Laçi i Duros me meritë në krye. Fitorja në derbi në momentin e duhur për Partizanin

14 Mars 2021, 18:31Sport TEMA

Ajo që pritej u bë realitet, falë gabimeve edhe të kundërshtarve direkt, Laçi në javën e 24-t të Kategorisë Superiore e sheh veten të udhwheqw renditjen, me meritë të plotë për atë se çfarë ka dhuruar ekipi i Shpëtim Duros deri më tani.

Të marrësh kreun është e vështirë, të dish ta ruash atë është edhe më e vështirë. Mjafton të përmendet rasti i Vllaznisë që edhe pse kryesonte me 10 pikë distancë, tanimë është 2 pikë prapa vendit të parë. Kështu kurbinasit i pret një kalendar tepër i vështirë, ndeshje që do të tregojne forcën reale të kësaj skuadre. Gjithçka do të nisë me Tiranën një duel që shpesh bardhezinjtë edhe faktori fushë nuk i ka ndihmuar.

Sidoqoftë ndalesa e kampionatit për shkak se nisin elemintoret e Botërorit vjen si një bonus për  ekipin e Shpwtim Duros. Bardhezintjë do të kenë mundësi të rikuperojnë forcat dhe të analizojnë rivalët me qetësi. Kur gjithçka të rinisë, kurbinasit duhet të përgatisin me kujdes sfidat ndaj Teutës dhe Vllaznisë.

Fakti që titulli nuk ishte objektiv i kurbinasve i bën ata të jenë më të qetë dhe tashmë falë edhe rezultateve që kanë siguruar, vetëbesimi për të shkuar përtej parashikimeve është edhe më i madh.

Suksesi në derbi erdhi në momentin e duhur për Partizanin. Mjaftuan disa rezutlate jo të mira që rreth kampit të kuq më shumë sesa brenda skuadrës jashtë saj të ngriheshin disa pikëpyetje rreth forcws reale që ka ekipi i Dajws. Pikët e lëna ndaj rivalwve që të paktën në letër konsideroheshin të kalueshëm sigurisht që kanë lënë shije të hidhur, por reagimi në derbi ishte ndoshta përgjgijja më e mirë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Një sfidë që të kuqtë e trajtuan me qetësi dhe maturi, duke arritur të godisnin kundërshtarin në momentin ndoshta më të mirë. Një lëvizje e tillë sigurisht që ka ndikimin e saj në aspektin psikologjik dhe fundi ishte i lumtur për Partizanin.

Tre pikë që rikthejnw harmoninë në radhët e Partizanit dhe besimin se objektivi titull është i mundshëm. Sigurisht që ky 3 pikësh do të venitej shpejt nëse skaudra nuk arrin të ruajë stabilitetin në ndeshjet e ardhshme, por siç vetë lojtarët e kanë cilësuar ndeshjen me Tiranën, suksesi do të jetë një pikë kthese për ne. E ardhmja varet nga Partizani-Tirana që kishte arritur 3 fitore radhazi ngeci ne sfidën më të rëndësishme të sezonit, në një ndeshje që shkon përtej 3 pikeve. Ndoshta nuk ka asgjë për ta bërë dramatike, por për bardheblutw humbja në derbi peshon me shumë se çdo humbje tjetër. Sidoqoftë, gara vazhdon, tanimë kryqytetasit duhet te përpiqen maksimalisht të sigurojnë një bilete europiane, sepse në të kundërt duke patur parasysh dhe shpenzimet e bëra në merkato ky do të ishte nje sezon i dështuar. (Super Sport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje