Tirana thyen Laçin, Vllaznia rimerr kryesimin

21 Mars 2021, 15:01Sport TEMA

Tirana fitoi në transfertë ndaj Laçit me rezultatin 2-1, me dy gola të shënuar nga Celhaka dhe Ismajlgeci.

Kjo fitore e bardhebluve kthen në vendin e parë të renditjes Vllazninë, me shkodranët që fituan në Krujë.

Vllaznia u kthye në krye pas suksesit të marrë vetëm në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Kastriotit.

Kuqeblutë shënuan me anë të Gurishtës në minutën e 90, duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme në transfertë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura në orën 13:00, Bylis fitoi 2-1 ndaj Kukësit, ndërsa Skënderbeu mposhti Apoloninë me rezultatin 1-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje