FOTOT: "Engjëlli" që akuzohet për krime lufte dhe terrorizëm

15 Mars 2021, 10:41Lifestyle TEMA
FOTOT: "Engjëlli" që akuzohet për krime lufte dhe

Gruaja britanike e sundimtarit të Sirisë, Bashar al-Assad, po përballet me akuza të mundshme për terrorizëm dhe rrezikon të humbë shtetësinë e saj britanike, pasi policia ka nisur një hetim ndaj saj.

Siç shkruan The Guardian, Asma al-Assad akuzohet se ka nxitur, ndihmuar dhe inkurajuar krime të luftës nga forcat e qeverisë siriane.

45-vjeçarja Asma al-Assad, e cila ka lindur dhe është arsimuar në Londër para se të bëhej zonja e parë e Sirisë në vitin 2000, po hetohet pas padive ligjore që pretendojnë se fjalimet e saj dhe paraqitjet publike në mbështetje të ushtrisë siriane e implikojnë atë në krimet e lartpërmendura, duke përfshirë edhe përdorimn e armëve kimike.

Dhjetë vjet pas luftës civile të Sirisë e cila vazhdon, ushtria e vendit është akuzuar për sulm të qëllimshëm ndaj civilëve, duke nënshtruar popullaten me përdhunim dhe dhunë seksuale, përveç përdorimit të armëve kimike, ndër shkeljet e tjera të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Dy komisione të OKB-së kanë përfunduar se regjimi ka vendosur vazhdimisht armë kimike kundër civilëve.

Njësia e krimeve të luftës filloi hetimet e saj në Asma al-Assad në fillim të këtij viti dhe po përcakton nëse ka prova të mjaftueshme për të filluar një hetim të plotë.

Nëse hetimi vazhdon, Asma al-Assad mund të humbasë shtetësinë e saj britanike dhe t’i nënshtrohet një urdhri arrestimi ndërkombëtar.

Asma al-Assad konsiderohej një prej “Zonjave të Para” më simpatike dhe të shkolluara, por që prej fillimit të luftës, ajo konsiderohet si “djalli me fytyrë engjëlli”, pasi ka mbështetur të shoqin në vrasjen e popullsisë.

Pavarësisht fakti se vendi prej vitesh ndodhet në luftë, ajo vazhdon të bëjë një jetë luksi.

1 komente në “FOTOT: “Engjëlli” që akuzohet për krime lufte dhe terrorizëm”

  1. Mato Gruda says:

    Kjo nuk është asnji gjë, para Zonjës tonë të parë, Monika Kokëmadhja.
    Turp që merren me këtë.
    Merruni me Monikën, paratë e Saja me gjithë Burrë dhe macen Sasha, me vjedhjet, grabitjet, vrasjet dhe krimet e tjera monstruoze që ata burë e grua kanë bërë ndaj këtijë populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje