Përplasja me policët, Veliaj: Ilir Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psiqik e mendor. Reflekton frikën e tij më të madhe se LSI s'do të ketë mandate dhe do përfundojnë edhe ata në rrugë

12 Mars 2021, 13:30Politika TEMA

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Report Tv ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar, teksa nuk i ka kursyer ironitë.

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alooklizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Ai ka komentuar edhe politikisht sjelljen e Metës, duke thënë se është qartazi një provokim.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë dhe reflekton frikën e tij më të madhe se i trembet faktit që nëse nuk do të kenë mandate do të përfundojnë edh ata në rrugë, por ky është problemi i presidentit që ka nevojë për mbështetje mjekësore, për ndihmë”, tha Veliaj.

Numri një i Tiranë, ka sqaruar procedurialisht pse i ëhstë dërguar kërkesa FRD-së për të liruar zyrat.

“Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politke, sic ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli, unë e kuptoj që me stilin e dhunës PD, mori ndërtesën e SHQUPIT, në Tiranë janë 150 parti nëse do shkon të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. 

Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë Politke të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë.

Nëse shkresa nuk është e rregull çoje në Gjykatë, nuk thërret rrugaçet që të mbrojë Bashkinë, Milo e respektoi, Bushati e kuptoi dhe duhet të kuptojnë që nuk kanë të drejtë të kenë seli kur nuk kanë përfaqësi në parlament, duhet të kuptojnë që ky qytet para 6 vitesh i ka thënë lamtumirë dhunës, të thërrasës rrugaçet për që ke shok, thjesht ul pikë.

Ne do të transferojmë zyrat, Bashkia merr me qira në privat dhe lë zyrat e veta dhe lë në zaptim zyra nga politkanët e lodhur, një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë, do duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë, do i procedojmë penalisht të gjithëve, dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, zaptuesit do të largohet, qyteti do i kthehet qytetarëve”, përfundoi Veliaj.

13 komente në “Përplasja me policët, Veliaj: Ilir Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psiqik e mendor. Reflekton frikën e tij më të madhe se LSI s’do të ketë mandate dhe do përfundojnë edhe ata në rrugë”

  1. vetingu psikologjik i politikes says:

    veliaj ti nuk je psikolog
    te merret nje grup psikologesh dhe te na thone vertet kush eshte psikopat nga pushtetaret!

  2. vetingu psikologjik i politikes says:

    veliaj ti nuk je psikolog
    te merret nje grup psikologesh dhe te na thone vertet kush eshte psikopat nga pushtetaret!!
    po deshe meri dhe amerikane

  3. vetingu psikologjik i politikes says:

    veliaj ti nuk je psikolog
    te merret nje grup psikologesh dhe te na thone vertet kush eshte psikopat nga pushtetaret!!!!
    po deshe meri dhe amerikane

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Merrni godinen mbrapa.. Jo mos shko ne Gjykate per pronen e Bashkise qe e kane zaptuar. Ngriji zgupthi me ligj..

  5. american16al says:

    Keshtu ndodh kur ne krye te vendit ke nje coban dhensh e hajdut ordiner…..
    Hiqeni halet nga shteti, ky eshte zagari i Berishes…

  6. Te respektohet ligji says:

    Respektoni ligjin,mos u terhiqni para ketyre,qe e konsiderojne veten mbi ligjin.Nje terheqje do te thote dorezim dhe do te reflektohet dhe ne vote,si te paafte te mbroni shtetin dhe pasurine shteterore nga uzurpuesit anadollak.

  7. Niki says:

    O Like mos lajthit kanë shumë, mere pak me sportistet sepse burgu për burrat është. Sido të vijë puna t’i do ta bësh pak burgun për vjedhjet që ke bërë

  8. Guriato says:

    Dakord, Zoti Veliaj te zbatoni ligjin! Por pse nuk e zbatuat deri dje qe i kishit ne koalicion, apo se nenkryetarin Seferi e ke nga kjo parti?

  9. Skenderbegasi says:

    Presidentit te Republikes I kane
    bere magji duhet patjeter te
    nderhyje Baba Mondi ti beje
    nje hajmali.

  10. Ceni says:

    Kjo eshte ceshtje midis bashkise dhe nje partie politike. Cfare do presidenti aty? Sepse Meta eshte idiot qe nuk administron dot veten. Komplet fshatar.

  11. Hako says:

    Epo nuk shkon qe nje parti politike ta shkundesh nga shpia ne kulmin e fushates elektorale, Kjo eshte nje gje e ulet.Ku ishin gjithe kete kohe, apo me mire mos te ua kishit dhene me perpara.
    Kjo gje u be pa logjike.

  12. k says:

    Kujt po i kerkon llogari velija ?
    Na e sollët ju hajdutin,e korruptuar dhe mafjoz në krye të shtetit,nuk e sollëmn ne.
    Beni autokritikë dhe jo sikur nuk dini asgjë.
    Jeni njëlloj. Ndryshimi eshte se ky e ka emrin ke ambasada amerikane.Ju do ju dali me vonë.

  13. Trotski says:

    Rast i Paprecedent .Like Bajga na Roiti .Bejini nje Klizme qe te vije ne vete. O Tashti o Kurre-Verini Prangat ketij Edepsezi qe ka zaptuar Presidencen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje