I 'grisi' skenarin?! KQZ i ‘krasiti’ listat, PD: Veprim i padrejtë, i diktuar nga interesat politike të mazhorancës! Do ta ankimojmë

17 Mars 2021, 20:50Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për të miratuar listat shumë emërore vetëm me kandidatë e nevojshëm duke i hequr ata të tepërt.

PD e ka cilësuar si një vendim të padrejtë dhe të diktuar nga interesat politike të mazhorancës. PD shprehet se do të ankimojë vendimin në të gjitha shkallët ankimore.

“Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë.

Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të përfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimmarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor.

Kjo vendimmarrje, si të gjitha vendimmarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve”, thotë PD.

Reagimi i ashper i PD per rregjistrimin ne zgjedhje, duke i reduktuar listat na ben te mendojme se Basha ka pasur ndonje skenar ogurzi per te mos hyre ne zgjedhje. Pasi nuk e mendon askush se juristet prane PD s’dine ligjin!

6 komente në “I ‘grisi’ skenarin?! KQZ i ‘krasiti’ listat, PD: Veprim i padrejtë, i diktuar nga interesat politike të mazhorancës! Do ta ankimojmë”

  1. Kozmo says:

    BESOJ QE LULI BASHA LUAN ME ATA TE LISTES, I PREMTOI SEPSE E DINTE QE DO KRASITEJ, QE NESER TI THOTE, QE ME VJEN KEQ, POR KQZ JU HOQI, UNE DETYREN E BERA JU FUTA NE LISTA. ????‍♀️✌️✌️???

  2. Astrit says:

    Ore keta kane pjerdhur fare,kerkojne ta bejne perlamenti me 200 deputet nga 140 qe jane sote.edhe vete zotit ti ankoheni nuk ju jep njeri te drejte ligji eshte nje per te gjithe do konkuroni per 140 deputet nga momenti qe jeni ne nje liste.pse sdolet gjithesecili me vete dhe do te kishin mundesi te gjitha partite te kishin listat e tyre me maksimumin 140 kandidat per 140 vende ne parlament

  3. Parti babalesh says:

    Eshte skenar per te prishur zgjedhjet,se e dine qe nuk fitojne dot.Jane manovra idiotesh,si ato te djegies se mandateve dhe moshyrjes ne zgjedhjet vendore.Nuk e kuptojne qe bejne vetem autogol.

  4. Gaz says:

    Shejtana dhe budallej ne te njejten kohe. Neveri per keto njerez te PD.

  5. Velo says:

    E kanë hallin që të shënohet edhe një gjë më shumë si parregullsi nga komisioni errët e OSBE-ODIHRIT. Të jetë një nga pikat e alibi e për të justifikuar humbjen.

  6. Varja says:

    Nese doni te dini kuptimin e fjales Rrumpall, ja ku e keni!
    Ligji i kerkon PD dhe koalicionit te saj 140 kandidate! Mirpo keta rrezik vendosin 4000. Sepse kane mashtruar me komision Rul_nishan rreth me shume se 4000 demokrate te cmuar u deklasifikuan ne menyre jo- transparente, te cilet natyrshem ndjehen te tallur, per pasoje tashme ata dhe influencat e tyre ndjehen te zhgenjyer! Nuk I dihet si shkon vota e tyre! E gjithe kjo histori quhet Rrumpall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje