Nga Hans von der Brilie, euronews
Shqipëria ndodhet në një nga zonat më të rëndësishme për zogjtë që migrojnë midis Europës dhe Afrikës.
Laguna e Nartës, e vendosur në pjesën jug-lindore të Detit Adriatik, dhe e përbërë nga mbi 10 000 hektarë tokë është vendi i mijërave zogjve në tranzit. Është vendi i dytë më i rëndësishëm për shpendë të mjediseve ujorë në Shqipëri, një nga arsyet pse kjo është një zonë e mbrojtur.
Zogjtë në Lagunën e Nartës tashmë duhet të shmangin plumbat nga gjuetarët pa leje dhe rrugët e zëna. Por armët dhe makinat nuk janë kërcënimi i vetëm për ta. Tani ka plane për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar brenda kësaj zone të mbrojtur.
Planet e diskutueshme
Plani i qeverisë nuk është vetëm për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar . Do të ketë gjithashtu ndërtime në shkallë të gjerë të hoteleve dhe vendpushimeve turistike.
Ne u takuam me disa nga ekspertët më të shquar të jetës së shpendëve në Shqipëri duke folur për alarmin mbi zhvillimet turistike dhe pikëpamjet e tyre. Shkencëtarët si Erald Xeka nga Shoqëria Ornitologjike Shqiptare dhe Zydjon Vorpsi, menaxheri i projektit në organizatën e mbrojtjes së natyrës, PPNEA janë të tmerruar nga planet.
Kjo zonë është një nga më të rëndësishmet e ekosistemeve ligatinore të Mesdheut.
Xeka tha: “zogjtë flurojnë nga kjo zonë në Adriatik për të migruar, kështu që nnëse kjo zonë është nën kërcënim, do të jetë një pengesë për ta”.
Vorpsi shton se “këto plane janë kundër ligjeve tona kombëtare dhe ndërkombëtare. Shqipëria po aspiron të bëhet një vend anëtar i BE-së dhe këto plane janë kundër direktivave të zogjve dhe habitateve”.
Asnjë prej tyre nuk është kundër ndërtimit të një aeroporti, ata thjesht nuk duan që ai të ndërtohet në një zonë të mbrojtur.
Një zonë në nevojë për rritje ekonomike
Por Laguna e Nartës është gjithashtu shtëpia e peshkatarëve. Viktor Moçka është një prej tyre. Ashtu si shumë prej banorëve të zonës, nuk shqetësohet për projektin e ri të aeroportit.
Ai beson se do të jetë një përfitim ekonomik për zonën. Ai tha se “ky aeroport do të diçka pozitive për fshatrat dhe qytetet shqiptare, është afër dhe nuk do të duhet të shkojmë më në aeroportin e Tiranës.
Për më tepër, ata do të ndërtojnë një rrugë për në plazh dhe do të ndërtojnë shumë hotele. E gjithë kjo do të sjellë rritje të punësimit “. Është e vërtetë që Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës dhe ky rajon ka nevojë urgjente për një rritje ekonomike.
Kryetari lokal, Dritan Leli, ka të njëjtin mendim si Viktor.
Ai e sheh qytetin e tij të Vlorës si të ardhmen e turizmit mesdhetar. Ai kundërshton argumentet e për migrimin e zogjve duke thënë se vendndodhja e aeroportit të ri dikur ishte tashmë një aeroport, raporton abcnews.al
Deri në fillimin e viteve ’90, kishte një aeroport ushtarak në vend. Ai na tregon se është pjesë e punës si kryetar bashkie për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe beson fuqimisht se aeroporti i ri do të diçka e mirë për rajonin. Ai dëshiron që ky aeroport të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Xeka thekson se aeroporti i vjetër nuk ishte i vërtetë. Ai sheh një ndryshim të madh midis një aeroporti të vogël ushtarak dhe një aeroporti ndërkombëtar tregtar, si ai që ka propozuar qeveria.
Përmbushja e kërkesave për mbrojtjen
Laguna e Nartës dhe rrethinat e saj janë brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë.
Vjosë-Nartë futet nën ‘Rrjetin e Zonave të Mbrojtura’ të Shqipërisë, njihet si ‘Zonë e Rëndësishme e Zogjve’ dhe si ‘Zonë kryesore e biodiversitetit’.
Ka edhe më shumë se kaq, vendi gjithashtu plotëson të gjitha kriteret për t’u klasifikuar si një “Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare” dhe është emëruar nga qeveria shqiptare si një vend kandidat për “Rrjetin smerald” sipas Konventës së Bernës.
Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu “Marrëveshjen ndërqeveritare për ruajtjen e Zogjve Ujorë Migrues Afro-Euroaziatik” (AEWA), e cila ka të bëjë me 92 specie në lagunën e Nartës.
Për më tepër, më shumë se 200 specie zogjsh të egër monitorohen në zonë.
Pavarësisht kësaj, ndërtimet e hoteleve janë kudo përgjatë vijës bregdetare. Sipas ekspertëve vendas, strategjia e vendit për të zhvilluar një industri më të madhe turistike është shkatërrimi i kënetave dhe habitateve të shpendëve, raporton abcnews.al
Zgjedhjet e ardhshme duket se kanë mbingarkuar biodiversitetin e zonës. Partitë politike, përfshirë ato që qeverisin dhe opozita kryesore, janë në anën e promovuesve të turizmit.
Vorpsi na tregon se ndërtimi në Vjosë-Nartë “është një çështje me rëndësi për të gjitha rrjetet e zonave të mbrojtura.
Nëse krijojmë një precedent të ndërtimit të investimeve strategjike kudo që duam, madje edhe në një zonë të mbrojtur, ne mund ta bëjmë atë më vonë edhe në zona të tjera “.
Xeka punon me një grup ornitologësh hungarezë. Kërkimi i përbashkët shqiptaro-hungarez mbi rrugët e ndryshme migratore filloi gjashtë vite më parë. Për të marrë të dhëna të sakta, zogjtë meshkuj janë të pajisur me radio me energji diellore. Por, pavarësisht rezultateve të hulumtimit, politikanët shqiptarë vazhdojnë ende me planet e tyre të infrastrukturës të lidhura me turizmin.
Shqetësimi i BE-së
Raporti i Komisionit Europian për vendin duke shqyrtuar legjislacionin shqiptar për investimet strategjike, një portë e mundshme për investime të mëdha në zonat e mbrojtura, ka ngritur shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit në Vjosë-Nartë.
Këto shqetësuan 37 organizata të botës së egër në të gjithë Europën, të cilët i shkruan një letër të Kryeministrit shqiptar.
Por shumë besojnë se nëse qasja nuk ndryshon, popullatat e prekshme të shpendëve ujore mund reduktohen në numër.
Xherri Xhemal është menaxher i projektit në organizatën PPNEA. Ai ka folur për Pied avocet, një zog të bukur që thotë se “është një nga speciet që shumohen në zonë, i cili nuk mund të shumohet më nëse ndërtohet aeroporti”.
Arian Mavriqi është një fotograf i profilit të lartë të jetës së egër. Për të laguna e Nartës është një nga vendet e tij të preferuara të gjuetisë për fotografitë e mrekullueshme të shpendëve.
Ai thotë se sheh shumë zogj të ndryshëm në lagunën e Nartës dhe ka shumë foto të bukura por nuk është i sigurt nëse do vazhdojë ta bëjë diçka të tillë nëse ndërtohet një aeroport.
Ai shpreson që qeveria të ndryshojë mendim.
Pronari i ‘Tavernës së Miqësisë’ është një vendas që beson se aeroporti duhet të ndërtohet për të ndihmuar ekonominë lokale. Sidoqoftë, ai mendon se duhet të ndërtohet më larg për të mos dëmtuar eko-sistemin dhe speciet që jetojnë atje.
Shqipëria dëshiron të bëhet shtet anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që vendi duhet të respektojë ligjin e BE-së, duke përfshirë direktivat europiane për të mbrojtur jetën e egër dhe habitatet.
Për momentin, planet për aeroportin janë ende në vazhdim. Por ekspertët e botës së egër vazhdojnë të luftojnë që kjo të ndryshojë sepse siç thotë Zydjon Vorpsi, ata nuk kanë “luksin të humbasin një perlë të tillë”. (Sonila Backa, abcnews.al)
Une jam i mendimit te kthehemi te harku dhe shigjeta
Por te leme shakate
vlora duhet ti jape prioritet portit jo aeroportit per faktin se deti i vlores eshte nje nga me te thellet ne europe fusha e nartes duhej te shfytzohej per kointenier vlora ka kapacitetin tja kaloi roterdamit por politika paguhet nga qarqe te caktuara per te mos realizuar projekte te tilla
Shembull
Koridori 8, vlore-sofie-stamboll nuk ndetohet sepse prish interesat e koridorit 10, selanik-beograd- budapest
Porti i vlores sic thashe me lart nuk ndertohet sepse prish interesat e portit te selanikut dhe pireut
Nje nga portet me te medha ne itali ai i xhenoves vuan nga hapsira si te gjithe portet europiane tani po mendojne qe koitenieret ti magazinojne 70km larg ndersa fusha e nartes vloren do ta kthente portin me te madh ne mesdhe dhe me thellsine e detit qe ka do shkarkoheshin dhe anijet me te medha gje qe nuk ndodh ne portin e pireut ku keta anije ndalojne km lar portit per tu shkarkuar
Pra hapsira e nartes duhet vertet harxhuar per aeroport sepse njehere qe ndertohet vlora kthehet ne nje qytet te zakonshem europian me port por pa hapsire?
Ky trap qe gjoja e ka shkruar as ka qene dhe as nuk e di ku bie Vlora, aeroporti aty ka qene gjithmone dhe asnjehere nuk ka pas problem. Kete shkrim e bejne ata qe nuk dine te ponojne dhe kan inat qe Vlora te perparoi. Budallalliqet skane te sosur nga idjotet e PDH…. se PD nuk mund te quhet.
O Hanso, o Holandez fluturak me gishtin në bythë a me çfarë të duash ti në bythë mbasi e ke dashuri një gjë në bythë, pash zotin, sa para, dollarë, apo euro të ka paguar PIDHIJA e Sali Berishës dhe zogu push verdhë Luli Basha ❓
O Hanso, o beqir, pse në Hollandë, Venecia, Gjermani, Belgjikë, Finlandë, Amerikë e Kanada, e ku të të pëllcasë ty, nuk ka laguna, këneta, Zogj e shpendë gjithfarëlloji, dhe perseri janë ndertuar aeroporte ❓❗️
Aman ore të keqen, si nuk të pyetën ty, andej nga mutin je, ashtu edhe ne këtej, nuk pjerdhim as për ty, dhe as për ata që të kanë paguar.
Nashti pirdhu, e mos ha më mut.
? ? ? ? ? ?
Pse nuk permend qe porti vlores nuk perdoret per arsyet se kur ishte ps-lsi ne pushtet gjithe c doganimet do te beheshin nga porti durresit ,dhe per kete menduan moterqirat e lsi-se
I nderuar vlora vlora
Mendimi im eshte persa i perket pozicionit strategjik te vlores jo shkerdhatave qe na qeverisin
Mund te flas dhe per portin e durrsit por ai ishte i mjaftueshem gjate komunizmit ndersa nqs do ta llogarisim si nyje nderkombtare durrsi sot as qe mjafton per pasagjeret e jo me per shkembimet tregtare per hapsiren qe ka ne toke
Ajo qe doja te thoja ishte qe vlora me nje port si nyje nderkombtare do punsonte krejt jugun jo vetem vloren ka kapacitetin sepse ka nje fushe si ajo e nartes per mallrat (imagjino mineralet e trepces ne durres apo shengjin thjesht e pamundur) dhe nje thellsi te konsiderueshme per kointetnermbajteset e gjenerates se fundit
Ndesa aeroporti maksimumi 500 vende pune mbase edhe vetem per vere
Prandaj per mua aeroporti ne narte eshte atentat kunder portit dhe krejt shqiperise
Eshte sikur me pas nje hektar toke te blloku dhe ti nderton nje kasolle per lopet
Shqiperia , te pakten duhet te kete 4-5 aeroporte. Prioritet duhet te kene njerezit dhe jo kafshet. Alarmin qe dha artistja franceze si kryetare e kafsheve, Brighit Bardo se coronavirusi ishte i domosdoshem se ishin shtuar shume njerezit, tregon se NJEREZIT si kjo kane mbaruar ciklin human dhe jane kthyer ne kafshe. Keta po, e mira e te tjereve eshte qe te elminoheshin ne menyre ciklike, por edhe kjo eshte antihumane. Pse i thashe keto; sepse shume jane kthyer kunder zhvillimit duke qene se vete nuk ja kane nevojen asaj apo kesaj pune dhe s’mendojne me per te tjeret. Fatkeqesi! Ndertimi aeroportit ne Akerni te Vlores eshte me se i domosdoshem dhe urgjente. Kush mendon ndryshe shikon hallin e tij dhe jo te vlonjateve dhe te jugut. Sot shqiptaret jane shperndare ne te gjithe boten dhe ky lehteson shume levizjen e tyre me te shpejte dhe me te shpeshte. Ekonomi e tregut e zgjidh vete punen e saj midis portit dhe aeroportit si kudo. Por aeroportet dhe trenat elektrik jane me se te domosdoshem dhe urgjente midis te gjitha qyteteve. Per kafshet qe pretendohet pyesni Brighit Bardon. Ketu po ikijn njerezit, keta duan te mbrojne shpendet dhe lumenjte. Nuk jam kundra, por te ndertohen raporte te drejta ne sherbim te njerzeve ne radhe te pare dhe jo te kafsheve. Akoma me gomaret e Nartes do shkohet ,ne Vlore?! Mbaroi ajo epoke, sot bota po nderton lulishte ne pallate dhe mbrojje ne atmosfere.
Ky qe ka shkruar me emrin PAPI duket qe eshte shpellar RRK komplet….
O malok a e di sa aeroporte ka pasur ne kohen e mbretit Zog……
Hiqe ate rrk nga goja se paske dhe emer te fortish
Qeveria mandatin e par doli me nje plan per nje port ne karpen te kavajes ndertimi i tij flitej 4 miliard €
Por duke patur parasysh kafshet qe drejtojne shtetin qe nuk dinin qe ne ate zone thellsia e detit nuk shkon me shume se 10 metra deri ne 5km nga bregu pra vetem per peshkarexha
Pra nqs ky port prej 4 miliard € do ndertohej ne vlore meqe thellsia eshte perfekte lind pyetja
Me mir nje aeroport 130 milion € apo nje port 4 miliard € ?
Ti po kujton se po i jep mbeshtetje ps me kete lloj tifozlleku por e ke gabim mbaje pak gojen sepse ps ka deputete edhe ne veri apo je nga ata haxhi qamilat qe ju intereson vetem pashalleku vet
Ndryshe dal ne perfundim qe ti po kerkon lidhje me burre qe komenton komentuesit dhe jo artikullin nqs eshte keshu le numrin e telefinit se njoh njerin e ta prezantoj