Paloka, thirrje për rebelim: Pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti duhet t’i marrin lekët në dorë urgjent

22 Mars 2021, 19:08Politika TEMA

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar sot një takim prezantues në Gramëz të Krujës, ku edhe u njoh me shqetësimet e banorëve të zonës.

Ai tha se “pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti duhet t’i marrin lekët në dorë dhe se nuk kanë se pse të sorollaten sipas tij nga shteti”!

“Nuk është hera e parë që unë jam këtu dhe dikush më pyeti nëse ka ndryshuar diçka nga fusha këtu në Gramëz.

Fatkeqësisht as nga fusha, as nga Shqipëria nuk ka ndryshuar gjë për mirë, jemi në vend-numëro për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka. Madje ka vende ku kemi bërë dhe prapa.”, theksoi ai.

Varfëria dhe emigrimi –tha Paloka-janë shqetësimet kryesore gjatë viteve të fundit.

“E nisëm në ’90 si vendi më i varfër i Bashkimit Europian, tabu të cilën e thyem gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Ndërkohe sot jemi kthyer po aty, shqiptarët po largohen njëlloj si në vitin ’91. 25 prilli është ditë vendimtare për ne. kjo për shqiptarët është betejë për të mos na ikur fëmijët, ndërsa këta e kanë betejë për të shtuar milionat.”, tha Paloka.

Nderkohe Paloka ironizoi qeverinë, me faktin që opozita është aq konstruktive sa i tregon qeverisë se çfarë duhet të bëjë.

Gjithashtu nuk mbetet pas as identifikimi i vendit me krimin ne mediat e huaja, gjë për të cilën Paloka theksoi se ka vende të cilat duan të rikthejnë vizat me Shqipërinë vetëm për këtë arsye.

 

 

8 komente në “Paloka, thirrje për rebelim: Pronarët e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti duhet t’i marrin lekët në dorë urgjent”

  1. Lumi says:

    Thi ka mundethi o thuthuq? Ne te cilin vend te botes qeveria te dorzon shtepine e perfunduar pa paguar nje kacidhe? Ne Shqiperi ndodh kjo edhepse vend i varfer. Ti kerkon edhe lek kesh qe kryfamiljart ti humbasin ne bixhoz si ti. Thapa thupa, thi thi thi…Me thi pa thi PD kurre me ne qeveri.

  2. Sizmologu kashilltare i presidenti says:

    Vetem ju mos fole per termetin!Shume zarare i kini bere ketij vendi bollllll
    Une kame parashikuar termet ne 25 prrill dhe keta doca do ti shkunsi mire

  3. Asd says:

    Ju te PD keni lene akoma pa paguar permbytjet e koheve tuaja, ndersa per Ramen keni dale me teorine qe tu jepen parate ne dore. E megjithate eshte diversion per voten, sepse sikur te fitonit (mos o zot) do ti linit te demtuarit me gisht ne goje.

  4. Liku says:

    Ta tregon Damiani me Lefterin termetin edhe ca dite

  5. Daniel says:

    PD kerkon qe taksapaguesit te paguajne per privatin. Veshtire qe nje parti e djathte ne Europe te kerkoi qe te paguhet per shtepi te pa siguruara. Sipas llogjikes se tyre i bie qe qeveria te ngreje shtepi edhe per ata qe nuk kane. Po perse PD kerkon perplasjen e rradhes. Sepse e ndjen humbje e thelle qe po afrone.

  6. Aleksander says:

    Po kush voton pd ma
    Do votojme vetem PARTIN SOCIALISTE me 25 prill.
    Per ne partia demokratike nuk eksiston,
    e kuptoni o jo?

  7. qytetar says:

    O zot…..
    Po nuk e kuptoni qe po shkaterroni te Djathten !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje