Ilir Meta, pas takimit me Baba Mondin te Kryegjyshata: Te lulet pashë shpresën për fitore! Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata

22 Mars 2021, 14:34Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta dha një mesazh urimi nga Kryegjyshata Botërore, pas një takimi me Kryegjyshin Baba Mondi. Nga Selia e Shenjtë, Kreu i Shtetit iu uroi të gjithë shqiptarëve një jetë më të mirë, më të qenë, më të begatë.

Sipas tij, qytetarët kanë kaluar një dimër të jashtëzakonshëm, me vështirësi e vuajtje të pazakonta, edhe për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Vizitova selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore dhe i urova Kryegjyshatit dhe gjithë besimtarëve këtë ditë të shenjtë.

Ju uroj edhe gjithë shqiptarëve në këtë ditë të pranverës, të ripërtëritjes, shpresave, por edhe në këtë ditë të demokracisë, sepse pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën.

Mjafton të shikoni lulet e çelura, janë të ngjyrave të ndryshme, japin shpresë dhe gjallëri.

Të tilla janë edhe shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë, më në paqe, më të begatë, dhe për të kaluar këtë dimër të gjatë, në vështirësi të mëdha, por edhe me vuajtje të pazakonshme, edhe për shkak të pandemisë.

Sot bashkohemi me lutjet e Kryegjyshit Botëror për shëndetin e cdo qytetari dhe apeloj për të bërë kujdes sa më shumë.

Njëkohësisht të jemi më optimistë për të ardhmen, më solidarë, më bashkëpunues, më tolerantë, më të dashur, e mbi të gjitha të mbizotërojë në zemrat tona dashuria për Shqipërinë.

Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, kemi pasur reshje të dëbore të jashtëzakonshme, sa ende bora është zotëruese në male, por lulet kane çelur, mimozat kanë çelur, dhe jo vetëm ato.

Kështu që pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë.

Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.

I pyetur për vaksinat ruse Sputnik V, që mbërritën sot në Shqipëri, Presidenti Meta theksoi se “Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”.

6 komente në “Ilir Meta, pas takimit me Baba Mondin te Kryegjyshata: Te lulet pashë shpresën për fitore! Shqiptarët e kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”

  1. Sa e ke o baba She,? Dal ta nxjer pa e sheh. says:

    Coje Moniken te fleje ne teqe sic benin ata te krahines suaj dikur .O e mjera shqiperi . Vine nje evgjit nga irani dhe u shkerdheu mendjen injoranteve shqiptare . Bastarde

  2. Drejtesia says:

    Nuk i shpëton burgut jo as me baba mond as me filxhan o mjeran.

  3. k says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur para se të flasësh.

  4. Pastroni malin e shenjte pellagjik te Tomorit nga teqeja e qrlbesires iraniane says:

    Ai mal eshte i zeusit dhe dodones por ju o race e pa bese poshteroni kulturen e lashte shqiptare pellazgo ilire arberore. Cmut do teqeja ne malin e tomorit apo u intereson dobicave te dervishave qe pallonin grate e zones.

  5. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Cfare thua more,paskemi kryegjyshate botnore!?
    Po si ka mundesi qe kryehale shiitesh duhet me qen ne token e arberit!?
    Ptuuuuu plehraaaaaaaaa arabe…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje