Kompletohen gjysëmfinalistet e Kupës së Shqipërisë: Kualifikohen Teuta dhe Vlllaznia

17 Mars 2021, 18:03Sport TEMA

Është mbyllur faza çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Pas Laçit dhe Skënderbeut janë njohur edhe dy skuadrat e tjera që vazhdojnë më tej në këtë kompeticion.

Teuta dhe Vllaznia kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinale, teksa të dyjave u ka mjaftuar një rezultat minimal 1-0 për të siguruar kualifikimin.

Teuta ka mposhtur Kukësin, ndërsa Vllaznia më në fund është zgjuar përballë Korabit. Pas krizës së madhe të rezultateve shkodranët tashmë janë sinjale shprese se po kthehen në rrugën e mbarë drejt ecurisë pozitive.

Ndërkohë Kukësi ka dalë jashtë gare në atë që këtë vit ishte kthyer në objektivin e tyre kryesor.

Rruga e vetem për Europë tashmë kalon nga kampionati për verilindorët, aty ku e pret një luftë e ashpër deri në fund të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje