Bylisi trondit Vllazninë në “Loro Boriçi”. Apolonia ndal Kukësin

12 Mars 2021, 15:07Sport TEMA

Kanë përfundaur dy ndeshjet e para të javës së 24-të të Kategorisë Superiore mes Vllaznisë e Bylisit dhe Kukësit kundër Apolonisë.

Vllaznia ka marrë një tjetër rezultat negative duke marrë një humbje të rëndë në “Loro Boriçi” përballë ballshiotëve.

Haris Dilaver kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 14-të, por ekipi i Bylisit nuk u dorëzua dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë falë rrjetave të Renato Spahiut dhe Anthony Beji në çerek orëshin e fundit.

Kukësi vazhdon të shfaqë probleme. Ekipi verilindor nuk ia doli të thyejë Apoloninë, sfidë ku mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 42-të. Altin Bytyçi gaboi në një pasim dhe kreu faull ndaj Mario Gjatës.

Karton i kuq për mbrojtësin e ekipit verilindor, që ia doli të kalojë në avantazh gjashtë minuta më vonë. Agim Ibraimi ktheu në gol një penallti të fituar dhe Kukësi në avantazh. Skuadra fierake reagoi në pjesën e dytë dhe evitoi humbjen katër minuta nga fundi.

Mario Gjata gjeti rrjetën, duke i dhuruar një pikë të mirë Apolonisë, që regjistroi barazimin e katërt radhazi. Gara për mbijetesën vazhdon, teksa Kukësi i Josës nuk fiton prej 5 ndeshjesh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje