Përmes një video të publikuar nga Patagonia – kompania amerikane e veshjeve që tregton dhe shet veshje për aktivitetet në natyrë dhe promovon mbrojtjen e mjedisit – tregohet rëndësia e ruajtjes së Vjosës.
Peticioni u kërkon njerëzve që kanë llogari në Tëitter që të ndihmojnë duke shpërndarë projektin e Parkut Kombëtar të Vjosës.
“Njerëzit po ngrihen për të mbrojtur lumin e egër më të madh të Eeropës – Vjosa. Kjo rrugë ujore shkon e paprekur nga burimi në det, duke përqafuar një mozaik habitatesh dhe kulturash që janë lidhur me të për mijëra vjet. #VjosaPërgjithmonë tregon luftën e vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi unik, nga pasiguria politike dhe lakmia oportuniste deri te shpresat për krijimin e një Parku Kombëtar (i pari i këtij lloji në Europë).
Pas zgjedhjeve të qeverisë në prill, adhuruesit e lumenjve, qytetarët lokalë dhe konservatorët globalë kanë frikë se kjo ‘Mbretëreshë e Europës’ do të përballet me rrezikun. Në këtë moment historik, njerëzit kudo janë të detyruar të flasin për Vjosën; për ta mbajtur atë të egër, përgjithmonë” – shkruan Patagonia.
Më herët, ishte aktori i njohur Leonardo Di Caprio, që kërkoi sërish nëpërmjet një video në rrjetet sociale, mbrojtjen e Vjosës.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara,” shkruan ai në një postim të fundit në Instagram.
Në vijim, Di Caprio shton:
“Vjosa është kurora e Zemrës Blu të Europës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili do të ishte parku i parë një lumi të egër në Europë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni linkun në Bio dhe nënshkruani peticionin.”
Nice words and inaction won’t save one of Europe’s last wild rivers. Retweet and ask Albanian and European politicians to take clear steps towards creating a #VjosaNationalParkNow pic.twitter.com/HIAnuH25WM
— patagoniaeurope (@patagoniaeurope) March 3, 2021
https://www.instagram.com/p/CMSVLfVllsT/?utm_source=ig_web_copy_link
Patagonia eshte nje nga kompanite me prestigjioze te veshjeve amerikane. Me habit fakti qe kane kaq informacion mbi nje situate te tille ne Shqiperi. Jane per tu pergezuar.
vetem kafsheve me dy kembe nuk i intereson Toka dhe mema Natyre
Epo…kane halll poltikanet bre !
Duan mikro Hidrocentrale !
Çish te bejme !?
Mos tu plotesojme deshirat !!!
Do ishte shkelje e Kushtetutes mos plotesimi !
Vjosa është pasuri e shqiptarëve dhe jo e Barbarëve që duan të shkatërrojnë edhe atë pak natyrë që ka ngelur pa prekur në Shqipëri.
Duhet mbrojtur me gjithëçka.
O di caprio pirdh se lirohesh
“I lire nga burimi ne det”
Me ke te besh me shimpaze?
Vjosa buron ne greqi, 80% e ujit te atyre burimeve devijohen nga shteti grek drejt liqenit te janines
E din di cari kete apo jo?
Duam nje vjose te lire atehere thyeni ato prita ndryshe mbyllni halene
E gjitha bota po qan per vjosen por fqinji yne jugor ben sikur nuk di gje
Per mua eshte pikerisht orkestrim i tyre…
Sa per ate prrallen e biodiversitetit nuk shoh ndonje shkaterrim ne pritat e drinit perkundrazi “bukuri e shtuar ka dhe dokumentar kastile per pritat me te medha ne bote ku tregojne sesa ndryshon biodiversiteti
Qeveria te beje llogarite sesa humb me mos ndertimin e hidrocentealeve ne nje vit dhe tu paraqese faturen vjetore leonardeve me shoke nqs nuk kombesojne kete shifer me nje investim tjeter ne zone te vazhdoje punen