VIDEO: Cikalleshi shkëlqen para ndeshjeve të kombëtares, i jep fitoren ekipit të tij

21 Mars 2021, 13:56Sport TEMA

Sokol Cikalleshi e nisi në mënyrën më të mirë këtë vit dhe me të njëjtin ritëm po e vazhdon.

Golat me kokë janë specialiteti i tij së fundmi dhe një të tillë e shënoi para pak çastesh.

Luhet Konyaspor-Alanyaspor për javën e 31-të të Superligës turke dhe kavajasi ka tundur rrjetën në minutën e 13, duke kaluar Konyan në avantazh.

Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë sezon, teksa tashmë është bërë titullar stabël në ekipin e tij.

Ky gol i jep akoma më shumë moral 30-vjeçarit, i cili pritet të jetë në fushë edhe në tre ndeshjet e kombëtares në këtë muaj.

⚽ 13' Cikalleshi
Konyaspor 1-0 Alanyaspor

Tüm videolar için • @goalforza pic.twitter.com/TllJWX9JHm

— @goalforza'yı takip ediniz (@canligoltvv) March 21, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje