Ironia e Ramës me kandidatët e opozitës bëri që ndaj tij të kishte një reagim të ashpër nga opozita.
Nga Sali Berisha, tek Ilir Meta, u kapën veçanërisht me foton e postuar nga Rama të Grida Dumës para një mikrofoni, gjatë një mitingu të opozitës, ndërsa foton e shoqëroi me komentin: “gridare, gridare, ohoh”.
Siç e shpjegoi edhe vetë, ai i ishte referuar një kënge italiane dhe gridare në italisht, do të thotë të ulërasësh.
Rama tha se e gjitha ishte satirë dhe nuk bëhej fjalë për sulm seksual ndaj Dumës.
Por, meqë kanë vendosur ta “mbrojnë” Grida Dumën nga sulmet seksiste, ndoshta do të bënin mirë të kujtonin se kanë qenë pikërisht ata, që e kanë ngritur Gridën në PD, pikërisht për këtë arsye.
Të gjithë e dinë se ajo është promovuar në PD, për shkak të lidhjes me një njeri të fuqishëm, që sot nuk jeton më.
Pastaj ka vazhduar të bëjë karrierë se i shkonte në zyrë Berishës, i cili thuhet se i lexonte poezi të Eseninit.
Pastaj kur u prish me Berishën dhe i dolën mesazhet erotike me një kolegun e saj deputet në PD, të cilat i shkëmbente gjatë një seance parlamentare, desh e dogjën si figurë.
Tani, a ka më seksizëm se kaq?
Këta që e kanë përdorur Grida Dumën gjithë këto vite si një magnet seksual, tani dalin e ulërasin në mbrojtje të saj!
Një mbrojtje që me siguri bën për të qeshur edhe vetë Grida Dumën, e cila e di mirë si ka ecur në politikë.
Dhe jo më kot e tejkaloi satirën e Ramës, duke mos u marrë me të.
Ndryshe nga partia e saj, që vazhdon ta shfrytëzojë si viktimë seksuale.
Ashtu siç në fakt është, por jo për faj të Ramës.
(TemA)
NUK KA FYTYRE GRIDA TE MBROJME VETEN NGA SKANDAL I I MESAZHEVE ME FIGURE. GRIDA DUHET TE MOS DALI FARE NE PUBLIK, POR SI E PACIPE QE ESHTE AJO KRENOHET QE ESHTE NJE KARAKURVE.
Nga betoniere brigadiere ndertimi ne politike ky esht rasti i vetem ne bote qe nje kurv rrugesh shkon ne parlament..por as atje nuk rri rehat me mesazhe te pista fshataresh , se sdi te rrij si zonj se ka nje familje te shkerdhyer ktu ne durres e njofin te gjith.