Gazi i lëngshëm natyror amerikan (LNG) së shpejti do të jetë në shitje në Ballkan përmes Shqipërisë. Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua kohët e fundit nga qeveris shqiptare dhe gjigandi amerikan i naftës ExxonMobil. Ky projekt do të kushtojë rreth 120 milion dollarë dhe do të shohë dritën e diellit në vitin 2023.
Dy kompani amerikane do të fillojnë një studim këtë vit për të vlerësuar qëndrueshmërinë e ndërtimit të një terminali gaz natyror të lëngshëm në Vlorë. Ata gjithashtu planifikojnë të përmirësojnë performancën e termocentralit në këtë qytet për të përdorur më shumë gazin, një lëndë e parë që Shqipëria nuk e përdor për prodhimin e energjisë. Në fakt, 90% e energjisë elektrike të vendit tonë prodhohet nga hidrocentrale, një burim energjie që përbën një problem në kohë thatësire.
Porti i Vlorës, një hyrje strategjike në Europë
Por projekti i Exxonmobil nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në planin afatgjatë, qëllimi është që të përdoret porti i Vlorës për shpërndarjen e gazit të lëngshëm në vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria do të bëhej kështu porta e dytë për gazin e lëngshëm amerikan në brigjet e Adriatikut.
Në fillim të vitit, në Kroaci përfundoi ndërtimi i një tubacion gazi të lëngshëm në ishullin Krk. Me ndërtimin e dy tubacioneve në Ballkan, Shtetet e Bashkuara tani do të kenë akses në të gjitha detet evropiane.
Në vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë bërë prodhuesit kryesorë të gazit të lëngshëm natyror në botë duke nxituar për të shitur në vendet europiane të cilat janë shumë të varura nga gazi rus. Ish Presidenti Donald Trump nuk hezitoi të bënte presion mbi Bashkimin Evropian, duke kërcënuar edhe me vënien e sanksioneve, një strategji që ka dhënë fryte. Që nga vera e vitit 2018, importet europiane të gazit të lëngshëm amerikan janë rritur. /RFI/
Pordhe me rigone……
Ne Albanistan 90 % e popullit vishen me rroba te perdorura ,mbi hjysma e popullit nuk siguron dot ushqimin ditor,pa harruar ketu dhjetra qindra te tjere orvaten kazaneve te plehrave……
Kshq aerodhromet,lungo maret,bayrak autocthonus ,pordhet/gazi me leng,spitaloxhamite turke etj jane…. pordhe me rigone!
Po ti ku i pe 90% neper kazane? Aaaa dmth je nje frekuentues I rregullat i kazaneve! Normal, 300 evro mbarojne shpejt?
90% me rroba te perdorme e me shpia 3 kateshe te bame me tulle 15 e me dritare jo termike e me benz para shpise.
Qija robt cfare kontradiksioni.
Ktu te jap te drejte.
Kush me aqaron se sa do ja shohim hajrin ne shqipetaret ketij investimi.? Mbaroi TAP dhe asnje ndryshim cmimi. A thua edhe ky investim keshtu do te perfundoje?
Parate e TAPit i mer qeveria or ti mik. Çmimi i tregut do repektohet njesoj. lutju qeverise qe qerane e TAPit ta beje investime ne shkolla e mjeksi e mos ta fuse ne vrime te zeze thuaj pa per te tjerat ekonomi tregu 24 karat.
Kush me aqaron se sa do ja shohim hajrin ne shqipetaret ketij investimi.? Mbaroi TAP dhe asnje ndryshim cmimi. A thua edhe ky investim keshtu do te perfundoje?
U befshi lemsh u befshi!
Ku sqarohet koka me cepa. Tjetri nderton spitale dhe shkolla e shtepi te shkatrruara nga termeti dhe njerzit se thone nje fjale te mire. Me pare shkoje nga Tirana ne Vlore te ndalonte polici ne cdo kryqzim e te merte 200 leke. Tani as te ndalon e as paguan. Tani i mer ilacet me te njejtin cmim ne gjithe shqiperine dhe pensionin ta dergon me poste ne shtepi. Po njerzit vetem shajne. U ka hyre e keqja ne shpirt.
Kta jane pune te mdhjaja per me i dite. por nje pyetje me lind spontanisht. Po mire po kta komshijte tane pse nuk i thrrasim per pune. Po marrim turrin me ik deri ne amerike?
O Mero Baze nxirre dhe nje here artikullin per aneksin e kushtetutes te 22 korrikut 2016. Qe ta kuptojne ata qe kane mend…se kete vend e ka marre Usa. Se akoma po merren me cmimin e gazit.
Nice one!
Ramushi si deputet i Vlores te gjitha atje do ti beje tani. Edhe aerodromin, edhe portin edhe gazin, edhe termocentralin, edhe superspitalet!
Pse keq ishe Durrsi meqe ka edhe karburantet? Edhe si popullsi Durrsi e Tirana jane ato qe me shume kane nevoje per industri…
Terminale te LNG ka 280 ne Europe.Se fundi SHBA po ndërton një te madh ne Poloni.Nuk e kuptoj perse duhet një i tillë ne nje vend si Vlora, kur mund te behej jashte zonave turistike si Vlora.Teci mund te furnizohej nga TAP
Porte hyrese ne Europe ishim edhe per gazin e TAP, por asnje m3 nuk marrim prej tij.
Ne vend qe te shfrytezonin gazin e lire te TAP, qe kalon aty prane , shkojne dhe e blejne gazin e lengshem shtrejte ne Amerike dhe kete shperdoruesit e parave te popullit e paraqesin si arritje.
Po kjo eshte arritje per firmen amerikane qe ka arritur te korruptoje qeveritaret tane hajdute.