Parashikimi i Piperos për Covid në Shqipëri: Gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh

20 Mars 2021, 11:16Sociale TEMA

“Fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar”.

Kështu deklaroi në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, mjeku Pëllum Pipero.

Siç u shpreh mjeku, një pjesë e madhe e ka kaluar virusin dhe se me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij imunitetin kolektiv.

“Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëzakonshme të Covid. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh.

Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen.

Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina.

AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat.

Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.

1 komente në “Parashikimi i Piperos për Covid në Shqipëri: Gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Nuk e di pse ky Piperua, sa here qe jep mendime me kujton ate proverbin, i cili thote: “Doktorin dhe gruan cdo njeri duhet ti degjoje me vemendjen me te madhe, per te bere me pas te kunderten e atyre qe thone.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje