Në dokumentarin e saj të ri, “Dancing With the Devil”, Demi Lovato ka folur publikisht për abuzimet seksuale që janë kryer ndaj saj.
Dy nga ngjarjet më traumatike për të cilat flet, Demi i kujton në 2018-ën, kur përfundoi në mbidozë nga shpërndarësi i saj i drogës dhe tjetrën, kur ishte 15 vjeç, kësaj here nga një adoleshent, që gjithashtu ishte yll “Disney” asokohe.
“S’është se thjesht më droguan. Përfituan nga unë. Kur më kanë gjetur isha lakuriq, kisha marrë ngjyrë tjetër.
Praktikisht isha e vdekur për 1 javë pasi ai përfitoi prej meje. Kur u zgjova në spital më pyetën nëse kisha bërë seks pa vetëdije.
Kisha vetëm një si vegim të tij sipër trupit tim. Mu kujtua ajo pjesë dhe thashë po.
Një muaj pas mbidozës kuptova se nuk kam qenë në gjendje të marr një vendim të ndërgjegjshëm”, tha ajo.
Teksa tregonte për abuzimin e 2018-ës, Demi foli për herë të parë për përdhunimin gjatë adoleshencës.
Ajo tregon se nuk e zgjati këtë çështje nga frika e asaj çfarë mund të ndodhte më vonë.
Njerëzit mund të mos e besonin çfarë i kishte ndodhur prej ngjarjes së hershme: përdhunimit të adoleshencës:
“Kur isha adoleshente isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë përmes një përdhunimi”- tregon Lovato, duke mos përmendur emrin e abuzuesit.
Ylli i “Disney” tha se asokohe ata ishin në fillimet e romancës, por ajo s’ishte gati për të kryer marrëdhënie:
“Unë s’kisha një herë të parë romantike. S’ishte për mua, ma shpifte. Pastaj më duhej ta shihja këtë njeri gjatë gjithë kohës, prandaj fillova të mos haja më dhe ta përballoja në mënyra të tjera.
E kam dënuar veten për vite me radhë, prandaj kam kaluar një kohë shumë të vështirë derisa kam pranuar se çfarë ndodhi ishte në fakt përdhunim.
Ne thjesht dilnim dhe mendova se nuk do t’i çonte gjërat më larg nëse unë s’doja. Kjo s’kishte rëndësi për të dhe e bëri. Për shumë kohë i kam thënë vetes që është faji im sepse unë pranova të jem në një dhomë me të. Unë dilja me të.”
Ndonëse Demi ua ka treguar historinë e përdhunimit njerëzve të tjerë në jetën e saj, personi abuzues nuk mori kurrë një ndëshkim për çfarë bëri:
“Atë s’e nxorën kurrë nga filmi. Kam qëndruar e heshtur për shumë gjatë, pasi u lodha.”
Pas dy ngjarjeve abuzuese, Demi duhet të përballonte pasojat traumatike. Kjo nënkuptonte edhe faktin që i është dashur të qëndrojë në kontakt me të dy njerëzit që abuzuan me të, pavarësisht çfarë ndodhi:
“E telefonova atë njeri një muaj më vonë dhe u përpoqa të bëj gjënë e duhur duke e mbajtur situatën në kontroll. Thjesht u ndjeva unë më keq!”
Premiera e dokumentarit të ri të Demi Lovato-s do të jetë në 23 mars, 2021 në YouTube.
52108456 Singer Demi Lovato shows off her bikini body while enjoying a day by the pool with friends in Miami, Florida on June 30, 2016. Demi was taking a break from her Future Now Tour which she is co-headlining with Nick Jonas. FameFlynet, Inc - Beverly Hills, CA, USA - +1 (310) 505-9876
Nuk ka gje me te ulet ,
se te abuzosh me nji femer te droguar ,te dehur ,
pra kur eshte e pavetedijeshme dhe e pendergjegjeshme !
Po mundet qe edhe partneri/abuzuesi te kete qene i dehur ose nen efektin e droges. Po nuk u trullosen pak trute nuk ka seks te sukseshem. Nese ti pranon te vish tek dhoma ime, pranon te pime e te ngacmohemi, mbase dhe kercejme, vjen nje moment qe trupi shperthen dhe seksi eshte ilaci qetesues.
Ana ,
tingellon bindese ne ate cfar shkkruan ,per rastin qe te dy jane per sex
dhe te dy japin e marrin e ndjejne sexin me njeri – tjetrin
Exziston edhe ajo mundesi edhe pse un e kam par pak ne nji tjeter kenveshtrim
ate te Perdhunimit .
Per mua psh nuk do ishte korrekt sexi ,nqs te dy ndjejn dhe jane aktive ne proces ,
jovetem mashkulli te penetroj ne nji trup shtrire pothuaj pandjenja .
Nuk kam as nje pike meshire per perdoruesit e droges .
Me duket veprim i arsyeshem ajo qe ben presidenti i
Filiupineve me drogaxhinjte . Vetem ashtu mbyllet ajo
plage .,qe ja mesuam emrin pas vitit 1990 .
TE TILLE JINI, SA HERE QE HAPNI GOJEN
—–
Si fillim nickname jot me duket komplet absurd ,ta perdoresh vend e pa vend .
Tjeter ,
Presidenti i Filipineve eshte nji i semure mendor nji Extremist i cili nuk rrespekton Ligjet e Shtetit ,
dhe per mua nuk ndryshon nga nje Terrorist .Pra eshte thjeshte nji Kriminel qe dikush e shtyn nga pase
te vrasi njerez dhe e gjitha shkon ne konton e zvogelimit te popullsise e ska te bej me Luften kunder perdorueseve te droges ,me duket mua
ky terrorr i te cmendurit ne Filipine .
Nuk jam me ate qe njerzit te drogohen sepse pasojat dihen jane katastrofike ,por fakt eshte se ne kte Bote marrja e Droges ,
ka nji histori disa shekullore . Sidomos ne Perendime .Ne pupujt Perendimore ka qen dhe eshte ne perdorim ne mase .
Asgje nuk fenohet me dhune ,me Diktature si mendon ti .
Eshte mire te shokohen Shkaqet qe cojne popujt ke Droga ,pse drogohen , jpo te merresh me fenomenin te droguarit e rrugeve .
Jane Politikat e skllaverise ,te padrejtesise njerezore qe e ndesh kudo sot ne Bote ,
jane papunesia ,jane ndarja e padrejte e Pasurive dhe ajo arratisje e Njeriut nga Qenia Njeri shndruar ne Kanibal .