Shumë liderë botërorë po tregohen sot të kujdesshëm për të mos shtuar panik për lidhje ende të pakonfirmuara nga shkenca, mes disa vdekjeve dhe vaksinës AstraZeneca.
Pezullimi i disa lotëve të vaksinës së lirë dhe të lehtë për tu shpërndarë falë specifikave të saj të ruajtjes në temperatura jo shumë të ulëta, është bërë për arsye sigurie. E megjithatë të gjithë tregojnë kujdes në deklarata. Kryeministri italian Mario Dragi thotë se ritmi nuk do të ulet çfarëdo vendimi të merrte Agjencia Europiane e Barnave.
Ndërsa OBSH tha sot se duhet të vazhdojë vaksinimi.
Por në Shqipëri ish kryeministri Sali Berisha një mjek me profesion, pavarësisht se e di mirë se çdo vaksinë mund të ketë disa efekte anësore, i quan ato ndërlikime serioze nga Astra Zeneca në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Berisha akuzon kryeministrin Rama se po fsheh këto pasoja të tilla si mos dalja në punë e disa mësuesve të nesërmen e vaksinimit në Durrës me temperaturë mbi 38 gradë.
Zyrtarisht mësohet se mësuesit sot janë paraqitur në punë pa probleme.
Berisha përhap kështu alarm dhe panik mbi fakte të paprovuara që sipas tij janë denoncuar nga qytetaret për temperaturë pas vaksinës, një efekt anësor ky i paralajmëruar pothuaj për çdo lloj vaksine gjë që si ish mjek Berisha duhet ta dijë më mirë se qytetarët digjitalë. Ai shkruan gjithashtu se pas vaksinës është ndjerë keq dhe ish-kryetari i Bashkisë Bulqizë “Melaim Damzi” kandidat i PS në qark.
Mësohet se Damzi ka patur probleme me tensionin e lartë pas gjatë një takimi elektoral dhe është dërguar për ndihmë mjekëore, probleme këto që nuk kanë lidhje me vaksinën të cilën e kishte bërë një javë më parë./tch
Kam bere vaksinen ‘Moderna’ ketu ku jetoj. Jam 69 vjec. Ne goditjen e pare nuk ndjeva gje, ne goditjen e dyte 28 dite me vone, diten kur e bera nuk ndjeva gje. Por te nesermen temperatura me shkoi deri ne 38.4. Djali me tha te merrja ndonje gje per uljen e temperatures , por une nuk mora asgje. Vetem ate dite piva lengje pak me shume se zakonisht. Ishte nje gjendje si nje i semure me bajame ose i ftohur, kur ka temperature deri ne 39 grade. Vendi ku e bera tek supi nuk me tregoi asgje, vec nje dhimbje plotesisht e durueshme, per te mos thene e paperfillshme. Te nesermen, pra, diten e trete u ndieva sikur kurre te kisha bere asgje, plotesisht normal.
Tani, nje mjek si zoti Berisha, e di qe vaksina eshte kundervenie e organizmit ndaj viruseve.Situata qe krijon vaksina eshte nje gjendje e perafert, per te mos thene 100% sikur je i semure me virusin per te cilen vaksina eshte krijuar. Imuniteti i organizmit vihet ne funksion te plote per luften ndaj virusit. Gjendja eshte plotesisht e perkoheshme dhe nje tregues mjaft pozitiv qe vaksina funksionon mrekullisht.
Nuk e kuptoj, pse duhet te arrihet deri atje sa kjo gjendje e krijuar nga eficenca e vaksines te interpretohet ne te kundert, si rrezik per organizmin, kur rreziku eshte pothuaj zero. I thash keto per dike qe llogjikisht deshiron te informohet. si nje eksperience personale. Vete jam i semure dhe kurohem per diabet, hipertension, insuficience koronare dhe gjendje pas nje insulti te lehte cerebral. Numrova semundjet e mija me te vetmin qellim, per te treguar influencen zero te vaksines ndaj treguesve te mi klinik.
Shum e drejte zoteri . Te njejten gje kalova dhe une po me Moderna qe e zgjodha vete . Pata pak temp pas te dytes vetem nje nate ne fakt te nesermen ne dreke isha ok me 98.1 temp qe me duket me celsius i bie 36,3 -36,4 .Fola me mjekun kujdestar me tha qe ne rastin tuaj kur keni pak temp do te thote qe trupi reagoi perfekt dhe antitrupat fillojne te cfaqen maximalisht . I bej thirrje te gjithe bashkatdhetareve mos degjojne ato cospiracy idiote po te vaksinohen sa me shpejt te jete e mundur . Ju flm
Mjaft degjuat Sali Virusin
Sali KERMA qelp dynjan
Ay ka lajthitur dhe shperndan Panik
Vaksinimi duhet te vazhdoi me mundesit qe kan
Lereni Sali GERDECI te Lehi sa me shum
Jo vot per KAFSHE