ne bujqesi, dhe po ju informoj
      Rritja e eksporteve ne bujqesi per periudhen janar 2020 me janar 2021 (pra thjesht muaji janar) eshte 106 perqind
      Shifra qe Sala i rrute trapin, megjithese ishte “ekonomia e dyte” pas Gjermanise ?
      Rames hallall ia bofte zoti qe po zhvillon bujqesine, rritje me here te eksporteve nga 2013 deri tani

  2. Kte lulin sikur e ka qit nga hundet Birisha says:

    Ky Berishha shum e ka pas dash Kosoven. Edhe depot e armve ne jug, i hapi thote Qe tua dergonte armet kosovareve. E then ndryshe ky nxites i urrejtjes donte qe jugu ti binte veriut. Po ne t’vertet armet ia dergoi me firmen Shqiponja te Tritan preshit, serbve gjat embargos.

  3. cfar duhet me jetu mo ?
    apo me ja mor ne goje Te Gjatin ne kohe Pandemie
    nuk lejohet sexi gojore sepse mundet me trasmetue bakterie
    kur dihet qe Goja e pederit oshte e qelbun prej bakterieve te rrezikshme .

    1. Andy_pppp says:

      Te qifsha gruan e ca tte mban dera ty o kurv gazetar…me.keto qe ke shkruar i bie te vijne amerikanet te kerkojne shtwtesi..me pyet dhe mua ca me ka heq lekura nga kjo qeveri.. mua dhe 95 % te shqipetareve..e ka cu borxhin 92% ..o te qifsha gruan..jane bere miliardier me buxhetin duke e vjedh..spirdhopali nje jevge e pashkolluar .. vjedhje galopante e vesh tanga ari qe i nderon cdo dite..te qifsha gruan o gazwtar..ministrja balluku nje baxhelle e klubeve greke ben riparime te shteejta lekure per tu ngja e re..me parat e gruas tende i ben keto..!!! Kshu o te qifsja te vdekurit..nje vend pune mesues 5000 euro.. te qifsha pordhalin..te qifsha moteen e gruan dhe ty

      1. Andy_pipidhi deshperuar ,
        edhe per ty kena me gjen nji hu si aiu I Gjati ,
        ose nqs duro dot ,prit radhen ,
        sa te ngopez bash prostituta fillo ti si prostituta e radhes e boredellos Pd
        Ju duheni lidh kom e dur dhe hudh ne dete ,kafshet e shpellave Pederiste
        idiot , se mos pritet tjeter nga ju kafshe ,vec pellitjes !

      2. Roberto says:

        O Andy pse irritohesh?? Mbaje vehten djale se keto jane te verteta te hidhura per ata qe kane ligesine ne shpirt. I lumte gazetarit se nuk dija ke te lexoja me pare pasi 60 pune te mira per Shqiperine dhe shqiptaret qe ishin mesuar parazit,duke vjedhur energjine elektrike apo c’do gje qe ju dilte perpara dhe qe ishte mesuar te jetonte me firmat piramidale. Njerez si ty duan anarshi,amulli,rremuja,djegje,plackitje sepse juve ja u la Saliu me qellim “fushe me lule” prandaj ti flet keshtu dhe syte e mendjej te jane errur prandaj nuk shikon asgje sepse ta kane mpire trurin keq. Meshire per njerez si ty.

    2. qeflliu says:

      Nuk ka problem se nuk lejohet me ja marr ne goje te gjatit. Per ty do bejme perjashtim, keshtuqe po e pate aq per zemer, mud ta heqesh edhe kete hall.

  4. mik says:

    Pa dasht me dale kundershtar per gjithçka te Edi Rames, por me habit fakti : Si mund te qendrojne keto 60 pune te Edi Rames, kur gjate mandatit te tij emigrojne 300.000 shqiptare jashte vendit, per arsye pune dhe sigurije ?!!

    1. ice says:

      Zoteri emigrojne se ky vend nuk u be per 30 vjet, nuk ka si te behet per 8 vjet. Patjeter secili kerkon me te miren per veten e vet. Nese do kish nis me keto hapa qe ne 1990 per ate qe deshiruam te tere gjerat vertet do ishin ndryshe.

    2. mik mashtruesi ,
      propaganduesi se keqes ,
      per cfar 300.000 pordhesh flet .
      ata qe iken ishin shkerdhatat e pd-se qe nuk kishin mo mundesi me vjedh Arken e Shtetit Shqiptare
      dhe arsyeja ishte se Bnada e Pd-se i mashtroje Militantet e vet dhe i la rrugeve ,
      tuj ndertu per vedi Vilat neper Shqipni ,
      – –
      dheeee
      mbasi shpertheu ne Molotove e Protesta te sajuara e ajenge me Cadra ciganesh mes Tirones ,
      duke ja ber jeten te pajetushme ne Shqiperi atyre qe iken .
      Thuj Fati i mir i shqiptareve dhe vendit qe erdhi Rama ne Pushtet ne momentit e duhur ,
      se me pas qen Banda e Lalzit ne pushtet ,me termetin dhe Pandemine
      Shqiperia ishte boshatis e tere dhe sot kishe Flamurin e Grekut ne Tirone nga Putanat PD-Lsi
      o na rruac mik- Serbie !

    3. tironsi says:

      Clidhje ka O Mik, Emigrimi eshte nej proces i pashmangshem per shkak te nivelit me te uletr ekonomik qe ka trashiguar shqiperia qe nga krijimi si shtet, a ke menduar ndonjehere se liberalizimi i vizave e pershpetoje kete ikje se, mendja e shqiptare aty ka qene,por mundesia e liberalizimit rriti intesitetin e levizjes dhe po mos kish qene Rama dhe te isht Berisha ne pushtet shqiperia do ishte katastrofe sdo kish ngelur njeri , se pervec ekonomise , parejtesia , dhuna do ja kishin nxire jeten shqiptareve. Prandaj eshte fat qe Edi eshte akoma ne pushtet

      1. mik says:

        tironsi – Kush do qe ben analize per diçka, i sheh gjerat nga kandveshtrimi i tij, por fakti nuk ndjen nevojen per analize, sepse eshte fakt. Faktit mund ti bahet analize kur kerkon me e zbut apo me e justifiku.
        PS : Jo per pergjigje, por kot po e them edhe kete : 8 vjet ne pushtet ! Ku eshte drejtesia e 21 janarit ?!!

  5. Mandi says:

    Eshte e vertete se Jane ber disa Pune te mire ose me sakte Jane fillue se pse keto gjera duhet te ishin filluare qe ne 90… Por ama problem numer 1 mbetet korrupsjoni dhe emrin i drejtorve dhe Ministrave te korruptume ne detyra dhe pastaj keta hajduta rrepin popullin dhe te sorodhasin per nje leter 1 jave…Dhe problemi tjeter i Rames tani eshte lidhja e ti me Diktatore si Erdogani dhe vend Qe sjave kemi.pare hajrin kurre .. Vendet si Turqija a po vendet e lindjes. nuk kerkone demokraci a po liri … Turqija dhe Erdogani kerkone rridikalizm te besimtarve myslimane Shqiptare dhe Pas keta te fundi ta Quane veten Turqe dhe te mohone kombin shqiptare dhe ate Evropjane ky eshte nje rrezik i vertete dhe I madhe per kombin tone…

  6. ice says:

    Perfekt artikulli. Le ti bente PD kur ishte ne qeveri dhe pastaj le te kerkonte rotacionin. Edi Rama eshte vizionar dhe ky vend ka nevoje per te tille. Fitore ne 25 prill.

  7. Doni me per Belul Ramen? says:

    Punet e verteta te Rames qe duhet ti shohe Altin Ketri –
    Ne POLITIKE
    Solli per here te pare fenonenin e Deputeteve me precedent penal!
    (Sa u detyru qe te pranoje…Ligj per Dekriminalizim te Parlamentit !)
    Ne EKONOMI
    Solli Borxhin Publik REKORD te 30 viteve!
    Ne SHENDETESI
    Solli rastet unikale ne glob te semureve me Covid Qqe zgjidhnin vetvrasjen nga dritaret e spitalit para “Shendetesise falas” (5 vete)
    Ne ARSIM
    Solli nje ministre me diplome Cristali me mesatare 5.5 (te atyre universiteteve qe mbylli)
    RINISE
    I solli ne Diten e Rinise me 8 Dhjetor vrasjen pas shpine te Klodian Rashes 25-vjecar (qe i vune dhe arme aty afer)
    PENSIONISTEVE
    I ka sjelle ne 8 vite nje rritje pensioni sa nje pakete cigaresh!
    BUXHETOREVE
    U ka sjelle ne 8 vite qeverisje ZERO rritje pagash dhe kurre asnje shperblim per fund-vit (sic kane marre nga gjithe qeverite)
    …dhe natyrisht U solli shume begati atyre qe u dha tendera e koncesione si p.sh. ai i Unazes Re 40 Milion Euro nipces 25-vjecar te Bac Ulajt me dokumente firme te fallsifikuara!
    U solli mbare shqiptareve me qeverisjen e tij bloze, mundesine te jene te dytet pas Sirianeve ne lufte, per kerkesat per azil ne vendet e BE!

    1. tironsi says:

      O belul qe Berisha ju ka mpire trurin,ato qe thua jane manipulime te nje mendje te semure,lexoje shkrimin se aty jane te vertetat :
      – Ne arsim beri revolucion,zhduku universitet piraminda dhe grabitese te shqiptareve
      – ne shendetesi revolucion,se Berisha i la si banjo publike spitalet dhe vende ku haheshin qofte
      – ne turizem,rilindi te gjitha qendrat e banuara i bere te banushme
      – ne energjitike,nderpreu vjedhjet e sojit tuaj,ndertoje infrastrukturen
      – ne Rruge ( mbylli te ghjitha rruget qe la rrugeve Berisha), rruga Arbrit, lumi i Vlores etj
      – reforme teritoriale e pa pare
      – digjitalizim i sherbimeve,nivel europian etj
      – kaq,se pertoj te shkruaj se duhen dite te tera.

      1. Doni me per Belul Ramen? says:

        tironsi ne tentative, kapi keto ketu poshte e veri veth ne vesh mos te humbin –
        Borxhi Publik i 8 viteve qeveri Rama me i larti i 30 viteve sa ka alarmu BB e FMN
        (KETE MINARE NUK KA ASNJE THES MEDIATIK I QEVERISE TA FSHEHE)
        Ne Arsim zhduku universitetet piramida dhe Lindita Nikollen e diplomu te ato e beri…MINISTRE
        Ne Shendetesi – 5 te semure vetvriten nga dritaret e spitalit per ti shpetuar “Shendetesise falas” te gallofit Surrelit
        (KETE NUK E KA PARE BOTA NE ASNJE SPITAL COVIDI)
        Borxhi i Jashtem per vitin 2020 u rrit me 1 Miliard EURO !!
        Sot konsumatori familjar paguan per energjine elektrike me shume se 8 vjet me pare!
        Asnje rritje page per Buxhetoret ne 8 vjet.
        (SHKO PYET TE PARIN PUNONJES BUXHETOR SE TA RREFEN)
        Rritje pensionesh 1 here ne 8 vite me nga 2-3 mije leke te vjetra
        (PENSIONISTET NUK GENJEJNE DOT)
        Ato perrallat me reforma teritoriale e me dixhitale nuk ushqejne dot familjet e varferuara kafsherisht ne keto 8 vite qeveri Rama!
        Mbaji shenim keto, qe mos shkruash dite te tera tjera budallalleqe.

        1. per belulin says:

          Me ate qe la Sal hajduti dhe vitet e para e uli borxhin on Belul. Pandemia i ndryshoi punet dhe kete problem e ka cdo shtet europian lere me Shqiperia.
          Per arsimin futja kot se s’ke asnje argumet. Vetem heqja e kioskave qe jepnin dimploma si simite eshte ne vetvete nje arritje e madhe
          Sot konsumatori familjar paguan pak a shume te njejten gje (rritje ka ne te gjithe boten) ama sistemi nuk eshte me kolaps si ishte ne kohen e SB
          Sa per rritjet buxhetore i ke ne te njejten linje me qeverine e meparshme dhe per disa kategori ka rritje edhe me te madhe
          Ato perrallat sic i quan ti mund te mos ushqejne por ama na e heqin ate stresin e radhave qe benim duke lene edhe diten e punes e duke paguar sekserat me hy pa radhe
          Njeri s’ta heq te drejten e votes per kedo do, por per mua eshte e qarte qe sa ka bere ky ne 8 vite ai kandidati i PD-se i ka ore gjumi. Me nje termet dhe pandemi ne per kembe une mendoj se ka bere nje pune shume te mire

          1. Doni me per Belul Ramen? says:

            per ty o militantizmi !
            Borxhi Publik ka qene aty ku eshte sot ne stratosfere para Covid-19 dhe jane raportet e BB e FMN qe vene alarmin per te.
            Asnje rritje pagash per Buxhetoret nuk ka patur ne 8-vite Rama, mos rrej kot vetvehten.
            Konsumatori familjar sot paguan me shume per energji se u hoq ajo fasha deri 300KW me cmim te ulur qe ishte dikur.
            Lindita Nikolla malokja me mesatare 5.5 Ministre Arsimi me diplome Kristali.
            Keto jo ti o militanti shkrete, por as Rama vete nuk ka goje ti mohoje se i di mire nje popull i tere ndaj te ftoj mos budallallepsesh vullnetarisht per hir te nje budallai kryeminister.

    2. Rama e shndroj Shqiperine nga nji Kabul qe e beri shpellari me PD-Lsi ,
      ne qytete Europiane
      duke bere qe gjithe Mediat e Botes ti bejne Jehone Shqiperise dhe kjo
      pruri ne Shqiperi nji mase te madhe Turistesh .
      Pra Shqiperia nga nji vend i se keqes ,nga nji shte i zymte qeverrisur nga Shpellaret dhe Fshataret PD-Lsi
      qe vecse te Vidhinin Shtetin dhe ndertonin Vila bregdetit ,nuk dinin gje tjeter ,
      u shndrua si brenda nates ne nji nder Vendet me Atraktive Ne Mesdhe duke u bere keshtu edhe nji Konkurent
      i madhe per shtetet fqinje ne Turizem !
      Gjithcka mori fytyren e nji vendi te civilizuar dhe cdo Institucion qe shpellaret i kishin shndruar ne
      bordello apo celula ku ndanin Paret te Korruptuarit Ministra ,
      i kthehu dinjitetin si Ministri dhe Shtet .
      Prama i cili pritet nga gjithe Figurat e Qeverritaret e Botes me rrepsket
      e jo si dikur saleh brrrisha ,qe talleshin pas tij dhe qisni gjuhet e qeshnin ,kur ai fliste
      e ftohej diku me e perdor si Shemtire -dicka Negative kunder Shqiperise .
      Prandaj vazhdoni hani mute brenda shpelles eshte kohe Pandemie kujders koken qenit plake
      te bashkuar rreth zjarrit .hahahah dhe nisni Ceket neper Europe ke gjermane e hollandeze qe
      te Pengojne Shqiperine drejt BE ju rropsite islamike qe kurr se keni dashur Europen

  8. Timi says:

    Viti i parë shkoi kot duke paguar borgjet që kishte lënë Berisha. Duhet të theksohet kjo. Po erdhi Basha do ta sjellë në zero gjithë këtë punë.

  9. tina says:

    ore gazetar altin ketro kur thua te gjitha keto pune i ka bere rama a do te thote kjo qe rama eshte diktator e prandaj ia dedikoni te gjitha atij ?
    rama nuk udheheq vetem or burre i dheut. mjaft me bythlepirje se ja nxoret by then fare per nje karneval- njeri.

  10. Gogogo says:

    Jane pune te bera. Si askush tjeter po ndryshon shqiperine, ppr pa i zgjidhur problemet e shumta te ketij vendi. Po vendosen bazat dhe rriten shpresat per te ardhmen.

  11. L'imperatore Diocleziano says:

    Or Mik, nje pjese e madhe e atyre qe emigruan (njoh ne Fr shume prej tyre) mbeten si peshku pa uje, se ishin mesuar ne kohen e pd te benin Pall ariu e te merrnin rroga ne admiminstrat. Per mos te thene qe merrnin ndihma dhe perkrahje sociale. Ai e di ti se ne albpetrol kishe te punesuar qene, emri i te cilit rezultonte me karte bankare?
    Pastaj eshte e qarte, jemi ne demokraci, kujt i rri ngushte ky vend, ke te ike.
    Sa per diferenze, vetem po te jesh pa sy PA vesh per te kuptuar dy bote te ndyshme, sitemin primitiv te berishes and com me ate te Ramen.
    Gjithe te mirat.
    Grave Gezuar feste.

  12. Ricardo says:

    Shkrim brilant i gazetarit qe punet mbahen mend dhe fjalet i merr era ! Ne e kemi vendosur si do te votojme si popull sepse syte i kemi ne balle e mendjen ne vend ! Deshira ime do te ishte qe te dilte nje gazetar tjeter cilidoqofte e te rendiste 60 punet e Lulit e opozites,qofte edhe kur ishte ne bashki e qeveri ! Atehere do te shihnim mbretin lakuriq !

  13. Petrit says:

    Ke harruar edhe nje me te rendesishmen.
    Kanabizoj vendin ne çdo meter katror.
    Asnje nga keto 60 arritje qe ke permend me siper as nuk jane nis e as nuk jane perfunduar.
    Megjithate shumica e shqiptarëve nuk jane dele e Jane ne gjendje të vleresojne “ arritjet “ e kryemunistrit me te deshtuar ne 30 vite pluralizem

  14. Realpolitika says:

    TI ZOTERI ME pseudonimin”MIK” , JO ME LARG NGA SOT TA BERI TE QARTE ME SHIFRA E FAKTE EDI RAMA SE SI KA QENE EMIGRACIONI NE VITE.
    NGA VITI 2008 DERI 2013 KANE IKUR JASHT VENDIT 362000 SHQIPTAR DHE NGA 2013 DERI 2019 VETEM 318000. D.M.TH
    12.5% ME PAK.
    MOS U QORROLLEPS NGA PROPAGANDA DISFATISTE E PD DHE LULIT TE BUKURIT TE SHPENDVE.
    GJITHSESI POPULLI YNE ESHTE I MENÇUR DHE ME 25 PRILL DO TE VOTOJ PER QEVERINE E PUNES , PER PS DHE EDI RAMEN.

  15. Tutu says:

    Te gjitha grate e Shqiperise i detyrojne Edi Rames voten, per ate qe mbylli mejhanet e bixhozit, kesaj makinerie gjigande te shkaterrimit te ekonomise dhe vete struktures te familjes shqipetare…

  16. eli says:

    Po po ka edhe te tjera,por edhe sikur vetem keto mjaftojne qe me nje fjale te thuash qe Rama beri SHTET!!!Te cilin nuk e kishim per 22 vjet!

  17. Tutu says:

    Dy nga temat me absurde ne kete vend qe diskutohen…emigracioni thone.. jo eshte levizja e lire e qytetareve nje nga aspiratat kryesore te levizjes te vitit 90… dhe e dyta vota e emigranteve , ne votime zgjidhet qeveria qe do na qeverise neve qe jetojme ne Shqiperi… cpune kane emigrantet me kete qeveri… ata qeverisen nga qeveria e vendit ku jetojne….eshte muhabet idiot si vete ministri i tyre Majko…

  18. fteri says:

    Pas 60 punnve ka harruar kryesoren:

    Populli duron paguan një klasë politike 80%parazit që vjedhin grabisin shpifin 140 deputet është paftyrësi e politikës për 30 vjet marrin rroga të majme ,kjo është katastrofike ,për këtë ngrie zërin !!!

    STOP numrin deputetve 140 -me rrogave të majme ,djetave brenda e jashtë shqipërisë ,pagesave për telefona ,karburant monstruoze.Kur një pensionist merr 100 dollar në muaj një pension qesharak që nuk arrinë të paguaj edhe detyrimet e enrgjisë elektrike dhe ujin !…

    Edhe 140 deputet janë shumë për një parlament si ky yni me 2.5 milon banor ,që ikin çdo ditë.80 do ishte normale.

  19. vendosni sot says:

    shumë komente të ndryshme disa pro e disa kundër qeverrisë,por një gjë po ju them:mos bëni gabim e të mos votoni ps se do të pendoheni shumë shpejt dhe është i pa kthyeshëm.??

  20. Ardi says:

    Edi Rama eshte djal Tirone i civilizuar dhe jo cecen shpellash prandaj puna e tije i verbon keta neanderthalet e PeDes Edi fiton thelle dhe mandatin e trete pasi njerzit i kane syte ne balle dhe shofin ndyshimin nga dita ne dite

  21. sali kashta says:

    C’jane keto ledhatime fallco.Keta qe shkruan gazetari jane premtime, jo realizime,madje shumica jane plotsisht deshtime. E si mund te quash sukses qe Volltana Ademi vazhdon akoma kryetare bashkie ,ne kundershtim te hapur me kushtetuten. E si mund te quash sukses heqjen e kazinove,kur ato u perqendruan ne qender te Tiranes. E si mund te quash sukses reformen ne drejtesi,ku oligarket e kriminelet me ne krye Sali Berishen,jo vetem qe nuk jane ndeshkuar,por behen edhe deputete . E si mund te thuash se eshte fitore qendrat urbane,ku duke filluar nga Tirana ,betonizimi po u merr frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje