Pas mjekëve e mësuesve, Eugena Tomini: Policët e gazetarët, kategoritë e radhës që do vaksinohen

19 Mars 2021, 22:48Sociale TEMA

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se pas mjekëve dhe mësuesve, janë policët dhe gazetarët ata që do të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.

Deklaratën e bëri sot për “Klannews”.

Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin mantelbardhët ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve.

Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.

Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të rrezikuar nga covid-19.

6 komente në “Pas mjekëve e mësuesve, Eugena Tomini: Policët e gazetarët, kategoritë e radhës që do vaksinohen”

  1. TONI says:

    Po obezet diabetikes te semuret kronike? Gjithe bota I vajsinon te paret…mos ju ngel muc nano e blendi pa vaksinu

  2. Zana says:

    Zonja Tomini po farmacistët ku i futni se për hir të së vërtetës pas mjekëve ata janë të dytët që ndeshen me të sëmuret dhe qytetarët nga afër.

  3. mira says:

    Mos haroni as shitesit e marketeve, shoferet e urbaneve ndersa grupin me te riskuar mbi 60 vjec besoj i keni perfshire tek lista e reanimacionit dhe intubimit. Zonje, pse nuk ndiqni eksperiencen e vendeve normale. Te pakten silluni normalisht vetem sot ne kete kohe shume fatkeqe. Perpara se te merni vendime shikoni se sa perqind te numrit total te humbjes se jeteve zene perfaqsues e ketyre grupeve ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise. Jeta eshte e shtrenjte per kedo.

    1. Edi says:

      Me se e vertete Gazetaret as qe llogariten ne shtetet e tjera Na qenkerkan te rendesishem ne Shqiperi?!
      Gjithe bota e ka filluar me te moshuarit Turp per kete shtet!

  4. Genti says:

    Po te moshuarit i vaksinuat? Aq ishin?
    Prinderit e mi po presin rradhen qe ti telefonoje mjeku i familjes….
    Po si mund te genjeni dhe te beni nje liste kaq te gjate ?!
    E tmerrshme!

  5. Dashi says:

    Po ne qe paguajm taksa kur do vaksinohemi??? Pse duhet te jesh gazetar qe te vaksinohesh idjote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje