Palmer flet për kritikat e Grenellit ndaj Kurtit: Ai nuk përfaqëson më SHBA-në, është një qytetar i thjeshtë

12 Mars 2021, 09:13Rajoni TEMA

Zëvendës- Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka folur së fundmi për ish- të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Palmer është pyetur për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi, ku është shprehur se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.

Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha Palmer.

I pyetur nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar i thjeshtë.

Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer.

Ndaj Richard Grenellit ka pasur reagime të shumta nga diplomatët e huaj, pasi ai kritikoi Albin Kurtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje