Lista e emrave të ndaluar zbulon ‘preferencën’ e shqiptarëve për trashëgimtarë djem

20 Mars 2021, 14:49Sociale TEMA
Lista e emrave të ndaluar zbulon ‘preferencën’ e

Nga Nensi Bogdani

Prej disa vitesh në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishohet një listë prej 62 emrash që ndalohen t’i vihen fëmijëve, të cilët në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë janë cilësuar si të papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë.

Më shumë se ¾ e kësaj liste përbëhet nga emra vajzash dhe pjesa tjetër prej emra djemsh. Në qoftë se emrat e djemve në listë theksojë kryesisht tipare të kulturës patriakale, të tillë si Cub, Burgim, Bretk ose Keqan, emrat e vajzave shprehin gjerësisht pakënaqësinë prindërve për ardhjen e tyre në jetë dhe dëshirën e prindërve për të pasur një trashëgimtar djalë.

“Dikur përdorimi i emrave si Sose apo Mbarime lidhej me dëshirën e familjarëve për të mos pasur më vajza të tjera në familje,” shprehet Linda Mëniku, pedagoge e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetit të Tiranës, në lidhje me arsyet që fshihen pas këtyre emërtimeve të papërshtatshëm.

“Por përdorimi i tyre dhe më vonë mund të jetë rrjedhojë e dëshirës së familjarëve për t’u vënë fëmijëve emrat e gjyshërve apo të të afërmve të tjerë,” shtoi ajo.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, një pjesë e mirë e këtyre emrave, si Hyzmet, Gabime, Ballokume, Pseerdhe, Fodulle, Cub, Vajtime, Burgim, Ndalim e të tjerë të ngjashëm, rezultojnë që me kalimin e viteve të kenë një dendësi shumë të vogël përdorimi, me më pak se 10 persona që mbajnë secilin prej këtyre emrave në të gjithë territorin e vendit.

Gjithsesi, emra të tillë si Hume i përkasin rreth 538 personave në territorin e Shqipërisë, 620 persona kanë akoma emrin Mbarime, 271 persona  emrin Mjaftime dhe 37  gra ose vajza të tjera kanë emrin Mjafte.

“Rasti ekstrem i mosdëshirës së prindërve për ardhjen në jetë të fëmijës së njërës gjini apo tjetrës apo dhe ndonjë arsye tjetër familjare është përdorimi i emrit Pseerdhe”, shprehet Linda Mëniku.

“Ndër të gjithë emrat e kësaj liste, emri Sose rezulton te ketë pasur një përdorim më te gjerë [1268], por me një rënie drastike deri në mospërdorim pas vitit 2006,” shtoi ajo.

Megjithatë, emrat e papërshtatshëm nuk vijnë vetëm si pasojë e traditës por edhe si pasojë e ndikimeve të huaja apo të ndikimit të prindërve nga idhuj e figura të shquara me të njëjtin emër.

“Për sa i përket përdorimit të emrit Eros, mendoj se mund të jetë një ndikim nga kultura italiane,” tha Mëniku.

“Sa kohë që numri më i lartë i personave me këtë emër është pas vitit 1985, është tregues i ndikimit që mund të ketë pasur suksesi i këngëtarit italian Eros Ramazzotti”, përfundoi ajo. .

4 komente në “Lista e emrave të ndaluar zbulon ‘preferencën’ e shqiptarëve për trashëgimtarë djem”

  1. Po mahmuti abdullai rexhepi hasani says:

    dhe te gjith emrat irakeno turk qe qelbin regjistrat e shqiperise.

  2. Dervish dhe Derkuc te njejten e kane kuptimin. says:

    Ha edhe trashu ….te pa brek i gjeti dreka milioner i zuri darka.

  3. Outspoken says:

    Keto jane Zakonet e Myslimonve ne veri te Shqiperise,
    Rraca dhe pamja e te cileve eshte identike me Kurdet e Iranian dhe fiseve nga Abkhazia !

  4. Erdogan says:

    Eros eshte emer Greke ashtu sic jane Athanasios Karidhis (Tano Karidi) mafioz ne filmin Okto-Podhia (Oktapodi) nga Magna Grecia,mbiemiri karidhis eshte koker are shqip.
    Rafaela Kara eshte mbiemer Greke.
    Futbollisti Skilaci i ish kombetares Italiane e ka mbiemrin Greke qe shqip do te thote qen i vogel.
    Ieronimos de Rada apo Geronimos e kishte emrin Greke .
    Ieros do te thote i Shenjte “shqip” Saint.Ierosolima (Jeruzalem) vend i Shenjte greqisht.
    “Shqiptaret” po te duan te Nderojne Identitetin,Historine,Kulturen e tyre duhet te ndryshojne Emrat e pushtuesve Osmane dhe mos te fshihen me pretendimin se jane “Shqiptare” ne qofte se respektojne te paret e tyre Greke Epirote perpara Osmaneve.
    Emrat Epirote si Olimpia,Eleni,Arxilea,Odhise,Patroklis,Hektoras,Paris,Andraste,Athina e bija e Zeusit,Poseidon,Minella,Kasandra,Enea,Priam,Telemak,Pinelopi,Urania etj.
    Apo i perdorni vetem per propagande mediatike neper Programe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje