Presidenti i Federatës Italiane: Edhe sporti është kultur, tifozët në stadium nuk i shoh si rrezik

14 Mars 2021, 14:52Sport TEMA

Stadiumet në pjesën më të madhe të botës vazhdojnë të jenë të mbyllura si pasojë e pandemisë COVID-19. Futbolli është duke u luajtur pa tifozët dhe dukshëm nuk është më i njëjti pa atmosferën që krijojnë shkallët e tribunave.

Ndaj, shumë vende po mendojnë për protokolle në mënyrë që sezonin ta mbyllin me një pjesë të tifozëve në brendësi të impianteve. Nga Italia, sinjalet i jep presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina i cili thekson se tifozët në stadiume nuk i duken një rrezik i madh.

“Nuk më duket një rrezik i madh për shëndetin e tifozëve tonë të futen 100 persona në një stadium me 500-1000 vende, apo të futen 10.000 persona në stadiume 0.000 vendesh. Kemi respektuar protokollet në fushë dhe mund të vazhdohet me të njëjtën përgjegjësi, në një sport si futbolli që është në ambient të hapur. Bota e kulturës është duke u munduar të hapë kinematë, teatrot. Pra, është idea e rihapjes. Por, unë dua të theksoj edhe se sporti është kulturë”, u shpreh Gravina.

1 komente në “Presidenti i Federatës Italiane: Edhe sporti është kultur, tifozët në stadium nuk i shoh si rrezik”

  1. Kukturi says:

    Vetem ke Gazeta Tema kane ngelur pa kulture. Por shkruajne kultur mu ne titull. Pale çfare kulturi do kene keta fare derdimenesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje