Mimi Kodheli është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, e cila prej vitesh ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë, dhe ka mbajtur edhe postin e Ministres së Mbrojtjes.
Deputetja socialiste në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv e cilësoi si ‘sfidë’ faktin që kreu i qeverisë e ka renditur emrin e saj të 21-tën në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. Kodheli theksoi se ka kaluar shumë sfida në politikë dhe beson se edhe kjo është një tjetër sfidë e vështirë, por jo e pamundur për ta fituar.
‘Në këtë moshë ku jam unë ethet fillojnë edhe zbehen. Kur ke provuar shumë herë të qenit në listë e merr më me filozofi ethet nuk janë si të herës së parë. Ti e merr si pjesë të sfidës si pjesë të punës, vazhdon që të jesh aktiv në politik.
Unë besoj se po është sfidë, nuk është sfida ime e parë dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Kam garuar në 2005 me numrin 2 të PD dhe ishte hera e parë që ishte Bamir Topi. Kam pranuar të jem mbase në zonat më të vështira dhe të përfaqësoj PS-në atje.
Kam pasur një sfidë tjetër në 2013 ku kam drejtuar qarkun e Lezhës. Pra po ti numërojmë sfidat politike, besoj se kjo është një ndër, as më e madhja dhe as e vetmja.’- tha Kodheli.
Kodheli tha se tashmë kanë të gjitha forcat e tjera politike përballë, por ato kanë njerëzit përkrah, duke shtuar së PS ka një listë shumë të mirë të kandidatëve për deputet.
“Jam e fokusuar tek kjo garë. Është një sfidë e vështirë, por jo e pamundur pasi ne kemi të gjitha forcat e tjera politike përballë por ne kemi njerëzit përkrah. Nuk është e pamundur sondazhet kanë treguar se PS e ka lidershipin e të qenit akoma partia më e votuar në Shqipëri.
Shpresoj shumë që në atë parlament të hyjnë më të mirët. Ky popull meriton më tepër nga çka parë në atë Kuvend.
Lista e PS-së është shumë e mirë. Shqiptarët do të na votojnë për atë që kemi bërë këto 8 vite dhe për largpamësinë dhe vizionin që kemi për 4 vitet e ardhshme. Programi i PS-së do të jetë i fokusuar tek ekonomia’ tha Kodheli.
Sa i takon largimit të disa prej figurave të Partisë Socialiste nga politika, si Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni, Adnor Shameti, Besnik Bare, Kodheli tha se ndjen keqardhje, pasi ka lidhje të hershme miqësie me të gjithë.
‘Më erdhi keq, e para sepse mësohesh në një mjedis të caktuar. Me Besnik Baren kam lidhje të hershme edhe me zonjat, dhe për mua do të vazhdojnë që të mbeten miq dhe shokë të mirë dhe do të marrësh mendim.
Tani që konsiderohem si ndër më të vjetrit në parti, ne duhet të krijojmë mjedis të këndshëm që tu rri mirë të rinjve. Politika, nuk do ta zbehë marrëdhënien që unë kam me figurat që u larguan. Kur një mik është mik dhe ja vlen të mbahet do të mbahet’, tha Kodheli.
Zonja Kodhelı une jame nje socıalıst ı vjeter dhe jame shume krenare per mentalıtetın tend socıalıs,Teuroj nga zemra se ashtu sıc ke punuar do te punosh edhe ne te ardhmen,Respekte,respekte dhe vetem respekte per ty dhe mısıonın tend,
Respekte Zonja Kodheli. Puntore dhe socialiste e vertete. Urime dhe Suksese se do ja dalesh.
Fitorja e ekipit shperblen dhe bashkepunetoret ….
Une nuk di se ku zonja Kodheli ka qene e sukseshme sepse te pakten ne dy raste kur ishte ministre mbrojtje me ka lënë pershty[je jashtezkonisht te keqija:
Se pari, ne reformen qe beri ne sherbimin informativ ushtarak (sot agjensia e sigurise dhe mbrojtjes) ajo ndermori hapa krejteisht te gabuar duke larguar specialiste te afte e mjafte pervoje dhe solli militante qe nuk e njihnn dhe as nuk kishi haberin e ketij sherbimi. Veprimet e saj sollen nje degradim total te sherbimit dhe kush nuk e beson kete mund ta verifikoje shume lehte.
Se dyti, ne nje ceremoni te zhvilluar me rastin e 60 vjetorit te sherbimit te zbulimit elektronik, i njohur si radiozbulim, ajo paragjykoi hapur kontribuin e ketij sherbimi dhe midis te tjerash tha se do tja u lëmë historianeve ta vleresojne etj. Ky ishte rast flagrant qe kushdo mund ta thoshte nje gje te tille por kurresesi nje minister mrojtje.
Te shohim z. Kodheli, por kam pershtypjen se ky eshte fundi juaj politik….. politika nuk behet me inat dhe mllef edhe sikur gabim ta kete “kundeshtari” Rama,, publiku degjon dhe kupton shume mire….. Pavaresisht opinionit tim personal, ju uroj fat dhe qetesi, dy gjera keto te nenvleftesuara por shume te rendesishme ne jete per mendimin tim….
Ik Mimi shplodh kockat se le nam. Ca kishe per td dhene e ke dhene. Leri dhe femrat e tjera tani.