Edhe më i miri është më i keqi

22 Mars 2021, 16:21Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

As deputeti Boçi i Elbasanit nuk duhej të bënte ‘rrugaçin’ kundër një biznesmeni; as Lul Basha nuk duhej të bënte si shkrimtar. Këto të dyja kanë brenda sindromën e lidhjeve të kundërta:

Njëri si profesori që bën ‘llumin’ dhe tjetri që nuk di aritmetikë por nga zori bën sikur shkruan libër. Pak vite të shkuara, Ilir Meta, sot president, më thoshte se ishte regjistruar si pedagog në ekonomik që të mos ‘më quajnë injorant’. “Hë, a mund të më quajnë më injorant!?’, pyeste dhe përgjigjej Iliri.

Prapë vërtetohet se mes tyre edhe më i miri është më i keqi.

A mund të mendohej se një profesor universiteti të dalë në rrugë me grushte e të rrahë tjetrin?… Këta tipa, kinse profesorë, kinse shkrimtarë apo artistë, bash për këtë punë janë zgjedhur: Që të paraqesin një fytyrë tjetër të Partisë, jo fytyrën e keqe të dhunës siç e kanë parë në milet.

Domethënë janë zgjedhur si për atë që janë.

Edhe kryetari i PD, Basha, është zgjedhur pikërisht për atë që është: I përgjumur, pa ndonjë inteligjencë, i vogël në akt e në mendim, shërbëtor ndaj shefit më të madh, i korruptuar, i ngatërruar nëpër afera… E ç’i duhej të bënte sikur është një gjë tjetër?, domethënë sikur është edhe shkrimtar?! Që në faqet e para të librit tha një budallallëk, sikur në moshën 10 vjeç Luli dëgjonte VOA dhe mendonte për politikën…

Po të ishte se lideri suprem i PD do të donte të kishte një artist, poet apo njeri librash në krye të PD, do të mbante Sokol Olldashin, i cili konkurroi me Bashën dhe humbi jetën. Por Luli nuk e ka kuptuar se më mirë të ishte më i miri në llojin e vet, se sa më i keqi në llojin e shkruesve me librat.

Fatkeqësi e madhe se si ka ardhur duke bjerrë gjithçka në Partinë Demokratike; tani edhe më i miri këtu është më i keqi…, më i keqi për vlerat e shoqërisë shqiptare që po tenton të shkojë drejt një qytetarie më të lartë. Në fillimet e veta, Partia Demokratike, kishte me vete ata pak intelektualë me emër shumë të mirë, ata pak disidentë nga shtresa borgjeze që kishte lënë gjallë diktatura, kishte studentët dhe punëtorët.

Për herë të parë Shqipëria kreu ‘revolucionin e vlerave’ dhe jo ‘revolucionin e baltës’. Tani, shiko, edhe më i miri është më i keqi. Rexhep Qosja e ka quajtur ‘opozitë blegtorale’. Sot po të thuash votë për PD nënkupton kthim në mjerim, kthim në egërsi, në kaos, në vjedhje, në vrasje, në rrahje…

Po çfarë ndodhi kështu, bëhet pyetja përsëri?!

Qysh atëherë, viti 1992, në partinë e re të vitit ’90, ka nisur ‘procesi i Dikensit’. Çharls Dikens, shkrimtar anglez i viteve tetëqind, pat shkruar se “Ishte koha më e mirë kur ishte koha më e keqe; ishte mosha e mençurisë në moshë të budallëkut; ishte stinë e dritës dhe stinë e errësirës; ishte pranverë e shpresës dhe dimër i dëshpërimit”. Kështu ka bjerrë edhe në Partinë Demokratike, që sot do të duhej të ishte një opozitë dinjitoze.

Po si ndodhi vallë?

Fillimisht u qëruan ata që e krijuan Partinë Demokratike në zjarrin e diktaturës. Ata ishin disa ‘foolish people’- sipas Dikens, që mendonin për mirë e për liritë. Por i qëruan. Pastaj u qëruan ata të brezit që qëroi të parët; tani këta kanë bërë parti të reja.

Këta që janë aktualisht në PD nuk kanë kë qërojnë, sepse janë të gjithë njësoj; pa shpresë, pa mirësi, pa imazh, pa kulturë dhe me vese. Edhe më i miri mes tyre është më i keqi.

Po si u zëvendësuan ata që u qëruan?

Ja, si në procesionare? Çfarë është kjo? Procesionare quhet krimbi që ha pishat. E keni parë atë shtëllungën e bardhë që thanë  pishën? Brenda shtëllungës së ‘pambuktë’ ka miliona krimba që pjellin miliona në orë. Në PD e keqja tërhoqi të keqen… Do të sillte PD një kryetar në vitin 2013? E griu konkurrentin e Bashës dhe solli Bashën, me zor. I duhej PD-së një president i Republikës? Priti sa të ikte Moisiu i pabindur, që të sillte Nishanin; nga një pompist benzine- në krye të shtetit.

Por kishte arsye, sepse pompisti kishte një lidhje me vrasjen e Trebickës. Edhe pasuesi i Nishanit do të kishte një lidhje me një aferë larjeje parash me 17 kulla. Pasuesi i pasuesit duhej të kishte lidhje me një makabritet ose korrupsion që nga fillesat: O kompania Shqiponja, o Arkani, o piramidat, o 14 shtatori, o Gërdeci, o kundër Drejtësisë së re. Po të mos kishe një lidhje me vesin, me korrupsionin ose me spiunin, në PD nuk mund të ishe ‘i nderuar’… Zonja Topalli&Co, për shembull, nuk kishin më vend, sepse nuk i përkisnin ‘familjes’.

Kështu ka ardhur PD deri në fund të enës, aty as më i miri nuk është më i mirë se më i keqi. Kjo që duket ‘pranverë shprese, është dimër dëshpërimi’- sipas Dikens.

20 komente në “Edhe më i miri është më i keqi”

  1. Lyli shkrimtari nobelist says:

    Derdhja Z.Çupi derdhja mire!!!!!

  2. vang says:

    Shkrimet tuaja jane aq te goditura nga pikpamja politike ,por mbi te gjitha jane art i te shkruarit.

  3. Qytetari Tiranes says:

    Thellë e më thellë, dhe atje Çupi ndriçon llumin e gjendur në thellësinë e errësirës!
    Figura të përçunduara sjellë në rreshta nëpërmjet përshkrimeve frikshme.
    Shpartallo vampirët Çupi. Ata drita i verbon keqas, i shpërbën, i tret dhe i bën hi !!
    Sa më shumë dritë kundër Vampirëve – të keqes së këtij populli !

  4. labi says:

    BRAVO Frok, ke bere analizen me se te vertete te PD . . . . . ..

  5. E shkreta says:

    Ah, Frok, ç’e prishe me ato dy rreshta aty nga fundi, kur thua se zonja Topalli medemek nuk qënkesh si Ata, si “familja”. Kjo e zonjës Topalle është tjetër gjë: është lufta brenda Llojit.

    1. Asd says:

      E ka dhjere edhe kur nuk permend Ramen e PS-se. Keshtu kuadri eshte pergjysme.

  6. Petrit says:

    Po natyrisht qe kur hike ti nga PD-ja ajo ka ardhe duke u bjerrur. Se po te ishte ti dhe mjero baze sot PD do ishte ne pushtet.
    Ah mor frrok qupi.
    Sa i vogël je e sa i madh te duket vetja.
    Tipiku mirditorë. Me shit pordhe e me marr te tjerë neper gojë.
    Taman si plakat mirditore.
    Mbshtet mas gardhit e ban gjyqin e dunjasë.
    Respektoj ato thinja mor i mjerë se asht turp.
    E ça tham ene un. Ku keni turp ju.
    Ku e njofin turpin komunistat.
    Ju vetem njerëz nuk jeni.
    Ja keni fal shpirtin partisë.
    Jua msoj bardhok biba me dasht partinë ma shume se nanen.
    Jua msoj gjela biba ( mbesa e bardhokut ) me e dasht partinë ma shume se familjen.
    Prandaj ju nuk keni as turp, as familje ,as besë , as burrni e as trimni.
    Jeni thjeshte vemje te shpifura

  7. Sevasteri says:

    Përshëndetje Frrok,faleminderit për shkrimet Respekte shëndet e jet.

  8. nord.al says:

    Ti petriti i partise, po deshe te dijsh per mirditoret pyet te burgosurit politik te kohes se komunizmit, vellait te PD,si si jane sjelle ato.
    Une qe kam jetuar me vite me to dij te them se nuk ia kalonte asnje krahine per burreri dhe karakter.

  9. USA says:

    Shkrim brilant, ne pd po nuk qe bashibozuk nuk ta hap kush deren, gjithe llumi i shoqerise eshte mbledhur rreth partise se Sali HALESE.

  10. Shkrım ı mrekullueshe,te uroj per kete shkrım Bıles edhe ne komentatoret e shkrımıt ngodhı nje lakurıc nate petrıtı, Po keshtu do te ngordhın edhe te tjere lakurıq nate,Pena jote grıne me shume se shpata e Skenderbeut Tı ju pret kokat me fjalet tuaja
    Persaı perkete Merdıtoreve Nuk ka asnje njerı nje flet drejte per te hellur balte mbı to se kane qene dhe jane pjese e ajkes shqıptare Bıles kame degjuar edhe shume labe qe kane per krenarı dhe thojne se e kemı orıgjınennga Mkrdıta,

  11. George says:

    Frrok Cupi eshte gazetar i lindur dhe i persosur; megjithate edhe persosmeria nuk ka fund.
    Per shembull, ne kete shkrim do te deshiroja te permendeshin
    edhe ca para te zhdukura nga ndertimi i “Rruges se Kombit”;
    edhe ca firma te hedhura per shitjen e detit;
    edhe ca plumba te derdhur ne kater trupa te pafajshem ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”;
    edhe ca sopata qe i hodhen trute ne ere nje konkurenti;
    edhe ca para serbo-ruse qe u shperndane ne zyrat e seantoreve te Amerikes,
    qe i biri shpirtetor e agjenturo i Drakules se Vicidolit ta coje misionin e shkaterrimit te Shqiperise deri ne fund…

  12. Amerika e do Shqiperine says:

    Nder shkrimet me te mira qe kam lexuar deri me sot. Pergezime Frrok. Analize teper e thelle, teper e sakte, artistikisht e perkryer.
    Ban kujdes, shko ne shtepi para se te erresohet.

  13. Demokrati qe nuk voton says:

    Cdo dit e me shum befasohem nga analizat
    dhe pershkrimet e Juaja brilante
    qe i beni djallit .Traumat kostante qe kemi provuar si popull
    ndoshta na kane demtuar kujtesen.
    Jam shume krenar me ju z.Frok qe behesh edhe
    zeri im dhe shume shqiptareve te ndershem
    ne shpartallimin e ktij grupimi nazifashisht qe po kerkon te vije ne pushtet.
    Shume i detyrum dhe urimet me te sinqerta z Frrok Cupi

  14. Trotski says:

    Ky Lul-SumKapuci ka kopjue idene e Adolf Hitlerit Misioni IM i Lul-Pedes eshte inspirue nga Mein Kampf i Hitlerit ,po ka deshtue Komplet duke u bere Qesharak dhe i Pabesueshem.

  15. Nadiri says:

    Me gure nuk goditet shelgu por pema me kokra per te perfituar ndonje.Dhe ju zoti Cupi,Rilindja mbare dhe militantet gjuajne vetem Lul Bashen.Doni apo nuk doni Basha do te fitoje zhgjedhjet dhe do te jete kryeminister i gjithe shqiperise dhe jo vetem i gjysmes sikunder ishte Rama.

  16. Tomori USA says:

    Faleminderit zoti Frok Cupi .per shkrimin briland. Autopsia qe ju zoti Cupi i beni PD do ishte me e plote, sikur tja numuroje bemat sdhe LSI e
    cila jeton ne nje batak njello si Pd.

  17. gogo alb says:

    KOME NTUSIT PETRIT. TE GJITHE JU SHURDHJESAT E SALIUT qe e kthyet per 30 vie shqiperine ne analfabet u bet papagalle te shani ate sistem qe uhapi syte e ushkolloj. Ose nese se ti je nga ata me diplome e grade shkencore ga universitetet e salut ke te dreit, si ithone nje
    fjale , tjaterit peshoj ate qe ka, kaq i nderuar, “cado berr varet nga kemba etij”…….

  18. Fati says:

    #Nadirit…o Nadir mbaje fort Lylken se ai te nxjerre ne selamet, po nuk te vrau me pare. Sa per Ramen, eshte ai lider e shtetar qe mbajti ne poste, respektoi, mbeshteti me vepra edhe opozitaret edhe te persekutuarit politike si te gjithe popullsine qe perfitoi dhe perfiton nga te mirat qe krijoi qeverisja e tij. Mos e harro kete.

  19. LAÇJANI says:

    Po mirë z. ÇUPI vetëm keta te PD paskan hanger mut, ata te PS si pasardhës te P.Punes pra te P.Komuniste, nuk kanë hager mut keta, apo nuk i permend se ti vetë je nje mut i madh. Po hajt se po fitoj PD do vish aty prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje