Covid-19 në 24 orët e fundit: 12 të vdekur dhe 698 të infektuar

13 Mars 2021, 17:42Sociale TEMA

12 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kuçova dhe 1 qytetar nga Kavaja.

3463 testime janë kryer në total në 24 orë, nga të cilat 698 qytetarë rezultuan të infektuar me Covid. 195 raste janë konfirmuar në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë, sot janë kryer 1018 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (13 Mars 2021)
Raste të reja ditore       698
Të shëruar në 24 orë     690
Të shtruar në spitale      492
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore               3463

Testime totale          507,956
Raste pozitive           116,821
Raste të shëruara       79,821
Raste Aktive                34,970
Humbje jete                2030

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    23379
Fier        2567
Vlorë       1578
Durrës    1656
Shkodër   1332
Gjirokastër 1207
Korçë    886
Elbasan 587
Lezhë      731
Berat       382
Dibër    345
Kukës    320

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje