FOTOT/ Reshje bore në veri dhe jug të vendit, ARRSH: Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset

21 Mars 2021, 10:43Sociale TEMA
FOTOT/ Reshje bore në veri dhe jug të vendit, ARRSH: Nuk ka probleme

Disa qarqe në veri dhe jug të vendit janë përfshirë në këtë fund marsi nga reshje bore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës dhe në Dardhë-Voskopojë.

ARRSH thekson se gjatë orëve të natës, por edhe në orët e para të mëngjesit kontraktorët janë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Aktualisht nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje