EMA i dha "ok" vaksinës, Franca nis përdorimin e AstraZeneca

19 Mars 2021, 11:23Bota TEMA

Pasi EMA konfirmoi në një deklaratë dje se nuk ka të dhëna se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku, Franca pritet të rifillojë fushatën e vaksinimit.

“Nuk ka asnjë arsye që francezët të refuzojnë vaksinën AstraZeneca “, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal.

Franca pritet të rifillojë  vaksinimin e popullsisë pas njoftimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) se përfitimet e vaksinës tejkalonin rreziqet.

Vendimi i EMA-s vjen pas një studimi të kryer pas raportimit të mpiksjes së gjakut të disa pacientë që kishin marrë vaskinën duke bërë bërë që shumë vende të pezullonin administrimin e saj.

Kryeministri francez Jean Castex  do të vaksinohet sot me AstraZeneca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje