Geraldo Durda, sot me profesion avokat, ishte vetëm 14 vjeç kur Gërdeci u trondit nga një shpërthim i fuqishëm që u mori jetën 26 personave, e qindra të tjerë mbetën të plagosur. Mes viktimave, ishte edhe vëllai, gjyshi dhe të afërmit e Durdës.
Teksa rrëfente përjetimet dramatike, i ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, Durda theksoi se ngjarja nuk ishte një aksident teknologjik, por krim i organizuar.
“14 vjec, isha në Durrës. Nuk di se si t’i shpjegojë pamjet që pashë aty. Një grumbull njerëzish, disa të gjakosur, disa më lot në sy. Unë humba vëllanë, nusën e xhajës, gjyshin, dajën, nusën e dajave, kushurinjtë.
Morëm vesh që vëllai ishte gjetur dhe ishte te QSUT, me djegie të shkallës së tretë.
Dajat, më pas u gjetën në Spitalin Ushatark, ndërsa gjyshi nuk arriti të dilte kurrë nga krateri i Gerdëcit, ndërsa nusja e xhajës u gjet e prerë në dysh nga një predhë. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në Gërdec.
Edhe pse minoren, ai tregoi se ka punuar rreth 3 muaj në fabrikë.
“Në fabrikën e Gërdecit kam punuar 3 muajt e verës, kur e kisha pushim nga shkolla.
Punësohesha shumë kollaj në atë fabrikë. Ka patur edhe më të vegjël se unë, sikundër ka pasur edhe më të moshuar.
Kushtet që bëhej demontimi nuk mund të themi që ajo ngjarje ishte aksident teknologjik.
Kanë humbur dy fëmijë jetën, po këta kush i vrau? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë sot prokurorisë shqiptare. Edhe sot e kësaj dite, familja ime nuk ka shpjegim. Vëllai im nuk punonte në atë fabrikë, por po luante me biçikletë.”
Durda nënvizoi se kalavari i vuajtjeve për këtë çështje nisi në 2009, kur Gjykata e Lartë pushoi çështjen, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu.
Ai ka një thirrje për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkoi që Mediu të mos regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si kandidat për deputet.
“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e humbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte krim i organizuar, jo aksident teknologjik.
Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg.
Dua t’i bëj thirrje kunatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit.”
Durda u shpreh se para një jave, familjet e prekura kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediun.
“Ka institucione përjegjëse dhe një pushtet lokal që duhet të jepte informacion se çfarë po ndodhte. Asnjëri nga këta nuk ka reaguar. Pse? Kush ishte i përfshirë që institucionet nuk reagonin?
Gjykata e Lartë në vitin 2009 nisi gjykimin për 30 të pandehur, për shkak të cilësisë që kishte një prej të akuzuarve, Fatmir Mediu, çështja u nda. Këtu filloi edhe kalvari i Gërdecit. Fatmir Mediu është i vetmi nga 30 të akuzuarit nga prokuroria shqiptare që nuk është gjykuar. 13 vite nga ajo ngjarje, por janë kapur të gjitha afatet ligjore që ky shtetas të hetohet dhe gjykohet.
Para një jave kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku të çojë për gjykim Fatmir Mediun në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së Gërdecit.
SPAK është i vetmi që këtë shtetas, i cili nuk është gjykuar për shkak të imunitetit, të ridërgojë për rigjykim tani që nuk ka imunitet. Është prova e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë. Jetët e disa personave nuk janë të barabarta me disa funksiononarë.”
Trusti “BORONICA”(lule lakres)
Prokuroria Spak e ci permban pragu
eshte nji Bordello e Krimit te Otganizuar qe mbron Krimin.
Nqs nuk do Protestoni te gjithe para dyerve te ksaj Bordelloje Pederastesh
e Putanash ,kunder Krimieve te salih berishit ,mediur ,metes ,bashes ,
nuk do behet kurr Drejtesi ne ate vend .
Luftoni me gjithcka mundeni sot .
Gjaku nuk falet !
Celibashi KQZ kunati i Fatmir Mediut,si ???? .Mundet dikush te ma shpegoje ka konflikt interesi apo jo?
Ky qenka avokat tamam. Lum kush e merr per avokat. E ka degjuar ndonjehere ky palla “prezumimin e pafajesise”
I nderuar z. Geraldo Durda, unë jam një Shqiptar që jetoj që 30 vjet në mergim, dhe juve nuk ju njof, por tragjedinë e Gerdecit e njof. Meqënse në zakonet Shqiptare kurrë nuk është vonë për një ngushllim, po ju prezentoj nga zemra ngushllimet e mija ju, dhe nëpërmjet jush gjithë familjeve të martirve të Gerdecit. Shumë Shqiptar janë degjeneruar që kur banda e terroristëve të Sali Berishës kanë grabitur pushtetin në Shqiperi. Shumë Shqiptar kanë tradhëtur familjen, shokun, komshiun për një grusht para. Shumë Shqiptar, kanë shitur nderin,motren, gruan, vajzen nëpër trotuaret e Evropës për një grusht para. Çnderimi me hatër apo me zor është bërë një gjë e zakonshme në Shqiperi. Gjyshi dhe vellai juaj, si dhe të tjerët, janë vrarë nga Sali e Shkelzen Berisha vetem për të vjedhur dollarë nga prona e shtetit Shqiptar, dhe eksplozimi i “fabrikës” së armëve nuk ka ndodhur aksidentalisht, por për të shlyer definitivisht sasinë e vjedhur të municioneve. Sali Berisha dhe banda e tyre e kanë ditur permasat e tmerrshme që do ndodhin kur të eksplozonte “fabrika”, por jeta e familjes tënde dhe të gjithë fshatit të Gerdecit nuk ka peshuar në zemrat e tyre asnjë gram, dhe jam i sigurtë që kanë bërë festë atë darkë, nga gëzimi që sipas tyre kanë fshehur të gjitha gjurmët e sasisë së fishekve të vjedhur, kurse vdekjen e 26 Shqiptarve dhe shkatrrimin e një fshati e kanë quajtur “ca katundar me kule më pak”. I nderuar z. Geraldo Durda, mos i kini frikë shkerdhatës Sali Berisha as bandes së tij, sepse kaha ka ndryshur…, dhe mos e shitni nderin, dashurinë dhe kujtimin e të afermve tuaj për 5 aspra. Këtë tragjedi sikur t’jua kish bërë një njeri i ndrshëm, punëtor, që gaboj duke punuar për buken e gojës së fëmijve, duhet t’ja falësh keto gjaqe, por këtë krim-terrorist që kanë kryer Sali e Shkelzen Berisha kunder jush, vetem për të vjedhur dhe korrupsionuar, kurrë- kurrë nuk jua fali. Vetem këmbngulja jote në ankime tek ambasada amerikane, drejtesia Evropjane, mediat etj etj, do bëhet e mundur që kriminelat të pergjigjen për këtë krim të tmerrshëm. Me rrespekt.
Nqs Mediu nuk eshte i denuar apo nen gjykim nga gjykata , ai cilesohet i pafajshem e per rrjedhoje nuk i ndalohet kandidimi. Ne kete rast e vetmja menyre per ti privuar te drejten e kandidimit , eshte hapja e gjyqit , perpara dates se zgjedhjeve dhe ne rast se kjo gje vonohet pa arsye , vetem nje presion i forte popullor do te imponoje levizjen e organeve te drejtesise . Eshte e tmerrshme se si nuk jane denuar deri me sot autoret e masakres . E ndjej per detyre qytetare mbeshtetjen , ne krah te viktimave te pafajshme dhe te demtuara .
Nuk ka konflikt interesi sepse ish gruaja e Celibashit, eshte ndare me te se ka qene personazhi qe u gjet ne makinen e Olldashit kur u vra dhe u mbajt fshehur. Qe atehere Celibashi e ka ndare dhe vetem Mehdiu e ka moter. Jane shume te mpleksura gjerat me Sali Berishe, ILir Meta, Lulezim Basha, Fatmir Mehdiu e shume te tjere dhe ne vrasjen e Olldashit, po ca popull turme pa dinjitet e moral u shkon prapa bythes , harrojne se tu mblidhet rrethi ketyre , vene e gjejne Remziun, Trebicken, Olldashin e tjere. Keshtu jane punet ne zgjedhjet e 25 prillit; mund te zgjedhim dhe kriminele nderkombtar si keta njerezit e zgjebosur te cilet votojne per ta. Jane mut burra e gra, nuk dalin te thone; posht kriminelet e le te votojne per ke te duan se ka parti me bollek, por ndyresirat do shkojne tek ndyresirat.
Cudi qe sot askush nga politika nuk e permendi sot vjetorin e Gerdecit… normal qe PD eshte shkaktarja e kesaj tragjedie dhe nuk ka interes, po as PS nuk po i bie ne mend se nuk mbajti premtimin, po ju jeni njeri KAKE e tjetri MUT
Per Traktorin me Zinxhira
I. Celibashi ka marre per grua motren e F. Mediut (A. Mediu).
Po eshte direkt konflikt interesi.