E quajti vrasës, Vladimir Putini fton Joe Biden në debat publik

18 Mars 2021, 21:30Bota TEMA

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka reaguar pas deklaratave të homologut të tij amerikan Joe Biden që e cilësoi atë si vrasës.

Kreu i shtetit rus deklaroi se ishte gati të bisedonte publikisht përmes internetit me Biden, rreth marrëdhënieve bilaterale me Shtetet e Bashkuara si dhe çështje të tjera të tilla si konfliktet rajonale.

Putin tha gjithashtu se komentet e Presidentit amerikan Joe Biden pasqyrojnë problemet që Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht apo kanë patur në të shkuarën.

I pyetur se çfarë përgjigje do t’i jepte Presidentit amerikan Biden lidhur me deklaratën e tij, Putin tha se kur ishte fëmijë i përgjigjeshin fyerjeve me një shprehje:

“Ato çfarë thua për të tjerët, pasqyrojnë atë që je ti vetë. Qofsh me shëndet, i uroj të jetë mirë dhe e them pa ironi apo shaka”, deklaroi Putin.

Një ditë më parë, Biden ka kritikuar në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se “Putin do të paguajë një çmim të lartë për tentativën e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane të vitit 2020”.

3 komente në “E quajti vrasës, Vladimir Putini fton Joe Biden në debat publik”

  1. ShkoDrani says:

    Nuk ka asgje per te debatuar me nje diktator. Putin kujton se po ben propagande me Bjellorusine. Pune komunistesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje