Tuneli i Llogorasë, garë nga e para: Ministria e Infrastrukturës gjen mangësi tek të gjithë konkurrentët

19 Mars 2021, 19:40Sociale TEMA
Tuneli i Llogorasë, garë nga e para: Ministria e Infrastrukturës

Qeveria do të rihapë sërish garën ndërkombëtare për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një interviste në Report TV, sipas të cilës asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk kanë përmbushur kriteret.

Gara për ndërtimin e kësaj vepre do të rihapet sërish pas përfundimit të kohës së ankimimeve nga kompanitë.

“Kemi pasur një garë ndërkombëtare me 5 pjesëmarrës, ku 3 pjesëmarrës janë nga Turqia, një pjesëmarrës është nga Shqipëria në një konsorcium me një kompani shumë të madhe egjiptiane që ka ndërtuar edhe kanalin e Suezit dhe një tjetër sërish firmë shqiptare e cila ka qenë në konsorcium me një firmë tjetër turke.

Por, fatkeqësisht pas një diligjence të detajuar që është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka rezultuar se asnjë nga pjesëmarrësit nuk përmbush kushtet sa i përket dokumentacionit ligjor dhe teknik”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Në garën për tunelin ku morën pjesë 5 kompani, ofertën më të ulët e kishte paraqitur kompania Gjoka Konstruksion në konsorcium me kompaninë turke Duygu me rreth 10 milionë euro më pak se vendi i dytë ndjekës.

Aktualisht, kompania shqiptare Gjoka po ndërton edhe veprën madhore të rrugës së Arbrit e cila pritet të përfundojnë plotësisht.

Ndërsa firma turke nga ana tjetër, ka një eksperiencë të madhe në ndërtimin e projekteve infrastrukturore, e specializuar në ndërtimin e tuneleve dhe superstradave. Në 6 vitet e fundit, kjo firmë ka ndërtuar disa tunele në rrugët kryesore te Turqisë.

Vlera e investimit të tunelit të Llogarasë arrin në 155 milionë euro dhe do të ketë një gjatësi prej 6 km, një vepër që do të nisë nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës.

6 komente në “Tuneli i Llogorasë, garë nga e para: Ministria e Infrastrukturës gjen mangësi tek të gjithë konkurrentët”

  1. AndonLar says:

    Kompania turke është një kompani e mesme. Ashtu si “klubi i futbollit Vlore”. Tuneli është një punë e madhe. Nuk është në tokë të sheshtë. Tuneli ka nevojë për firma më me përvojë, sepse bëhet vetëm një herë. Mirëmbajtja pas kësaj mund të kushtojë të tregojë shumë më tepër në vitet që vijnë. Zgjidhni kompaninë më të mirë dhe me përvojë nga pjesëmarrësit. Jo të rinj.

  2. Sigurimi ne hije says:

    Tenderi eshte formal. Ka qene e paravendosur me kohe. Fituesi eshte Alban Eftimiu me partner “te huaj” Beqirja e Ballukeve koleksionon diamante, heq dhjamin dhe kg, dhe gazleshon mashtrime per delet. I ka rene bingo. Strukturat e sigurimit e kane per zemer.

  3. Bëllinda Njëshi says:

    Ehhh si dolën llogaritë si duket Belës ? së Ramës.
    Po pse moj ustalleshë kur kontrollohen kompanitë pas tenderit apo pë[email protected]?
    Ahhhh po ty të ka rra bixha oj shoqe….
    Kush e di pse “të vlerësoi” Rama kaq shumë!?

  4. LWS28 says:

    Balena Balluku,
    Gjoka nuk i paska letrat në rregull tani,
    por i kishte kur i dhatë rrugën e Arbrit në tavolinë???
    Të ka zënë frika tani..
    Kompanitë e reja me eksperiencë dhe letra të rregullta (amerikanët, austriakët, norvegjezët) që do futen në garë do ta ngrejnë çmimin nga 155milionë në 300 milionë.
    Vetëm po erdhën indianët ta bëjnë me kallëma dhe baltë për 200 milionë ?.
    Me indianët mund të marësh dhe 3% bakshish..

  5. rexha 10 says:

    PO FIRMA E PACOLLIT C’FARE NUKE PLOTESONTE. SE MOSE U SHKOI NDERMENDE QE TA BENI ME PUNE VULLNETARE ,SE NUKE JU SHKONE KUSHE ME PUNUAR.

  6. Patriot says:

    I ra telefoni. Njesoj si per 5G. Do e bejne amerikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje