Humb betejën me COVID-19, mjeku i njohur veterinar

14 Mars 2021, 09:52Sociale TEMA

Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku veteriner, personaliteti i njohur, intelektuali, aktivisti, dr. Sulejman Peza. Covid nuk ka kursyer as jetën e kësaj figure mjaft të njohur në qytetin e Elbasanit, i cili është shuar në moshën 75-vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe familjarëve, por edhe vetë atij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin e kobshëm. Veprimtaria e dr.Sulejman Pezës është mjaft e gjerë dhe komplekse. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit.

Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”. Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”,”Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.

2 komente në “Humb betejën me COVID-19, mjeku i njohur veterinar”

  1. Dori says:

    Ngushllime familjes! Respekte per njeriun punetor.

  2. Celik Titan says:

    U prehte ne paqe.

    Nguhellime familjes dhe miqeve.

    Paska qene nje personalitet i madh qe nuk e kemi njohur mire.

    Kjo eshte media Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje