Për Fatosin: Le të mirëkuptohemi!

22 Mars 2021, 19:58Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

I nderuar profesor Tarifa!

Të them të drejtën nuk prisja që shkrimi im i para dy ditëve’ të sillte kaq shumë hidhësi tek njerëzit që përmendeshin në të, sepse isha i bindur që pakënaqësia ime më dukej më e përligjura. Por nga ana tjetër gishti im nuk drejtohej tek asnjëri nga ju: as nga zonja Bozo as nga ju e aq më pak nga i nderuari ati juaj. Sejcili tha dhe shkroi atë që mendon

Mendova të ndihmoj në cilësinë e një dëshmitari, me një dëshmi vetjake sa më reale mbi një periudhë që ende gjykohet ose e zezë sterrë, ose ca dhjetëvjeçarë që përmbanin më shumë fitore se sa ditë kalendarike.

Pas daljes time publike angazhimi yt kryesor, i dashur mik, nuk ishte më as për të mirat më të shumta, që numëronte parlamentarja e ardhshme, zonja Bozo, as për nxirrjet e mia të tepëruara në të kundërt. Bashkë ne të dy nuk ishim në kundërshti në shumë pika dhe letra që më drejtoje z. profesor kishte të bënte më shumë me temën e mirënjohur prindër/fëmijë.

Atë temë unë e preka në udhë e sipër për një nevojë formale, por kërkoj ndjesë që nuk isha pakëz më i qartë, aq sa ju Tarifat të mos ndiheshit i fyer dhe që pastaj, me të drejtë, të më vinit para syve vlerat dhe pastërtinë e figurës të atin tuaj, zotit Sevo Tarifa. E vlerësoj atë emocion të bukur me të cilin ti shfaqje respektin e dashurinë për babain në atë jetëshkrim që unë nuk e dija aq të plotë. Nxitoj të them se zotin Sevo nuk e kam takuar asnjëherë, por aq sa kisha dëgjuar ishin që të gjitha të lavdërueshme.

Dhe nuk gaboj të them se e kundërta e tyre nuk tingëllonte aspak në shkrimin tim.

Por edhe që ju e keqkuptuat, sidoqoftë, nuk më le pa faj.

Shprehja ime se ne nuk kemi asnjë faj teksa nuk zgjedhim dot se ku i hapim sytë kur vijmë në këtë jetë, më shumë se për ty unë e kisha për veten time dhe për ata fëmijët e botës që në shumë vende të rruzullit lindin fajtorë. Dhe ky sidomos tek ne ishte një fenomen që e pamë dhe mjerisht e shohim akoma!

Pra besoj se nuk ka nevojë të them se ti, qoftë si foshnjë apo qoftë gjashtëmbëdhjetë vjeç, siç thua, t’u ngarkua pjesa e ndonjë faji të babait, për të vetmen arsye se babait tuaj unë nuk i vija faj fare. E ca më pak mund të fajësoja unë, që sinqerisht as fëmijëve të vetë Hoxhës, nuk do t’u ngarkoja asnjë guriçkë nga mali atëror i mëkateve, sikur ata të kishin dalë në shtyp, sikurse dole ti, me

një deklaratë mbroje të ngjashme, “se në epokën e atit të tyre kishte më shumë të mira se sa të këqia.”

Pra do më lehtësoje së tepërmi sikur ta rilexoje edhe një herë për të kuptuar, se në një shkrim a debat të ndezur, formalisht qënia e njeriut që ti atakon, pjestar i familjes së “sekretarit të diktatorit” të sjell qartësi dhe të vjen më për mbarë. Ti i njeh fort mirë gjuhën dhe figurat e debatit.

E pikërisht në këtë pikë e kërkoj ndjesën, ngaqë ai fakt nuk më hynte shumë në punë dhe vetë jam më i ndjeshëm në një padrejtësi të tillë. Prandaj babait tuaj të moshuar, për të cilin jo i paharruari Pipi Mitrojorgji, por ndjeri baba i një mikeshës tonë familjare, zoti Piro Koçi, tashmë i ndjerë dhe ai, në një rast më ka folur gjerësisht me konsideratë të lartë. Përfitoj pra sinqerisht t’i uroj babait një jetë më të gjatë akoma, të tërën të shëndetshme dhe rrjedhimisht të lumtur!

Do të isha i lehtësuar sikur ai të mos e kishte lexuar shkrimin tim në TemA dhe nëse kjo nuk do të ketë qenë shmangur, uroj ta ketë kuptuar kështu si e shpjegoj unë dhe jo si e ke kuptuar ti.

Unë do të uroja ta ketë kuptuar drejt arsyen e shkrimit tim edhe vetë inxhinjerja Luljeta Bozo, të cilën gjithashtu nuk e kam fyer. Thjesht përsëris se e kundërshtoj me forcë për pohimin pa vend dhe të pavërtetë për “të mirat më të shumta,” Por jam i bindur që vlerësim i zonjës është aq i lirë dhe i sinqertë, saç është edhe subjektiv.

Nuk do të rri pa përsëritur që jeta dhe ecuria ime i ardhur nga një familje e “shenjuar me hekur të skuqur” me shumë të pushkatuar e të arratisur, është totalisht atipike për atë kohë. Për rrethin tim të gjerë ka qenë një skëterrë. Dhe lëshimi që fatmirësisht diktatori bëri për mua në takimin me të, ku iu qava për pengesën drejt universitetit, ishte si i rënë nga qielli.

Unë pata mundësinë të ndiqja studimet e larta, por vëllezër dhe deri kushurinj të katërt disa prej tyre nxënës shumë më të shkëlqyer se unë, nuk i panë kurrë auditoret e universitetit dhe kjo ishte një politikë sa çnjerëzore aq edhe antikombëtare. Ende ka shumë njerëz (këtë mund ta vini re dhe në komentet e ndohtura sharamane që përmendnit dhe ju) që mendojnë nën steorotipin “ashtu ishin ligjet e kohës”.

Atyre, ende me këta ligje të kohës, u duken fort të drejta edhe vrasjet në kufi, edhe trajtimi i pabarabartë dhe duket qartë se kanë nostalgji për luftën famëkeqe të klasave. Në atë luftë po të përcaktojmë palët ndërluftuese “luftonin” pleqtë dhe foshnjat, fëmijët e parritur të të burgosurve, të pushkatuarve, të arratisurve dhe të ushtarakëve të lartë e të zhveshur nga funksionet, kundër një shteti të organizuar mirë, me

polici, me Sigurim dhe me një ushtri me artileri, tanke dhe me të gjitha armatimet që të vijnë në mend. Nuk po e tepëroj të them rezultatin, se kush ishin fitimtarët në këtë luftë, ku apelohej të angazhoheshin sa më shumë luftëtarë dhe brohoritës.

Ama luftë! Ama fitore! Ama fitimtarë!

Nuk kam ndërmend të zgjatem më tej në kësi kujtimesh, pasi e kam bërë edhe më parë këtë dhe në faqet e shtypit dhe sidomos në librin tim “Jo gjithë të vdekurit prehen në paqë”, ku jam munduar ta sjell sa më të pasur në fakte këtë farë lufte pa fund.

Këta rreshta shtesë në këtë përgjigje për ju, i miri mik, janë për të treguar përparësitë që mendoj se kam ndaj jush, dy kontestatorëve të shkrimit që, padrejtësisht, ju ka pezmatuar. Përparësitë që kam mendoj se vijnë nga fakti se unë emrin dhe ecurinë e mbarë të jetës time ia detyroj asaj kohe.

Unë isha ndoshta nga ata pak individë që në luftën e mësipërme, të dy palët ndërluftuese më llogarisnin se i përkisja kundërshtarit!

Asnjëra palë nuk më quante të tyrin.

Thashë që kisha cilësinë e të qenurit atipik.

Unë nuk jam vetcilësuar asnjëherë me të persekutuarit. Unë nuk jam ndryrë asnjë ditë në burg. Emri im figuronte shpesh në ekranin e televizionit. Unë dhe ime shoqe i përkisnim sektorit të propagandës së Partisë së Punës. Në dy tre turnera shfaqjesh në vendet fqinjë, jashtë shtetit, unë dhe ime shoqe nuk u përfshimë asnjëherë.

Në ca shfaqje në rrethin e Gjirokastrës trupa e jonë e estradës u duartrokit netë me radhë, por për një shfaqje për kufitarët në Kakavijë, unë, gruaja ime aktore dhe dy violinistë me mbiemrin që mbante dhe Liri Gega, u ndanë nga trupa dhe na lanë në hotel derisa të ktheheshin ata që lejoheshin të shfaqnin në kufi dhe ishin të sigurtë se nuk do të mund të arratisshin si ne.

Unë, i dashur Fatos, pata lindur në një yllësi të mbarë, mua jo vetëm më dha lejëkalimin vetë Enver Hoxha, por një Zot më i madh se ai, natyra mëmë, më shtyu në një zgjedhje fatlume që të kullosja në lëndinat e humorit dhe kjo më ndihmoi të isha edhe i pëlqyer, edhe i përkrahur.

Të besoj pa rezerva për mungesë subjektivizmi kur portretizon babanë, se kam njohur shumë të tillë dhe dëshmoj në atë Zot që ca njerëz si zoti Mitrojorgji, Piro Koçi dhe të tjerë plot, ishin dhe pasuri shpirtërore kombëtare. Si mund të më quanin të tyrin kjo pala nga kisha dalë, kur unë gëzoja miqësinë e njerëzve të fuqishëm e me pushtet: anëtarë të KQ, Dritëro Agollit, Enver Halilit, pastaj të Nimet Canit, Ismet Cibajt, Naunka Bozos, Axhem Gjonit, njerëzve të teseruar të partisë në kolektivin e teatrit dhe në televizionin shtetëror?!

Si mundet të mos quhem me fat unë, një djalë i pafajshëm, që yllësitë i sjellin për fat një burrë të lartë, kryetarin e Degës së P. të Brendshme të Vlorës që ai të grisë një projekt arrestimi për një të panjohur si unë. Gjithmonë për fat operativët e tij nuk e mbështesnin dot dhe nuk i shpjegonin dot arsyen e prangosjes time.

Ky njeri i mrekullueshëm me të cilin jemi takuar për herë të parë absolute pas tridhjetepesë vjetësh quhet Perlat Çaushi dhe bën pjesë në “të mirat” që përmend zonja Bozo. Vij unë në ndihmë të saj në këtë rast, unë, që kam gjetur aqë shumë oaze drite në një shkretëtirë diktatoriale, që ajo zonjë ia pakëson shtrirjen përreth.

Unë, i dashur Fatos të jam mirënjohës për frymën pozitive dhe mirëkuptuese të letrës me ankimet e tua.

Me letrën tënde më ndihmove të të njoh babanë e familjes, por më ndihmove të të njoh më mirë edhe ty.

Dhe përfitoj nga rasti të të ftoj të meditojmë në favor të demokracisë së vështirë në hapësirat shqiptare, në favor të paqes së shpirtrave. Mjerisht ende sot flitet për kuislingë, bashkëpunëtorë të pushtuesit, diversantë, deviatorë, byroistë, puçistë e të tjerë terma që u faturohen ende pasardhësve.

Duket si një nevojë e përzgjatjes së luftës së dikurshme klasore kur nuk duhet të ngjasë. Pa lënë trashëgime shpirtërore, kuislingët, deviatorët, kulakët, byroistët, sabotatorët janë nënëdhè. Lufta e vjetër e klasave ushqehej me urrejtje por urrejtja që ndan sot nga njeri tjetri klane shqiptare, grupe interesi dhe kolltukofagë të egërsuar e bën atë luftën e dikurshme të duket si lojë kalamajsh.

Urrejtja sot është bërë mal më i madh se Tomori.

Më duket e tepërt të të sqaroj se rreshtimet e familjeve Bozo dhe Tarifa me familje me emër të byroistëve, Kapo, Azbiu e Balluku, unë e kisha jo aq me dashakeqësi, se sa lidhur me një peng timin me një dëshirë të paplotësuar timen, shprehur në aq e aq debate për të dëgjuar një pikëvështrim shpjegues mbi historinë e konsoliduar të Luftës NacionalÇlirimtare.

Ua kam kërkuar historianëve të trashëguar nga e kaluara dhe këtyre të rinjve, figurave të rëndësishme ende në të gjallë, vetë bashkëshortes së Hoxhës, veteranëve, ku bën pjesë dhe babai. Dhe do t’ia bëja edhe po të kisha fatin të pija një kafe me z. Sevo, babain tuaj.

Ndjej nevojën e shuarjes së ca pikëpyetjeve me gravitet të madh që do ta lenë ende të hapur këtë debat në të cilin jemi futur mbi të mirat

dhe të këqiat e veprës së Enverit. Nga asnjë parti nuk është propozuar një rezolutë a një traktat historik mbi temën në fjalë. Për të, vazhdojnë të theksojnë dhe të amplifikojnë meritat e luftës për çlirim dhe lenë të kuptohen ca të meta më pas.

Nuk do të desha të kundërshtohem, por lufta e tij e organizuar nuk zgjati më shumë se 18 muaj dhe kjo luftë ndahet padrejtësisht nga fati i kryeluftëtarëve të saj të terrenit, komandantë brigatash të cilët Kryekomandanti i shfarrosi të tërë me arsyen paranojake se i rezultuan armiq.

Shkurt, o profesor Tarifa, unë Enver Hoxhës gati ia pranoj pushkatimin e gjyshit tim dhe kjo thuajse nuk ma cënon mirënjohjen për ecurinë atipike në jetën time. Armiqësinë dhe pushkatimin e Beqir Ballukut, jo vetëm që nuk do ta pranoj, por historisë së shqiptarëve ky peng do t’i mbete gjatë në qafë.

Pra le mbetemi të mirëkuptuar edhe miq, të dy ne le t’i urojmë fitoren në zgjedhje zonjës Luljeta Bozo që na bëri tok.

Po edhe në mbetshin pika ku nuk takohemi, ato na marrshin të keqen! Unë ju uroj familjarisht shëndet dhe një urim të madh për Tarifën më të re, mbeskën që hapi sytë këtu në Alaskën e kontinentit amerikan.

Të fala shoqërore!

57 komente në “Për Fatosin: Le të mirëkuptohemi!”

  1. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Nga gastor ne diplomat vetem ne Shqiperi mund te ndodhe kjo cudi.

    1. 007 says:

      Ky shkrimi i Pullumbit socialist me beri ca te vjelle, ia ka thithur siskat Nenes Parti edhe ky gjysmak e tani na ben qoka me gjysmen e gjysmakut Tarifa. Ptu, pune loqesh komuniste.

      1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

        O ti koqe kandari.
        Lexi me poshte komentuesi Mond, dhe mos shkruaj më, se na nxore zorret. T’i Jenga ata Komunistet e Saliut, qe gabimisht kujtojnë se Jane antikomunistë.

      2. Ladi says:

        Ore mik po s’paske kuptuar gje fare nga artikulli i Pellumbit dhe ja fut kot…

    2. mond says:

      Ky eshte nje shkrim i rralle per nga menyra, permbajtja dhe forma.
      Nje kritik letrar ketu ka pune ” per sot e per neser.”
      Kurse te ashtuquajturit artikullshkrues te shtypit (kazanit me plot kuptimin e fjales) duhet te mos kapin më penë me dore nqs lexojne z Pellumb Kulla.

    3. Diplomati says:

      Qenke njohes i mire i llumit Xhepa

    4. Katarakti 2 says:

      Z. Kulla! Neqoftese je ky qe shkruan, post mortum, pas reagimit te te djalin per babain,tregon qe je njeri i mire! Por nuk e di pse mu kujtua nje barcalete kur burri i thote gruas pas faktit qe ” sa here e nxore kemben une nga rrethi por ti s’me pe! Vjen nje kohe nje moshe qe njeriu i ditur mendon qe s’gabon kurre ne ato qe thote por edhe sikur, te tjeret ,duhet te degjoojne pa fjale! Lerin Enverin dhe Saliun per mentalitetin e tyre! Enveri te ndiqte deri ne brezi i trete por edhe Saliu thote -e kemi nipce nga fshati,”! Kemi nevoje qe mendjet dhe jo vetem,por edhe njerez te mire demokrate,qe ka patur Shqiperia edhe ne kohen e Enverit edhe sot,te flakim kete mortje Sali-Like nga jetet tona! Mjaft me! Mos harxhoni me energji mes vedi!

    5. Historiani says:

      shume faleminderit per komentin, e njihke mire sorollopin Xhepa

      1. qazim says:

        Vleresoj nivelin e komunikimit qytetar midis dy intelektualeve. Na ka munguar nemos eshte harruar ky dialogim keto 30 vite. Ka mbizoteruar fyerja,sharja,denigrimi e te gjitha keto per shkak te te njejtit person qe futi kete fryme e qe vazhdon dhe sot te ushqeje kete perplasje
        antiqytetare,jocivile,fshatareske,te lige.
        Uroj qe kjo menyre komunikimi te vazhdoje si fryme e duhur ne kete ambjent tejet te polarizuar.

    6. MacGr says:

      Musa: KULLA eshte kaluar diplomateve te tu, jo se ka gje te keqe gastori i cili mund te te kete sjelle edhe ty momente gezimi e kenaqsie, por sepse Kulla eshte nje artist i kompletuar,nje humorist e shkrimtar i talentuar,nje perdorues i shkelqyer i gjuhes dhe njeri me personalitet. Ftkeqsia jote eshte tek varferia e trurit tend te mykur.

    7. Xhulia says:

      Epo kjo pune, si djali i beut te Kullajve edhe ai i argatit Tarifa, sherbetore te Enverit deri ne vdekje.

  2. Kasapi says:

    Zoti Kulla, sinqerisht po due me te pyet:” Cfare pune keni ba kohen e sistemit te kalum, dhe kur vdiq diktatori a keni qare si gjithe populli shqiptare”?
    O zot si po mundesh me durue kur po shef tan keta burra qe po tregohen me hipokrit se njani tjetri?
    Zoti Kulla rrini rehat ne shpine tuaj dhe mos beni intelektualin e nershem dhe te moralshim se nuk po te besojme me….

    1. Adrian K says:

      Ne krahasim me cfare shkruan ky Kasapi, dua te them se ky shkrim i Kulles eshte nga me te vecantet qe eshte bere ndonjehere ne shtypin shqiptar ne keta 30 vjet post-komunizem. Mosdakordesia eshte teper normale qe te ekzistoje por perpjekja per te sjell pika bashkimi dhe debati te ece mbi rruge komunikimi me etike eshte ajo cfare i mungon PLOTESISHT shoqerise se sotshme shqiptare. Ky shkrim eshte nje kembane per te gjithe kete germalle gazetaresh, analistesh, politikanesh po se po, per te mesuar se si debatohet per te sjelle dicka pozitive. Zoti Kulla, ky popull do ta kete per shume nder te te kete per president te tij ne nje dite sa me te aferme. Vecse respekte!!

      1. Petrit says:

        Bashkebisedim INTELEKTUALESH – qe sa shume na mungojne.
        Art, kulture, mencuri, mjeshtri te fjales , kundershti Por plot elokuence,

        Ti .Kulla i ben nder kundershtise se mendimit, mirekuptimit paqesore te te qenunit kunder

    2. B. Gruda says:

      Eshte e veshtire zotni…me kuptu ..Kullen …Tarife e Kadife.. Kasapi eshte e mjaftueshme te kuptojne mire …zanatin e tyre dhe te votojne ata qe mendojne qe mbestesin ma mire Kasapet e Co . Faleminderit

    3. Epirioti II says:

      O Kasap, sa vjeç je mor burre?
      Pellumb Kulla ka qene mbreti i humorit. Skecet e tija me Estraden e Fierit ishin aq brilante sa personazhet e skeceve beheshin batuta popullore dhe disa rrojne edhe pas 35 vitesh si psh.:

      “…doni me per Belulin”, “…je prapa liste”, “… amani ore vellezer, po ai qe e vodhi nuk paska faj”, “…na u be syri filxhan”, “do martojme Malon”, “Kaso te dua”, apo kryevepra “partizanet ishin veshur si partizane qe ne ti merrnim per gjermane”, e kushedi se sa te tjera.
      E vecanta e Kulles ishte qe bente satire me fenomenet e kohes se monizmit, por pa e kaluar asnjehere vijen e kuqe qe ta akuzonin per fryme kunder Partise. Thjeshte ishte gjeni nga jashte GJENI dhe DEMOKRAT nga brenda.

      Po nuk e kuptove as kete qe te kam shkruar, nuk te ndihmoj dot

  3. Jorgo says:

    Je shume qytetar Pellumb!
    Ben mire qe shkruan e shprehesh gjithmone, edhe pse ndoshta ndonjehere bie ne ndonje vesh te shurdhet (mosozot ne ndonje tip histerik), ka plot, po kaq plot qe te degjojne me endje si dikur ne kohen e qoftelargut qe mbron ky bicim profesori….

  4. Valbona says:

    I dashur Pellymb,une te njoh nga afer,kjo leter e larteson me shume figuren tuaj, ju miqesisht i shtrini doren Prof Fatos Tarifes,po behen gati 100 vjet nga ndarja komunist,ballist,zogist etj,ka ardhur koha te mbyllet ky kapitull, une jam plotesisht dakord me ju.

  5. Ilir says:

    I dashur, Pellumb! Te lumte ! Ti dhe Fatosi, te dy miq te mite, sot dhate nje model debati, plot mirekuptim e qytetari. Uroj qe kjo fryme te perhapet edhe ne debate te tjera.
    Ilir Yzeiri

  6. Lan Qyteti says:

    Burrë me karakter, prof. Kulla.
    Pa komente, i drejtëpërdtejtë, një lloj brerje ndergjegjeje nga ndonjë keqkuptim nga padashja e tijë dhe dinjitoz deri në përulje, për karakterin e mbrujtur në tallazet e jetës.
    Për tu respektuar me shumë kënaqësi.

  7. timmi says:

    nje perplasje qe mungon prej vitesh ju lumte te dyve

  8. Liku says:

    Debat intelektual, bravo Prof. Tarifa dhe Prof. Kulla, debat terheqes nga pikepamja intelektuale dhe narrativa e nivelit klass nga te dy.

  9. lx says:

    Rast i rralle i Societizmit Politik.

  10. Debatiku says:

    Fatekeqesi, kur nje gaztor , liliput i mendimit, me fytyre sifilitiku e mban veten’ homme de lettres’ po dhe aq e rende qe i biri i ‘majordohm-it’ te ENVER HOXHES hedh balte mbi princin.
    Te dy qelbesira ne forma te ndryshme.
    Takimin do e kene ne ferrin e historise.

  11. Shaqo says:

    …the eshte mllef 50 vjecar, I ,shprehur mbas 80 vjetesh. E pamundur, pinJollet e bejlereve
    dhe agallareve, let te jetojne ne perendim, kane Gen anadollak.

  12. Shaqo says:

    …the eshte mllef 50 vjecar, I ,shprehur mbas 80 vjetesh. E pamundur, pinJollet e bejlereve
    dhe agallareve, let te jetojne ne perendim, kane Gen anadollak.
    I ka djegur kultura e Fatosit ne replike.

  13. dyshuesi says:

    Z. Kulla siç e keni nenvizuar edhe ju , jeta e njeriut , nuk mund te jete bardhe e zi . Duke e gjykuar nen kete çeles edhe ai sistem nuk mund te gjykohet bardhe e zi. Edhe ju e pranoni qe nuk ka pasur nje analize te sitemit qe te mos kete qene monokolor dmth. ose e bardhe ose e zeze . Personalisht mendoj se ai sistem kishte 5 te mira dhe 3 te keqia por ato 3 i kishte te keqia fort. Kurse sistemi i sotem ka 5 te keqia dhe 3 te mira por ato 3 i ka te mira fort. Ju si mendoni z. Kulla ? Do beni ndonje analize qe te mos jete monokolor ? Dhe te mos pickohi kur ndonjeri thote se ka pasur edhe te mira .

  14. REALE says:

    Vetem ironia e Pellumb Kulles eshte e papranueshme. Portofoli tij. E ka gjete zgjidhjen por mos u ben i padurueshem per ata qe nuk i njehe dhe s’i ke pare kurre, as me duartrokitjet qe ke marre; bile po e tepron qe del ne çdo moment dhe kerkon gjithmone te sqarosh e ironizosh “te pa diturit” Pellumb. Kur ishe per te duartrokitur, te duartrokitem, kur je per te mbyllur gojen se e tepron, duhet ta mbyllesh se kjo nuk eshte vetem hapsira jote. Ler pak vend per te tjeret e e zaptuat fare oksigjenin e lirise!

    1. Cudia says:

      Mire thua te lere pak per te tjeret por ja qe te tjeret vecse shajne dhe mbjellin urrejtje nderkohe qe kercenimet jane bere norme. Kush do jene ata qe dojapin shprese per kete menyre komunikimi pervecse z. Tarifa dhe z. Kulla? Respekte per te dy por Kulla tregoi qe eshte nje DIAMAND!!

  15. muzkanti says:

    Do ishte me mire per ty Pellumb dhe per imazhin tend qe te pranoje me qarte qe kesaj radhe e (dhje..) Ndodh qe gabojne edhe njeres si ti… gjithsesi debati midis jush tregon qe shqiptaret nuk jane te gjithe, si ata qe degjojme keto 30 vjet.

  16. Sali lushaj says:

    Te dy kane pssporten e qytetarit jo te shpellarit
    Argumentat tuaja i vlejne shqiperis qe te bashkohen
    Bravo zPellumbi nje pergjigje dhe nje ndjes qe besoj se do e pranoj dhe z. Tarifa
    Respekte per dy figura qe i bejne ndere vendit tim

  17. Goli Trazovaci says:

    Ja cfare do te thotë te jesh qytetar. Nuk besoj se kam pare ose lexuar ndonje debat te tille ne Shqipëri. Respekte zotërinj, dhe le te behet ky debat nje pike referimi për politikanët, gazetarët, komentuesit, qytetarët e këtij vendi.

  18. Artan says:

    Nje shfaqje e rralle qyteterimi dhe tolerance ne trojet tona te egersuara keq.

  19. Myzeqari says:

    Brilant Pellumb Kulla…sa fat qe e kemi pasur gjiton ne Fier,por edhe udheheqes i nje grupi artistesh me fame te Estrades sone.Respekte gjigand,me gjithcka ke per zemer.

  20. valdrin says:

    Pellumb perse behesh sorre, te dhane shkolle te larte duke te ditur se nga c’familje vjen, punove ne pune te mire, jetove si gjith populli bile dhe me mire, tani cfar kerkon…..?? Nje pyetje po ta bej…. Me sigurimin e shtetit si i ke pasur punet…..?? Ndonje luge corbe te prishur a e ke ngrene, te mos flasim per pseudonime……
    Pellumbi ka qene i persekutuar sepse nuk ju dha shkolla e larte gjith kusherinjeve bile dhe lagjes.
    PELLUMB MOS U BE SORRE SE JE NJERI ME VLERA DHE PER KETE KA MERITE DHE AI RREGJIM QE IKU PRANDAJ QENDRO ME KEMBE NE TOKE MOS U BE SI BLLOKMENI PROF. DOK. SALI RAM BERISHA QE NGA PERSHENDETJA ME GRUSHT KALOI ME GISHTA SE KA QENE I ” PERSEKUTUAR ” NE VARKE ME DJEMTE E ENVERIT. PELLUMB MOS U BE SORRE.

  21. Aktori says:

    Ik o legen o palaço bur o edepsez ti me biografi te keqe bere pall ne sistemin e PPSHs , te persekutum jan ata qe kan qen familje deshmoresh qe dhan gjakun kuder tradhtarve nazizmit dhe ballistozogisteve , dhe vuajten dhe hengren dynjan neper punra muti dhe neper koprativa ne ate sistem qahesh ti zagar e zorzop kelysh ballistesh qe bere qef ne ate sistem , ne ka njeri qe duhet ta mbylli halen kunder atij sistemi ai je ti qe ishe kelysh ballistesh dhe te mbajté ne pellemb te dores pler pusht mosmirnjohes , zaten prandaj u katandis ashtu ai sistem se abandonoj njerzit e vet dhe zta e hodhen posht , se te persekutuarit kishin frik te dilnin nga shtepit ne 90 ten , por duhet te dish nje gje i jati Fatosit ishte ne drejtimin e duhur se kish luftuar per lirin e kti vendi dhe e meritonte ate vend pune , por jo ti o ish bythlepirsi i atij sistemi o pler pa moral burr pa shtyll kurrizore.

  22. Nik says:

    Te lumte Z. Kulla, si gjithmone kulture, tolerance dhe dinjitet!
    Flm

  23. sumatra says:

    Pellumb, ti shpif kur vjen rradha tek urrejtja ndaj asaj kohe dhe njerezve te saj. Eshte ai moment tipik i njerezve qe jane ndjere te persekutuar kur leshojne ne publik gjithe te vjellat qe shkaton urrejtja e mbajtur prej dekadash ne shpirt. E verteta eshte qe ne kohen e socializmit respekti me i madh nga pushteti iu dha luftetareve antifashist e ne rradhe te pare drejtuesve te brigadave partizane, komandant e komisare. Ju shpreheni se keta, ai, diktatori i çfarosi te terre, nje shpifje djallezore kjo qe ska asgje te vertete ne kete sens qe shpreheni ju. Pas çlirimit , te gjithe drejtuesit e luftes u nderuan dhe respektuan por ne procesin e rindertimit pati qe nuk i qendruan besnik idealeve te socializmit, pati nga ata qe kerkonin privilegje mbi te tjeret, mbi njerit e zakonshem.Kjo gje ishte ne kundershtim me parimin e madh te barazise. Keta njerez u denuar por asnje nuk u çfaros, Pat nder ta qe rane preh e provokacioneve dhe makinacioneve te sherbimeve te huaja, kryesisht atyre Serbe e greke. Te provuar si te tille, ata duhet te pergjigjeshin para ligjit dhe sejcili mori denimin me vendim gjykate. Pjesa dermuese mbeten te nderuar deri ne fund te jete .Sa per Beqir Ballukun dhe takemin e tij, spjegimet dhe pohimet jane ne dosjen hetimore dhe gjyqesore.Beqir Balluku, veç te tjerash ishte nje tip i neveritshem, i pamoral ne sjelljen e tij ndaj vartesve dhe personelit te sherbimit gje per te cilen i ishte hequr vemendja disa here.

  24. tropoja says:

    zoti kulla rrespekt per ju ndersa ate fatosin me aq sa njihet publikisht dihet qe e shporren nga ish ambasador ne usa sepse i shkoj tarifa shume lart e vjedhjes plus nje njeri pa bagazh i pa formuar me shume nje llafollog divahanesh rrespekt per ju zoti kulla

  25. Jimi says:

    Bravo i nderuar Kulla ! Dialog qe duhet admiruar, e duhet te marrin shembull politikanet, nese do ti quajm te tille keta qe na ngaterrohen neper kembe. Per mua.dialog xhentelmenesh, ku merita kryesore mdoj se te takon ty. Te uroj shendet!

  26. Pellumbi says:

    Po ti o Kulla pa sahat, shkrive jeten tende me krijime dhe vure ne skene me dhjetra pjese ku i kendonje te mirave te socializmit krahasuar me kohen e Zogut dhe me sistemin kapitalist!
    Perse te jane dhene gjith ato çmime, vleresime, festim i datelindjes e proçka te tjera? Kujtoju perse t’i dhane gjith ato lavderime?
    Dil si burre dhe pranoje t”i dhane sepse i kendove socializmit dhe njeriut te ri komunist.
    E si e vole mire e mire socializmin, vole dhe fillimin e demokracise ku nga gaztor te bene diplomat ne vendin me te bekuar te botes, ne ate vend qe ti e shanje me rrenje e dege.
    Mos dil me ne publik, as me ” Letra te hapura” drejtuar popullit apo personave dhe as fizikisht. Futu ne ndonje skute dhe ri si kukudh.
    Edhe letren e dyte e ke perseri gabim.
    Tarifa dhe shoket e tij, vete mund te mos kene urdheruar, por kane zbatuar me perpikmeri dhe kane qene te bindur se ato qe bente diktatura ishin te drejta. Ata dhe femijet e tyre kane perfituar te gjitha privilegjet e kastes udheheqese, privilegje qe populli i thjeshte nuk i shihte as ne ender.
    Kishte nje hendek te madh mes Tarifes e familjes te tij me popullin e thjeshte.
    Po ti si gaztor i sistemit komunist i di, por ben sikur nuk i di keto fakte. Prandaj shkruan ” Letra te Hapura” mbushur me genjeshtra, dhe edhe me justifikime per ato qe shkruajte nje dite me pare.
    TURP

  27. Iso says:

    Ua pellumbi! Sa rastesi mrekulliberese paske patur si i”persekutuar” as familje me shume merita per ndertimin e atij sistemi nuk i kane pare as ne enderr.

  28. Asnjanësi says:

    Korespodencën e tyre çojani saliut dhe likes, për të njohur vetveten.

  29. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Për hir të së vërtetës,Pëllumb,do kishe bërë mirë të mos e kishe ndërruar zhanrin.
    Si regjisor ishe nga më të mirët e kohës,ne si fierak krenoheshim.
    Ç’tu desh politika ?!
    Megjithëse të doli lopë pjellorre !
    Mua personalisht më duket një debat fallso, sipas motos unë rrojë akoma,mos më harroni!?

  30. FAN NOLI says:

    Mister Kulla!
    Boll shite mendje. Imagjino sikur te ishe shkencetar i shkencave ekzakte se çfare do tu kishe bere njerzve!
    Kur u nderrua sistemi une isha 18 vjeç e nuk dija nga t’ja mbaja: te merrja rruget e mergimit si shume shoke te mite, te vazhdoja shkollen, te shisja te tregu per te siguruar jetesen, te vazhdoja sportin pasi isha talent (sipas specialisteve) dhe qe enderra e jetes time apo te kerkoja rruget e shpejta te perfitimit qe ti me shoket e tu I shfrytezuat me se miri per veten tuaj duke veshur pardesyne e demokratit te persekutuar e me ne fund duke tradhetuar besimin e popullit taksapagues qe te pajisi me pasaporte dipllomatike dhe ti ja shperbleve duke qendruar ne vendin e sherbimit.
    Boll Mrs. Kulla!
    Heshtja eshte flori!
    Mos u tallni me sinqeritetin e njerezve te ndershem!

    1. Ad says:

      Eshte e lemerishme: zoti Kulla perpiqet me qytetari te hedhe mbi nje periudhe historike te Shqiperise dhe mbi mendjet e shqiptareve, dhe shumica e komentuesve i versulen autorit dhe jo permbajtjes se shkrimit. Nese jane kunder, duhet te bejne thirrje per debat te hapur publik dhe aty te shpalosin te mirat e atij sistemi.
      Sa ju dhembin syte nga nje shkrim qytetar qe gervish sadopak realitetin e Korese se Veriut te Ballkanit.
      Skuthat eBallkanit e duan ne erresire qytetarin shqiptar

  31. Loni pe Kolkondasi says:

    Thoshte Churchill : “Molotov eshte nje politikan i zoti, por ka nje te keqe te madhe, i sherben komunizmit.”
    Dua te ve ne dukje, si lexues, keshtu e pata kuptuar une zenien ne goje te Sevo Tarifes nga ana juaj, zoti Kulla, ne shkrimin e meparshem. Por shoh ne justifikimin mjeran te mesiperm, arsyen e vertete perse ju paskeni mbijetuar ne ate kohe terrori. Nje paburreri kaq e paturpshme, e cila shfaqet ne kete ndjese te neveritshme per te mbrojtur ato parime per te cilat ti vete dhe pa asnje detyrim more penen dhe shkruajte artikullin e meparshem, eshte vertete e paimagjinueshme.
    Dhe, meqe ti e ke per zanat te kullosesh “ne livadhet e humorit”, po te tregoj edhe une kete ndodhi qe i perket asaj kohe te “ndritur”.
    Rastesia apo ku di une, e con nje myzeqar ne Kukes. Me te mbrritur, per t’u shlodhur nga rruga e gjate, vendos te hyje ne te parin lokal qe i doli perpara. Por djalli, i cili i bene lemesh te tera, e shtyu te bente nje gjest aspak te arsyeshem, po te gjykoje per vendin ku ndodhej. Sapo hyne ne lokal, duke u drejtuar drejt nje tavoline qe ishte bosh, e gjykon te udhes, qe me pellembe te godase zverkun e tij dhe me ze te larte te thote:
    – Eh, mor zverk, qe askush nuk te ka qelluar ndonjehere me pellembe. Natyrisht, ne ato rrethana, kjo nuk mund te merrej ndryshe, vec si nje thirrje nga ato qe Sancua i perserishte shpesh, si “Hajde moj bela dhe krruam aty ku me ha.” Dhe pergjigja nuk vonoi te vinte. Dikush nga nje tavoline e mbushur me vendas, i therret ne menyre kercenuese:
    – E ti, cou qe aty dhe ik. Myzeqari mermerit dicka neper goje “mire, c’ke qe brret, leviz une..’ dhe shkoi per t’u ulur ne nje tavoline tjeter bosh. Por kercenuesi vazhdoi:
    – Te thash te dalesh jashte dhe jo te ndrrosh tavoline! More vesh? Qerohu jashte. I shkreti e kuptoi see ne c’pozite te veshtire e kish vene vehten dhe nxitoi te dilte jashte duke u lutur:
    – Po c’ke or vella qe nxehesh, dale une perjashta. Dhe niset per te dale nga lokali. Kur i afrohet deres, degjon perseri zerin e kercenuesit, i cili i thote:
    – Pa dale nje cike.. Hajde ketu,… Hajde! Kthehet i uruari i perendise dhe me frike ne zemer degjon kercenuesin ti thote:
    – Ti, ore mik, edhe njemije vjete te rrosh, askush nuk mund ta ndyje doren me zverkun tend. Ndaj ik. Dhe ki parasysh te mos e krruash me gjera te cilave nuk ju bene dote balle….

  32. ATSH says:

    Unë mendoj si zonja Bozo se ai sistem ka patur me shume te mira se të keqija! Në fakt këtë e mendon shumica e Shqiptarve që e kane jetuar ate sistem! Njerzit mendojnë kështu jo sepse mohojne të keqiat e atij sistem por sepse me rezimin e atij sistemi të keqiat nuk u zhduken perkundrazi në shumë raste ato u shtuan! Sigurisht solli edhe te mira shembja e komunizmit por të mirat që solli shembja e komunizmit mbeten shumë minimale në krahasim me keqiat që trashëguam nga ai sistem të cilat nuk u zhduken! Shtoi këtyre të keqiave te trashëguara që nuk u zhduken edhe të keqiat e tjera që solli sistemi i ri e do kuptoni përse njerzit mendojnë si zonja Bozo ! Përse kaq e vështirë të kuptohet kjo, por kalohet në debate ????? Ky mendim nuk me pengon të vleresoj shkrimin e autorit dhe ti përcjell atij respektin per gjuhën e perdorur si diçka të rralle që nuk e ndesh në halene e sotme intelektuale (ja edhe një e keqe tjetër që solli sistemi i ri)

  33. Traktori me zinxhira says:

    Po! Pellumb keshtu shkruhet,pa cenuar dhe ofenduar prinderit dhe te afermit e njeri tjetrit.Te lumte!

  34. Ideali says:

    E pare o zoterinj dialogun terhiq e mos e keput te gazetorit sigurims, me sigurimsin vete. Cfar prodhoi? Po… me rigon. Dhe s ka sesi. Te dy i takojne se shkuares se erret, zgeqeve, per ta kuptuar me mire familja mafioze, zgeqeve. Bukur besa. Nga fitorja ne fitorje keni shkuar. Njeri ketu, tjetri pertej oqeanit.

  35. Beni says:

    Nuk mora mundimin te lexoj komentet qe bejne njerezit pasi ka shume mllef dhe sharje . Njerez , ndaloni per nje moment dhe merrni fryme dhe reflektoni. Dua te komplimentoj Zotin Kulla dhe Zotin Tarifa per debatin e emancipuar qe bene me njeri tjetrin pa sharje pa ofendime por me nje etike qe duhet te jete nje model per gjithe artikull shkruesit apo komentuesit si dhe per gjithe shoqerine ne pergjithesi

  36. laraman says:

    U mbars mali dhe polli nje mi.
    U shene dhe u bene mut dhe ne fund ja dhe Kulla u be mik me Fatosiiin.
    Kaq ishte, te gjithe bashkvuajtes dhe bashkfajtore.

  37. Rozeta says:

    E shan kulla Saliun, por nuk ja harron mesimin e madh: te gjithe fajtore te gjithe bashkevuajtes. Per te vjelle!

  38. Velo says:

    Modeli më i shkëlqyer i debatit midis dy intelektualëve shqiptarë, që është zhvilluar deri më sot. Bravo, bravo, 100 herë bravo për intelektualin Pëllumb Kulla, që me shumë fisnikëri din të sqarojë keqkuptimi, pa e lënduar bashkë debatuesin.

  39. Tërfoni says:

    Kësaj i thonë: Ti pe Fieri, unë pe Lushnje, hajde të ham ndonjë t’ambël. E ke mbyllur me një “happy end”, o Pëllumb. Sikur të shtoje “Paqja dhe mëshira e Zotit rëntë mbi ne”, mirë do të qe. Njatjeta!

  40. Ladi says:

    Pellumb me vjen keq poe 95% te komentuseve nuk kane arritur te kuptojne dhe kuturisin fjale pa kuptim. Nuk e kuptoje kur s’ke ndonjegje per te then mos e thuaj por shiko cfare thone me te mencurit. Per mua ky shkrim eshte nje perle e pastertise dhe e bukurise se gjuhes shqipe qe kur e lexon ndjen sikur po vrapon dhe nok ndjen lodhje. Shkurt, nje perle e vertete per nga elokuenca, vertetesia e ndjenjave dhe te respektuarit te tjetrit. Kete te fundit duhet te mesojne shqipetaret se ju mungon me oke, si i thone fjales.

  41. Sandri says:

    Zoti Pellumb Kulla,
    Une jam djale nga tirane me biografi te mire (ne ate kohe) dhe kur kerkova te drejte studimi nuk mu dha me arsyen se
    familjes time i ishte dhene 3 te drejta studimi. Po ty or Pellumb i shkruar si tu dha me gjysh te pushkatuar . Kjo ka nje shpjegim . Ti ke qene agjent i sigurimi. Me sa kam digjuar pseudonimi ut ka qen: PISANJOSI. Te jap nje keshille : Refehu sa je gjalle.

    Sandri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje