Hipokrizia e Bashës dhe Metës me “përrallën” e emigracionit masiv: Por votën ua ndaluan me ligj!

19 Mars 2021, 17:29Sociale TEMA

Nga Ylli Pata

Video virale e bisedës telefonike së një vajze të call center-it të PD-së dhe një emigranti shqiptar, nuk është një rast i pandodhur, por një fenomen i rëndë që tregon hipokrizinë e thellë të opozitës në raport me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Përveç mosdijes dhe mospërgatitjes drastike të opozitës për t’ju përgjigjur kërkesave të emigrantëve, gjithsesi PD-ja dhe LSI në gjithë këto vite kanë përdorur një kartë politike siç është ajo e largimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Sipas Bashës, por edhe më shumë Ilir Metës, shqiptarët kanë ikur jashtë vendit, si pasojë e qeverisjes së Edi Ramës.

Kjo qasje nuk ka aspak logjikë, edhe pse propaganda ka bërë të vetën dhe është kthyer si një aksiomë e luftës opozitare.

Por këtu është realisht cinizmi dhe hipokrizia më e madhe. Nëse opozita mendon se qeveria e Edi Ramës ka sjellë një braktisje të Shqipërisë, atëherë përse e pengoi votën e emigrantëve shqiptarë?

Dihet tashmë botërisht se KQZ nuk e ka ka miatuar të drejtën e votës së diasporës, aty ku ata jetojnë, vetëm sepse opozita nuk e ka pranuar këtë.

Në listat zgjedhore të Shqipërisë, më shumë se gjysma e shqiptarëve të rregjistruar në listat e zgjedhësve jetojnë jashtë vendit: Në Greqi, itali, Gjermani, Britani të Madhe, vende të tjera të BE-së, SHBA, Kanada etj.

Shqipëria sot është prapa vendeve të tjera të rajonit si Kosova e Maqedonia e Veriut, ku nuk e lejon votën e diasporës.

Edhe sikur ta ndalonte Qeveria, përse PD e LSI nuk e vendosën si një nga kushtet e panegociueshme të marrëveshjes së 5 qershorit?

Shumë e thjeshtë, çështja e emigrantëve është thjesht një retorikë dhe jo një vullnet politik i opozitës.

Nga ana tjetër, akuza se vendi është braktisur si pasojë e qeverisjes së PS-së nuk ka asnjë argument qenësor.

Në vitet e fundit, pra nga viti 2013, nga Shqipëria janë larguar dy kategori njerëzish: ata që kërkonin azil, por edhe ata që kanë shkuar në vendet e zhvilluara të BE me kontrata të rregullta pune, ku Gjermania ka zënë vendin e parë.

Siç dihet, dyndja e “azilantëve” nga Shqipëria ndodhi pikërisht kur vendet e BE-së, si Gjermania e Franca patën një eksod të madh nga Lindja e Mesme.

Por ndryshe nga banorët e atyre viseve që iknin nga lufta dhe tmerri i ISIS-it, shqiptarët kryesisht synonin të merrnin dokumentet e qëndrimit të vendet e BE-së për të siguruar një integrim, siç kanë pasur emigrantët shqiptarë prej vitesh në këto vende, por edhe shtete të tjera.

Ndërkaq, në grupin e dytë, ku në radhë të parë ishin mjekët, infermierët, punonjësit sociale etj, pati largime të mëdha, si pasojë e hapjes së vendeve të punës në këto sektorë, sidomos në Gjermani.

Nëse i referohemi historisë së vendeve më të varfëra të Bashkimit Europian, që në pikënisjet e tyre të integrimit, edhe ato e kanë kaluar këtë fazë.

Polonia është një nga shtetet që ka hyrë ndër të parat nga Lindja Komuniste në BE.

Ajo ka rreth 37 milionë banorë dhe në vitet e para të hapjes së kufijve, punëtorët polakë kanë dyndur vendet e mëdha të BE-a e natyrisht Britaninë e Madhe.

Emigrantët tanë janë dëshmitarë të prioritetit dhe dyndjes polake në tregun europian të lirë të punës.

Më pas këtë vend e zunë rumunët e bullgarët, e ku natyrisht edhe shqiptarët do të kishin “zenithin” e tyre në vendet e Shengenit.

Shqiptarët e trevave që kanë jetuar në ish-Jugosllavi, këtë status e kanë përjetuar prej mbi 40 vjetësh, e natyrisht kanë qenë më të privilegjiar atëherë sesa sot, dhe një pjesë e madhe e tyre largohet pikërisht në adresat e piketat e vjetra të diasporës sonë.

Emigracioni është një fenomen që ndodh furishëm edhe në vende më të zhvilluara se ne e më pak të zhvilluara në BE.

Greqia dhe Italia kanë prej vitesh një “largim të trurit”, kryesisht në SHBA, Britaninë e Madhe, por edhe Gjermani e vendet skadinave.

Vitin e shkuar, me shpërthimin e egër të pandemisë së Covid 19, qeveria dhe autoritetet e qeverive rajonale në Itali thirrën që të rikthehen në atdhe disa nga ekselencat e mjekësisë europiane, kryesisht në fushën e kërkimeve të virologjisë, ku punonin ose në Gjermani apo vendet skandinave, kryesisht në universitete e qendra të kërkimit shkencor.

Ikja e trurit është një fenomen që nuk ndodh vetëm në Shqipëri, nëse shikojmë rajonin, si në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Kosovë, por edhe Serbi edhe Bosnjë, ky fenomen është mjaft i përhapur.

Sllovenia bën përjashtim, ngaqë është një nga shtetet e para që SHBA liberalizoi vizat që në vitin 2000, gjë që zbuti atë zellin e largimit, plus që ishte ndër vendet e para të lindjes që u pranua në BE.

Por ikja e trurit, nuk ka asnjë lidhje me “rrjedhjen e trurit”, një fenomen që prej vitesh është kthyer si sëmundje siameze tek ne.

Ku simptomat e telashet e Sali Berishës e Ilir Metës i vuan jo thjesht opinioni public, por edhe transmetohen në mënyrë kapilare në shoqëri.

Madje edhe kur kanë “ditë të këqia”, çmenduria bëhet kolektive dhe dalldia kthehet në trend.

Imagjino, Fatos Lubonja, njësoj si Kim Mehmeti, e quan këtë “rrjedhje të trurit” si një reagim, e jo një simptomë, dhe e justifikojnë me mjete dhe organe që nuk kanë lidhje as me emigracionin, e as me politikën…

12 komente në “Hipokrizia e Bashës dhe Metës me “përrallën” e emigracionit masiv: Por votën ua ndaluan me ligj!”

  1. adrian says:

    emigracioni voton 75 %per PS

  2. Ano says:

    O Pate ja ke futur kot ….nuk po permend ata qe iken si pasoje e injoranteve ne drejtim…sidomos drejtora te pergjithshen etj…u vendosen femije jashte cdo kriteri, kriminele, burgaxhinj, injorante…..si mund re punoje me ta….sidomos 2013 deri 2018….Punojme me poshte se pozicioni qe kishim por ndihemi nherez e nuk na neperkemb kush. Ne na ben nder por mallkimin e prinderve tane e moren.

    1. Ilir says:

      E ke fjalen per babalen?humbje e madhe vertete… Truri i kombit!

    2. ILYRIA says:

      Ty Ano nuk ta paskan pas fajin Drejtorat e pergjithshem ” Kriminele, Burgaxhinj, injorante apo Femije jashte cdo Kriteri”, por ai Boshlleku i vogel, qe ke midis Veshit te majte e Veshit te djathte…………..pastaj neqoftese paske qene me Pozicion ne Shqiperi dhe ke vetem pak Vjet ne Emigrim ne nje Pozicion me te ulet ne BE, per mua i bie te kesh qene Shef Guzhine ne Shqiperi dhe tani je Guzhinjer ne Restorant………..ate Fjalen se “nuk te neperkemb askush” tregoja ndonje Pensionisti ne Shqiperi qe ka qene ndoshta vetem per Vizite jashte Vendit………..Thuje Troc se nuk i do ata te PS dhe adhuron Plehren Sal Ram Berishe me gjithe Plehrat qe e rrethojne….do ishe shume me Simpatik…………..edhe dicka…mos fol per keto gjera me “Emigrant te hershem te BE” …..se as per Kafe skan per me dal me ty……..Shqipetaret kane mbi 100 Vjet qe emigrojne, me nje STOP 45-Vjecar….ata kane emigruar, emigrojne Sot e do te emigrojne sa te jete Jeta……..pastaj tani nuk quhet Emigrim, por punesim me nje Rroge shume me te pranueshme se ne Shqiperi e cila ne 50-Vjecarin e ardhshem veshtire do ta kete ti afrohet BE-se………..dhe parafytyro o Ano sikur te mos kishin emigruar Shqipetaret mbas Viteve 90-te e deri Sot qe flasim ?????????? Besoj se pergjigjen e di edhe TI………….TUNG

  3. kashi says:

    kjo eshte shume e sakt

  4. Aleksander says:

    Ne emigracion tash 30 vjet.
    Do vij ne Shqiperi per votime te 25 prillit.
    Do votoj per PARTIN SOCIALISTE.

  5. Jimi says:

    Po rrihet me ne kete vend qe per tridhjet njerezit frustrohen nga terrori psikologjik i revolucionareve te molotoveve Sai Berisha dhe piratpresidenti Ilir Meta? Nese sot kane ikur dhe po ikin kaq sa kane ikur, ne nje riardhje te mundshme te tyre ne pushtewt ketu nuk ngel me kembe shqiptari.

  6. Jimi says:

    Po rrihet me ne kete vend qe per tridhjet njerezit frustrohen nga terrori psikologjik i revolucionareve te molotoveve Sai Berisha dhe piratpresidenti Ilir Meta? Nese sot kane ikur dhe po ikin kaq sa kane ikur, ne nje riardhje te mundshme te tyre ne pushtet, ketu nuk ngele me kembe shqiptari.

  7. Tani says:

    Shkrimi sh i saktë.

    Ika nga Shqipëria për të studiuar para 18 vjetësh, dhe kur po mendoja të kthehem në Shqipëri rreth vitit 2010 për të dhënë kontributin tim, brezi im i mbetur në Shqipëri donte të ikte nga sytë këmbët. Ata si unë ose u përlyen deri në bërryla në llumin e korrupsionit që ditën e parë, ose zëvendësuan prindërit e tyre të korruptuar, por nuk kam njohur askënd të rikthyer që ti afroheshin mundësi “fair” në atë treg pune.

    Jam dëshmitar i gjithë dyndjes që pati nga blloku lindor që hyri në BE në 2004 drejt vendeve të zhvilluara dhe së fundmi Kroacia.

    Të gjthë duam ti japim fëmijëve një jete më të mirë. Italianët do linin italinë për Zvicrën, Suedinë, Gjermaninë, po ashtu edhe spanjollët, grekët, etj etj. Brezi i dytë i shqiptarëve në itali e greqi po marrin pasaportat e po ikin drejt veriut, masivisht.

    Sa për situatën politike, besoj shumica e emigrantëve si unë janë të pikëlluar që shqipëria ska sot një opozitë të denjë të marrë pushtetin, që kërkon vota me në krye më hajdutin e vrasësin e pushtetit të kaluar, me sytë nga e keqja më e vogël…

    1. Te gjithe kane vjedhur keta 30 vite shqiperia duhet ta drejtoj amerika nuk behet shqiperia me shqipetar jane te gjithe hajdute nuk duan as europ dhe reforme ne drejtesi kush nuk e kupton eshte fatkeqesi mjer populli fukara

  8. SON says:

    Tani, ti nuk je emigrant…..

  9. klemi says:

    Lubonjes dhe atij hale mehmeti i kane rrjedhur me kohe trute, ato koken e kane fare bosh, si polik qumeshti i themi ne andej. Plehra. Perse likja, basha e co i ka derguar femijet jashte shtetit, sepse nuk kane te ardhura per te jetuar apo bredhin me parate tona. Sa te kete shqiptare budallej qe i votojne keto hajdute e kriminele, ato da te vazhdojne te na rjepin per dite. Shikoni likja thote ka ardhur fundi, perse sepse likes nuk po i shkojne parate nga tenderat. Nuk i harron likja dollaret qe i sillte fazllic per tenderat e energjise elektrike. Por me sa duket ato kohe eshte veshtire te kthehen me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje