Beqaj: PD kërkon akses të barabartë në shëndetësi dhe prezantimin e bën nga një... klinikë private

14 Mars 2021, 18:57Blog TEMA

Nga Ilir Beqaj

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, zonja Emilia Koliqi, ka ndarë me publikun vizionin e partisë së saj për kujdesin shëndetësor.

Sipas zonjës Koliqi, PD angazhohet për akses të barabartë. Por këtë mesazh ka zgjedhur ta japë nga një klinikë private. Ky na qenka pra aksesi i barabartë.

Kush ka para le të paguajë vetë nga xhepi. Po ata që nuk kanë para?

Kush jeton në qendër të Shkodrës arrin lehtë te klinika mjekësore. Po ata që jetojnë në Malësi, Dukagjin apo nënShkodër?

E nderuar zonjë! Aksesi i barabartë në kujdesin shëndetësor është i garantuar për të gjithë që jetojnë në qarkun e Shkodrës, falë reformës në shëndetësi të PS që prej vitit 2013.

Fillimisht u hoq taksa mbi sëmundjen, TVSH 10%, që u vendos në kohën e qeverisjes së partisë tënde.

Pastaj u garantua vizita falas tek mjeku i familjes për këdo person që jeton në Shqipëri, i siguruar apo i pasiguruar.

U vijua me tarifa simbolike për personat e pasiguruar për vizita specialistike apo ekzaminime që ndjekin sistemin e referimit.

Në janar 2017, të sëmurët kronikë edhe kur janë të pasiguruar u përfshinë në skemën e përfitimit të barnave të rimbursueshme falas.

Sa për modernizimin dhe transformimin e spitaleve rajonale, unë uroj që ju e të afërm tuaj të mos kenë nevojë për kujdes spitalor, por jeta të sjell edhe sëmundjen.

Në 2013 nëse do kishe patur nevojë për rezonancë magnetike do të duhet të shkoje në Tiranë e të sorollateshe. Sot e bën në Shkodër, falas, me kohë pritje jo më shumë se 15 ditë.

Në 2013 nëse do kishe patur nevojë për angiografi koronare do të duhet të shkoje në Tiranë e të sorollateshe. Sot e bën në Shkodër, falas, me kohë pritje jo më shumë se 20 ditë.

Janë modernizuar reanimacioni i përgjithshëm, neonatologjia, reanimacioni kardiak.

Është modernizuar urgjenca e përgjithshme.

Është hapur kujdesi paliativ dhe kimioterapia.

Instrumentat kirurgjikalë janë rinovuar tërësisht dhe sterilizimi është modern

Hemodializa është krejt e re dhe moderne.

Këtë vit po rinovohen krejtësisht sallat kirurgjikale dhe fillon laboratori i ri modern.

#pune #jofjale

 

5 komente në “Beqaj: PD kërkon akses të barabartë në shëndetësi dhe prezantimin e bën nga një… klinikë private”

  1. Armand says:

    Ilir kur ke goje te flasesh edhe ti qe nuk le tender pa vjedhur ne ministri …. nuk di. Ne nje tjeter kohe dhe shtet do ishe ne burg.

  2. loni says:

    Ti o Armand kur paske fakte qe Iliri paska vjedhur, pse nuk i con ne prokurori, apo shpif, shpif se dicka do mbetet??

  3. Hazbiu says:

    Ky bajge duhet te perfundoje ne burg, te kape sapunin e cunave problematike.

  4. ILYRIA says:

    I dashur Armand,
    ne Burg do te shkoje neqoftese ka grabitur Pasurite Shteterore ose Tenderat kane qene favorizuese per Persona te lidhur me te……..por Fjalet i kane perhapur ata qe e kishin te gjithe mundesine ti mblidhnin Faktet dhe Shkresat te kopsitura e ti dergonin ne Prokurori……..sa per kujtese……gati 80% e korrupsionit ne Drejtesi qe tashme eshte larguar kane qene Siguria dhe Arma me e forte e Sal Ram Berishes….Dora vet…..ta them me shume BINDJE…….por prape vazhdoj te them se n.q.f. se ai eshte perlyer ne Korrupsion, te shkoje e te denohet ashtu sic shkruhet ne Ligjet Shqipetare…..Llafet dhe bemat e Saliut i dine tashme te gjithe shqipetaret…..ai eshte Ndyresira dhe Poshtersia e atij Vendi…..TUNG

  5. Niku says:

    @Armand dhe @8Hazbiu, dy bolet e fishkura te Sali shpellarit, atavizma malokare te injorances se fiseve tribale mesjetare…!!! Me te tilla mendje (qe fatkeqesisht jane shumica e malokareve dhe llumpeni i pjeses tjeter), ky vend nuk behet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje