Ervis Murati, një 39-vjeçar nga Shijaku humbi jetën në banesën e tij një ditë më parë, pasi kishte marrë mjekim në Spitalin e Durrësit.
Vëllai i 39-vjeçarit, pas varrimit, ka bërë denoncim në Komisariatin e Shijakut ndaj mjekes P. Kristani, 47 vjeç, e cila e ka mjekuar Ervisin ditën e enjte, kur ai është shtruar në spitalin rajonal. Pas mjekimit, Ervis Murati është dërguar në banesë, por ka ndërruar jetë, megjithëse, sipas familjarëve, nuk vuante nga sëmundje të tjera.
Familjarët kërkojnë të zbulojnë shkakun pse i afërmi i tyre humbi jetën dhe për këtë arsye kanë kërkuar akt-ekspertizën mjeko-ligjore.
Paraditen e sotme, blutë e Durrësit njoftuan se në Komisariatin e Policisë Shijak ka nisur procedimi penalisht për mjeken P. Kristani, e cila akuzohet për “Mjekim i pakujdesshëm”.
Kjo eshte e Forte une shpresoj qe Kjo ngjarje dhe ky lajem kaqe tragjike te hetohet dhe te zbarrdhet komplet se ajo Doktorresh munde te jet pa shkolle … Por punone si mjeke popullore
Idiotesi! E fusin ne dhe dhe üastaj erojne qe te behet nje at-espetize mjeko-ligjore! Perse nuk u be eprpara varrimit denoncimi dhe trupit ti behej autopsia?