Nga Enver Robelli
Javëve të fundit sërish janë shtuar brohoritjet e politikanëve për bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Sapo i fitoi zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti ngarendi në Lezhë, Tiranë e Gjirokastër në një paradë kinse patriotike, ku me vete kishte marrë dhe dy politikanë lokalë nga Bujanoci e Struga.
Ndonëse Kurti thotë se «Vetëvendosja» e Shqipërisë është autonome dhe ai nuk përzihet në vendimet e saj, vizita e tij në disa qytete të Shqipërisë ishte më shumë se shëtitje elektorale, rrjedhimisht krejtësisht e panevojshme dhe e dëmshme për raportet zyrtare mes shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë (këtë e thonë edhe disa intelektualë kritikë në Tiranë, të cilët nuk janë fare simpatizantë të Edi Ramës dhe e njohin mirë Kosovën).
Të dy vendet gjenden në një fazë delikate: Kosova po përpiqet të konsolidojë institucionet pas zgjedhjeve, ndërsa Shqipëria gjendet para një drame të re elektorale (drama postelektorale s’mund të përjashtohen as në Kosovë). Çdo interferim medoemos shkakton keqkuptime. «Merru me punët e Kosovës» – ky ishte mesazhi që Pandeli Majko i drejtoi Kurtit së fundi.
Por të gjithë ata që nevrikosen tash me Kurtin, është mirë ta shohin historinë e marrëdhënieve mes Kosovës e Shqipërisë pak më gjerë. Qe, në vijim, disa shembuj kur është bërë tregti me fjalën «bashkim». Vjen Edi Rama më 17 shkurt 2018 në Prishtinë, futet në parlament dhe thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një «president të përbashkët».
Menjëherë i kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër: «Edi Rama të merret më shumë me zhvillimin e Shqipërisë sesa të dalë me ide të tjera apo të mësojë Kosovën se si duhet ecur përpara». I njëjti, pra Ramush Haradinaj, para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 befas flet për bashkim me Shqipërinë, për union me Shqipërinë, kërkon referendum (nëse Kosova, sipas tij, vijon të mbahet e izoluar).
Në maj të vitit 2019 Hashim Thaçi, atëbotë president i Kosovës, shkoi në Has të Shqipërisë, ku bajraktarët lokalë ia ndan një titull të quajtur «Qytetar Nderi» (s’ka Kosova banorë sa ka Shqipëria tituj për kosovarë). Me atë rast Thaçi tha se «bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri». Më 2009, sipas një kabllogrami të Ambasadës amerikane në Prishtinë (publikuar nga Wikileaks), Hashim Thaçi kishte takuar diplomatë amerikanë në Prishtinë dhe ishte shprehur i shqetësuar për përzierjen e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në politikën e Kosovës.
Thaçi e kishte lutur qeverinë amerikane që përmes ambasadës në Tiranë të ndikojë te Berisha dhe kishte theksuar: «Kosova është shtet i pavarur dhe jo krahinë e Shqipërisë». Paraardhësi i Berishës në post Fatos Nano pati thënë se pavarësia e Kosovës nuk është ide europiane.
Për bashkim të Kosovës me Shqipërinë flet në mënyrë konsekuente edhe Albin Kurti, madje nganjëherë duke krijuar përshtypjen në opinion se më shumë shqetësohet për kanalizimin në Kurvelesh se sa për korrupsionin në Kosovë. Ideja e bashkimit në të shumtën e rasteve përmendet si opsion rezervë, si plan B, si kërcënim ndaj BE-së (e cila “s’po na do”) dhe si parullë frustruese sa herë që një politikani apo një partie i ngushtohen punët në Prishtinë apo Tiranë.
Me mbi 400 mijë vota të fituara më 14 shkurt Albin Kurti ka shansin të dalë nga kjo skemë e tregtarëve të fjalës «bashkim» dhe duke qeverisur mirë në Kosovë të jetë shembull edhe për Shqipërinë. Por hallet e Shqipërisë dhe ndryshimet politike atje mund dhe duhet t’i bëjnë qytetarët e atjeshëm. Është punë e tyre, s’është punë e kosovarëve. S’ka profet që vjen nga jashtë dhe e ndryshon Shqipërinë.
Siç s’ka mundur ta ndryshojë Sali Berisha Kosovën më 1997 kur duke parë rrezikun e krizës së piramidave ngulte këmbë që Kosova të mbështesë «rininë përparimtare serbe» që protestonte kundër manipulimit të zgjedhjeve lokale serbe nga Sllobodan Millosheviqi. Ideja e Berishës për zhvendosje të krizës dështoi. Po në atë kohë politikanë kinse kozmopolitë nga Tirana vraponin për të takuar opozitarë serbë në Beograd.
Mbetet të shihet nëse deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill 2021, Edi Rama do t’i rikthehet idesë së tij për «president të përbashkët» të Shqipërisë dhe Kosovës – ide që e ka «harruar» nga viti 2018. Atëbotë ai po bënte përgatitjet e fundit për të angazhuar nga Kosova disa ministra, shumica e të cilëve nuk u emëruan për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por për të nxitur polemika dhe polarizime ndërshqiptare, për të përkrahur planet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit për «korrigjimin e kufijve» të Kosovës dhe për të krijuar imazhin e rrejshëm të «bashkimit» ndërshqiptar. Ministrat kosovarë siç shkuan në Tiranë ashtu edhe u kthyen në Prishtinë: si lodra në një lojë të huaj. Edhe me fjalën «bashkim» prej vitesh zhvillohet një lojë e njëjtë. Absurde. E pandershme. Cinike.
Fiks Robelli, loje absurde, e pandershme, cinike.
Ajo qe kerkohet eshte shume e thjeshte: mireadministrimi i Kosoves, Shqiperise, Maqedonise se Veriut dhe krejt trojeve ku jetojne shqiptaret. Rritje e standarteve te jeteses, demokracise, kultures, arsimit…Mbi te gjitha ndertimi i nje infrastrukture moderne afruese mes nesh.
Keto nacionalizma infantile ne rastin me te mire, se shume here perdoren per te bere nje pune piste antishqiptare, vetem na demtojne. Shqiptaret e Kosoves krahas respektit per Kombin dhe historine tone te perbashket duhet te jene qytetare model te shtetit te tyre, po ashtu shqiptaret e Maqedonise , te Lugines, te Mali te zi e kudo qe ndodhen.
Para se te banalizojme bashkimin, le te punojme seriozisht per lartesimin e shqiptareve, te respektojme veten dhe njeri tjetrin e te mos lejojme politikane te paskrupullt te provokojne situata qe nuk na sherbejne.
Sa me shume flasin keta idjot vend e pavend per Bashkimin Kombetar, aq me shume devalvohet kjo ide. Per te realizuar kete ide duhet “shume pune”, sic permend dhe Vladimir dhe “pak llafe”.
Llafazanet politikane te rrugeve, e perdorin kete slogan jo per te na mbushur mendjen neve, por per te perfituar dhe fshehur poshtersite e tyre. Aq me teper qe keto llafe pa vend i japin energji armiqeve tane per te “mbytur femijen ne djep”.
Je gabim shoku Enver. Te flesesh eshte nje drejte. Per rastin e shqiptarve te ndare e te vrare ne shekuj, kjo e drejta e te folurit behet nje mision, detyre. Edhe pse eshte e veshtire me tipa si ty e shume te dobet si tu, te flasesh per bashkim kombetar eshte nje qellim per realizim. Eshte shume e cuditshme sa shume shqiptare te shitur dhe te trashe ka, qe sduan as te miren e vendit.
@Iliri e Bashkuar:
Nje fjale e urte thote: O fol si flet nje burre me ment, o hesht si guri ri ne vend.
Ti koqe, qe e quan edhe veten Iliria e Bashkuar, nuk kupton qe heshtja nganjehere eshte me e mire se te flasesh…
Sidoqofte, or derdimen, qe me krahason me Enverin, une nuk them qe te mos flasim, por te flasim si burra me ment. Kjo do te thote qe udheheqeiste e te dy paleve te bisedojne koke me koke dhe te hartojne planin e veprimeve…Te fasesh sic flet Haradini dhe Kurti per te fituar votat ne kurris te Bashkimit Kmbetar, eshte tradheti. Kjo teme nuk duhet te shtrohet ne fushata politike per te fituar votat dhe pastaj harrojne se cthane. A nuk eshte Kurti qe ben deklarata kontrakditore? Ndryshe thote ne Kosove qe medemek nuk e lejon kushtetuta te bashkhemi(as qe I vete mendja Kurtit se kushtetuta mund te ndryshohet) dhe ne Shqiperi bertet me shume se Haradini per Bashkimin Kombetar, duke na u shitur ne si Patriot…Hradaini thote qe ne do kalojme ne referendum po qe se…Pra e kushtezon bashkimin dhe nuk e paraqet si domosdoshmeri…etj…etj…
Praktikisht ata nuk kane pse te flasin rrugeve por te aktivizojne institucionet shteterore dhe jo shteterore dhe te bejne planin per kete pune… Politikaneve duhet tu ndalohet te shesin Bashkimin Kombetar fare lire per te fituar votat e idjoteve si ty, qe mendojne se deklaratat populiste, do e cojne Kosoven dhe Shqiperine ne Bashkimin Kmbetar. Ato ne thelb i sherbejne Serbit dhe Grekut per te na paraqitur ne si prishes te rendit boteror…
Ne thelb nuk po zgjatem shume se eshte kotesi qe idjote si ty te behen njerez normale dhe me vizion…Ju jeni si ato grate kurva dhe llafazane qe flasin e flasin papushim, per te fshehur kurvllekun e tyre.
O As i Enverit cte keqe ka te flasesh hapur ? Ky qenka ndryshimi mes nesh ? Ne bote flitesh para se te bashkoheshin dy gjermanit. Nuk perkrah ata qe flasin kot, perfitojne dhe zhvillojne pak gjera. Jeta iken dhe ndryshimi eshte i vogel. Sa vite do te pres ky vend per te pare dite me te mira ? Politikanet e dy aneve kane veshtiresi te bashkohen fort. Europianet nuk perkrahin ne kete drejtim. Athere e folura, e mire dhe e pjekur, duhet te degjohet per gjetur menyrat per zgjidhjen me te mire te mundshme.
Sa per respek per “ndryshimin” tend ne te mire te ceshtjes, vetem te kujjtoj qe “dipllomacia eshte shkenca e te arritures se te pamundures”. E folura eshte pjese e dipllomacise dhe jo qellim me vete, sic e kupton ti.
Edhe dicka po te kujtoj. Me fal te te them se ja fut kot kur thua qe Gjermania u bashkua sepse ne bote flitej per bashkimin e tyre….Eshte e kunderta or “filozof”. Politikanet gjermane u treguan dipllomate te zote dhe ishte Amerika qe mundesoi kete bashkim…Ata folen kur u poqen kushtet…
Edhe ne rastin tone nuk mund te arrihet bashkimi me politikane si Kurti, qe nuk flet me Ameriken per te marre pjese ne bisedime me Serbine, per te arritur “marreveshjen gjitheperfshirese me njohje reciproke”… Duhet te fillohet nga te mundshmet, or “filozof”, qe te arrish ne te pamunduren…Djegja e etapave, nuk eshte dipllomaci. Fol per te kenaqur serbin nuk eshte dipllomaci….
Une nuk flase as per ty as per vete. Ne bashke mund te flasim dite e nate dhe as prishim as rregullojme gje. Puna eshte per Kurtin, Haradinin, Hashimin, Hotin andej kufirit dhe Ramen, Saliun, Ilirin apo Bashen ketej kufirit. Gjysma e tyre jane spiune te serbit dhe pika kryesore per te dalluar se kush eshte spiun, eshte pikerisht qendrimi ndaj platformes Amerikane…Ti i dashur Iliria e Bashkuar je thjeshte nje naiv qe kenaqesh me kerkesa te embla sic bejne kalamajte ne prag te Vititte Ri. Jeta eshte pak me e komplikuar dhe me thene te verteten une nuk kuptoj se pse po te pergjigjem….