Zv. Kryeministri Erion Braçe në një rrëfim për emionin “Jashtë Loje” ka folur rreth politikës, zonës së tij si deputet në Divjakë, dhe dashurinë që ka për Partizanin.
Pikërisht për këtë të fundit, numri dy i qeverisë shqiptare që njihet dhe si një tifoz special i kësaj skuadre, ka pasur një falenderim të veçantë për presidentin Gaz Demi dhe familjes së këtij të fundit.
“Unë si tifoz i Partizanit, po besoj dhe kushdo tjetër që është tifoz i Partizanit i është mirënjohës Gazit dhe familjes së tij, për atë që kanë bërë e vijojnë të bëjnë për Partizanin. Por mbi të gjitha për vizionin që kanë për Partizanin”, ishin fjalët e Erion Braçe.
Gjithashtu ai vlerësoi dhe trajnerin aktual të të kuqve Ilir Dajën për punën në drejtimin dhe organizimin e ekipit. (TemA)
Respekte per kta dy burra
Respekte per keta dy burra! Ose me mire te themi nje burr e gjysem