DETAJET/ Shkoi për të bërë analizat: 26-vjeçari me Covid i iku nga vëmendja të atit dhe u hodh nga kati i tretë

14 Mars 2021, 19:21Sociale TEMA

Një 26-vjeçar u vetëhodh pasditen e sotme nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. I riu me inicialet H.P ishte i prekur me koronavirus.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja 26-vjeçari po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.

Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur. Mësohet se gjendja e tij është kritike.

Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.

2 komente në “DETAJET/ Shkoi për të bërë analizat: 26-vjeçari me Covid i iku nga vëmendja të atit dhe u hodh nga kati i tretë”

  1. Shqetesuese:Dicka nuk Shkon says:

    Shprehim Keqrdhje per Djalin,por ajo qe te bene te Mendosh eshte:Pse kemi kaq Vetevrasje me Hedhje nga Ballkonet apo Dritaret ne Shqiperi??Dicka nuk Shkon duket se Virusi,ka efekte qe i bene NJerezit te Vetevriten?????????????????KJo duhet Hetuar??Mos valle Pacjentet shkojne deri ne Paranoj-Vetevrasje..ose duket se i “Ndjeke” dicka Kercenuese???

  2. Gav says:

    • Dritaret dhe dyert e spitaleve nuk jane te pershtatshme per arsyen se duhet te kene sigurese (safety lock) hapen vetem per ajrosje saqe edhe nje femije nuk mundet te kaloje.
    • Covid-19 shkakton delirium ose halunacione tek 55% e pacienteve qe e kane nevoje per ndihme mjeksore. (E kam kaluar vete marsin qe shkoi ne nje prej spitaleve te Londres)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje