Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun 50-vjeçar Geron Husi, i cili punonte si mjek endokrinolog në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmi i trishtë është bërë publik nga mjeku Tritan Kalo, me anë të një mesazhi prekës në Facebook, ku edhe shpreh vlerësimet dhe ngushëllimet për kolegun e tij.
Postimi i Tritan Kalos
Kohë kovidiane. 13.03.2021. E pabesueshme por dhembshurisht e vërtetë. Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht. Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do t’i mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. Geron Husi. Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai.
Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor. I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte.
Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të. Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time. Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëllimet më vëllazërore. Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin. U prehsh në Paqen e përjetshme Mik!!!
nje pyetje: E dhimbshme te ike ne moshe kaq te re nje njeri produktiv. Po a nuk bene vaksina doktorret? Cfare ndodhi?
Jo, në fillim vetëm mjekët e vijës së parë. Dmth, mjekët që punojnë drejtpërdrejt me të sëmurët me kovid. Tani e kanë rradhën vija e dytë.
Doktor dhe njeri i shkelqyer, humbje e madhe per familjen dhe mjekesine….ngushellime familjes…
Mjek dhe njeri i shkelqyer. Respekte per Dr. Gerin qe nuk i tha njeriu jo dhe ishte gjithmone i qeshur. E keqja merr me te miret. Ngushellime