Nga Raimond Cimbi
Pasi po kalonin sekondat e para të çudisë që transmetonin kanalet televizive, duke parë Presidentin e Republikës së Shqipërisë teksa ulërinte me tërsëllëmë, duke kërcënuar me burg, duke treguar (anti) vlerat si një çun i “fortë” lagje, gati për t`u rrahur me kë t`i dilte përpara, pyeta veten: Çfarë i kanë bërë Presidentit tim?
Çudia dhe hutimi im shtohej kur shihja që ngjarja zhvillohej në katin bosh të një ndërtese çfarëdo në mes të Tiranës, Presidenti im i rrethuar jo nga Garda e Republikës por nga ca burra dhe djem me xhupa, të qethur shkurt, të gjithë që shkumëzonin dhe hipnin e zbrisnin nëpër shkallë duke sharë rëndshëm.
Situata sureale në hamendësimet e mia u përmirësua në çastin kur në mes të turmës së sherrxhinjve u shfaq një burrë ezmer, me jelek dhe kravatë, si një ogur i mirë për pozicionin e Presidentit tim aty. Në edicionet e lajmeve kryesore mësova se ky burri është një politikan, që dikur paska qenë edhe deputet dhe që drejtoka një parti. Emrin ja mësova, e ka Sali Shehu.
Nga emisionet e darkës, dedikuar ekskluzivisht ngjarjes së çuditshme, kuptova që Politikani Sali paska pas një hesap të hapur me Bashkinë e Tiranës, në lidhje me ligjshmërinë e përdorimit të zyrave për partinë e tij në ambientet e ndërtesës, pronë e Bashkisë, dhe për pasojë duhej t`i lironte ato menjëherë.
Në këto kushte, Politikani Sali e pa veten keq! Në vend që t`i drejtohej Gjykatës Administrative për pezullim të Aktit të Bashkisë apo institucioneve të tjera shtetërore për të zgjidhur problemin, ai çuditërisht thirri Presidentin e Republikës. Dhe mua m`u kujtua batuta e famshme “Guri, eja se do na rrahin” në filmin “Mëngjese Lufte”.
Dhe në fakt Guri (Presidenti) nuk ja përtoi dhe për pak minuta mësyu me çunat e tij në korridoret bosh të ndërtesës ku gjendeshin zyrat e Politikanit Sali, duke ju hakërryer dy policëve bashkiakë në prag pensioni që ruanin ndërtesën, “hajdeni po jua mbajti, se në burg e keni vendin!”.
Presidenti im u shndërrua në Gur! Është ky një lajm i mirë apo i keq për shqiptarët? Unë nuk besoj që është lajm i mirë.
Së pari, në qoftë se Presidenti ka vendosur të jetë një Gur, ka pasur shumë herë shansin ta bëjë këtë, në mbrojtje të kauzave shumë më të ndjeshme, me impakt të drejtpërdrejtë në të mirë të popullit që ai drejton, se sa për një zyrë të Politikanit Sali.
Së dyti, çfarë do të ndodhte, në qoftë se të gjithë hallexhinjtë, që janë jo të pakët dhe jo me statusin e Politikanit Sali, do t`i kërkonin Gurit tonë të zbriste në terren dhe të tregonte muskujt e tij, ndërkohë që të gjithë presin që ai të tregojë ligjshmëritë e tij?
Së fundmi, Presidenti i Republikës nuk mund të jetë një Gur duke u rrahur korridoreve te institucioneve.
Guri = Gurore
Gjetje
E ka koken si gure zalli nga lumi i Osumit.
O Mero
Lajmeroje pak LIKEN te vije te pallati im, se komshia ne katin siper ka marre çelesin e tarraces dhe nuk na le te hypim e te rregullojme antenat. Mbetem pa boks dhe estrade.
i thuaj Saliut ta lajmeroje
Po ik mor kar se sdi te shkruash! Thjesht sherbim bythelepiresi! Shemtire
Kari e ban nji pune, madje shum te pelqyer nga me shum se gjysma e popullsise se globit.
Po ti mor qelbesira “Sa dobet” qe vlen sa nje m…
Legen president, nuk vë dot zap gruan e tij dhe del të zgjidhë sherret në mëhallë. Turp.
Ckuptim ka Cimbi?
I kerkoj ndihme presidentit te vij se po ma hyp njani me zor.Faleminderit LIKE!
E gjitha maskaradë…
Se mos këta të tjerët ishin burra më të mirë.
Ka 4 vjet kontrata që ka mbaruar dhe u kujtuan sot një muaj para votimeve… me i nxjerr përjashta.
Del dhe 99-çi dhe thotë ne bëjmë shtet…
Shtet njëlloj si i Salih dhe i Iilirit dhe i Edit..
Dmth … shtet Maliqi dhe jo ligji…
Shtet hajdutësh dhe kriminelësh dhe të fortësh.
Shtet kryetarësh… principe tribale,vasake, feudale, mesjetare…
Artikulli me I debet qe kam lexuar prej kohesh…..
Hakun u dha Presidenti. Vetem ashtu doni ju se ndryshe nuk mernin vesh. Keni mare gjithe katnariene me e perdor si koke turku. HALLALL LIR META. LENI CTHONE I KE DHON ATE QE MERITON KY MBLEDHESI I FIQVE ERION VELIU. KET JEPI ENE ED RAMES NE 25 PRILL PO DON ME MANIPLU VOTAT. HALLOLL LIRO!
Hakun u dha Presidenti. Vetem ashtu doni ju se ndryshe nuk mernin vesh. Keni mare gjithe katnariene me e perdor si koke turku. HALLALL LIR META. LENI CTHONE I KE DHON ATE QE MERITON KY MBLEDHESI I FIQVE ERION VELIU. KET JEPI ENE ED RAMES NE 25 PRILL PO DON ME MANIPLU VOTAT. HALLOLL LIRO!!!
E po edhe kete nuk do ta besoja kurre!? Po qe nje fare Saliu, jo Sali Berisha se ai ka kohe qe e ka vene nen shqelme Ilirin, te ndersej si me qene zagar presidentin e vendit, kjo nuk ka bythe ku te rrije! Te lumte Sali Shehu, ti qenke president, e shkuar presidentit!
Mos u merzit M Cimbi se do te hapen dhe ty letrat per tenderat e Ministrise Shendetsise. I pari L Beqja pastaj ti se ke qene Drejtor Prokurimesh. Fillo ta rrush nga pak bythen se margarinen e kane ustallaret te 313.
Ore Kico,
Sa te paska dhemb shkrimi per Presidentin, do jesh dhe ti ndonje nga zagaret e tij.
Kam nje lajm per ty Kico: para ketij M Cimbit, do e haje margarinen Likja yt o koqe. Dhe e di ku? Ne Drenove, mezi po e presin