Ndoka, ironi me Bashën: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin. Mos ki frikë

19 Mars 2021, 19:42Politika TEMA

Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka kritikuar publikisht kreun e PD-së, për mënyrën sesi po përballet me kreun e qeverisë Edi Ramën.

Sipas Ndokës, Lulzim Basha e ka marrë me shumë sportivitet përballjen me Ramën, duke theksuar se kreu i qeverisa ka filluar presionin kudo, ndërkohë që Basha akoma nuk ka hequr ‘maskën e pandemisë’ për të folur fort, qartë dhe guximshëm.

Ndoka i bën thirrje kreut të PD-së që t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë Shqipërine.

‘Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha!

Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!

Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!’- shkruan Ndoka.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka renditur Ndoken te 8-tin në listën e Shkodrës.

2 komente në “Ndoka, ironi me Bashën: Me shumë sportivitet e ke marrë Ramën, hiq ‘maskën e pandemisë’ dhe tregoji vendin. Mos ki frikë”

  1. JOVAN NUCI BREGU says:

    BASHA S’KA SYFET PER KRYEMINISTER PO NGELI DHE TE MENTE E TUA VAJMEDET.

  2. Ndue says:

    E keshillon filozofi llyllken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje