Sadiku dhe futbolli në 4000 metra lartësi: Nuk kam ardhur në vend të humbur. Kundërshtarët ulen në gjunjë

21 Mars 2021, 12:48Sport TEMA

Armando Sadiku ka nisur prej pak kohësh një eksperiencë të re në karrierën e tij, duke iu bashkuar klubit të Bolivar në Bolivi. Një aventurë e rëndësishme, pasi i jep mundësinë të përballet në Kupën Libertadores me kundërshtarë me një nivel të lartë. Duke folur në “Zona Gol” ai tregoi se aktivizimi i vazhdueshëm besonte se do ta kthente në Kombëtare ku për momentin ka dyshen e tij të preferuar të sulmit.

“Jeta në La Paz? Këtu është 3600 metra mbi nivelin e detit. Kurse stadiumi është pika më e lartë, kur vijnë gjithë ekipet aty në La Paz ulen në gjunjë. Stadiumi ku luajmë ndeshjet është 4350 metra mbi nivelin e detit.

Mungesa në listë? Besoj se edhe largësia e se këtu nuk ka filluar ende kampionati e kemi luajtur vetëm një javë kampionati, kemi luajtur kualifikueset e Kupës Libertadores, dhe kjo është besoj arsyeja pse trajneri nuk më ka thirrur.

Kualifikueset? Jemi në një grup shumë të vështirë. Duhet ta marrim çdo ndeshje, edhe këto të lehtat që t’i fitojmë. Tani njihemi më shumë njëri-tjetrin. Normalisht që kundërshtarët tanë janë Poloni e Hungaria. Por duhet ta marrim më me qetësi se kanë lojtarë me cilësi shumë të madhe. Por ne kemi treguar veten që kur luajmë bashkë e japim shpirtin në fushë, mund t’i marrim rezultat çfarëdolloj ekipi.

Pse Bolivar? Ishte moment shumë kritik për mua se në ditët e fundit, klubi turk na nxori jashtë ekipit. Po flisnim me menaxherin që të mbyll kontratën dhe po shihja opsionet. Bolivar kishte 6 muaj që më kërkonte. Këtu janë të gjithë spanjollë, nga trajneri, drejtori teknik, 5 lojtarë, trajneri më njihte që te Malaga se ka qenë trajneri i Saragozës. Më kanë bërë presion në kuptimin që më kanë dashur me me zor. Kanë një projekt shumë të mirë dhe më bindën. Opsionet në Europë për rrogën që kisha ishin shumë të vogla. Kushtet ekonomike që më plotësonin ishin ato që kërkoja e zgjodha që të vija këtu.

A sakrifikova Kombëtaren? Jo, sepse të gjithë sulmuesit që kanë luajtur këtu kanë shënuar 15-20 gola. Pastaj do të luaj në Kupën Libertadores ku janë ekipe të forta që janë braziliane, argjentinase, e nuk është se po shkoj në një vend të humbur e të harruar. Do të luaj në Libertadores. Ndoshta mund të jetë edhe kjo por nuk e besoj.

Dyshja titullare në Kombëtare? Besoj se Çikalleshi është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe në Kombëtare në ndeshjet e fundit ka bërë shumë mirë e ka bërë gola. Edhe Manaj, besoj se në ndeshjet e fundit ka bërë shumë mrë dhe trajneri mendoj do ta nisë si titullar”, ishin fjalët e Sadikut.

1 komente në “Sadiku dhe futbolli në 4000 metra lartësi: Nuk kam ardhur në vend të humbur. Kundërshtarët ulen në gjunjë”

  1. Veterineri says:

    Ku ka oksigjen ne 3600 metra lartesi? Duhet te hash patjeter supen vendase me gjethe qe te luash se perndryshe nuk mbushesh dot me oksigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje