Rama, pas takimit me Macron: S'jam njeriu i duhur për negociator i dialogut Kosovë-Serbi, jam palë! Mbroj interesat e Kosovës e Shqipërisë bashkë

22 Mars 2021, 18:46Politika TEMA
Rama, pas takimit me Macron: S'jam njeriu i duhur për negociator i

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të hënë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron me ftesë të këtij të fundit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i qeverisë ka treguar se çfarë është biseduar mes tyre.

Investimet e Francës në Shqipëri, dialogu Kosovë-Serbi dhe integrimi në BE kanë qenë disa nga temat e diskutuara.

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse mund të ishte ndërmjetësues në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, por kreu i qeverisë u shpreh se nuk është njeriu i duhur. Kjo sepse Rama tha se është palë dhe mbron interesat e Shqipërisë dhe Kosovës.

Sa i përket integrimit, Rama ripërsëriti se kjo do të varet nga situata brenda Këshillit Europian dhe dinamika brenda vendeve të BE-së.

Edi Rama: Ishte një ftesë e presidentit me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar. Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe presidenti e mori pas tërmetit.

Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.

Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar dhe ku ne jemi aktivisht të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.

Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurinë e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal  dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë.

Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre?

Edi Rama: Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Natyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijmë tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.

Morët sinjale sa i përket procesit të integrimit?

Edi Rama: Është një proces që vazhdon. Unë e kam  thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.

32 komente në “Rama, pas takimit me Macron: S’jam njeriu i duhur për negociator i dialogut Kosovë-Serbi, jam palë! Mbroj interesat e Kosovës e Shqipërisë bashkë”

  1. taso kume says:

    E po çfare Franceze te qelbur njesoj si Greket,mendojne dite e nate per te gjetur nje KALE TROJE ti sherbeje SERBISE.

    1. Draper dhe Cekan says:

      Rama ishte gati ti sherbente serbise por i ka ngel shara ne gozhde me albin kurtin
      As merua ska shkruajt me me zarf ne dore per kosoven
      Kane shteruar fondet
      Ka cecua bicak ne kosove tani

      1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

        Kokerr gomari qenke. Kur u bere me Albin Kurtin? Apo te kane shkerdhyer kosovaret mbarë e mbrapsht? Ngjason shume me ata komunistet e flakte te Enverit, qe kujtonin sikur imperialistet amerikane dhe revixionistet sovjetike nuk dinin ku te futeshin nga Enveri. Budall me brire.
        Mirë fanatikët e Enverit, por na dolën edhe fanatikët e Albinit tani. Sikur file nje nje krevat me Çim Pekën.

        1. Draper dhe Cekan says:

          Qe do ta shkerdhej motren pse jo dhe nenen po e ke te re as qe e diskutoj
          Une fola per ramen ti flet per kosovaret
          A mos ta kan qire farefiisin kosovaret ty qe i urren jo mua se une u qi motrat me demokrate socialiste dhe komuniste qe nga PPSH u bene socialiste
          Ver nje emer dhe mos e ndrysho o bir kurveeeeee

      2. ABC says:

        Albini eshte akoma foshnje per ta krahesuar me nje kryeminister qe ka 8 vjet ne pushtet dhe e ftojne per dreka pune ne Paris ne mes te pandemise. E ftojne, mos haro!!! Dhe ne fund te fundit Rama ka detyrim te mbroje interesat e Shqiperise dhe pastaj edhe ato rajonale. Ne Kosove akoma edhe sot e kesaj dite mbi 50% e produkteve ushqimore (edhe pak themi) ne raftet e dyqanveve e kane prejardhjen nga Serbia por ja kan lene popullit ne dore ti bojkotoje dhe nuk hane pyk fare ndersa ti thua i mbeti shara me gozhde nga Albin patrioti qe vjen e mbeshtet Meten. Pffff

      3. Emigranti Uk says:

        Rama eshte njeriu qe ka deklaruar me mes te serbise qe kosova eshte e lire, si mund ti kete sherbyer serbise duke kryer nje akt te tille o Draper???

  2. USA says:

    Mos u perzie ne bisedimet Kosove-Serbi,lerua folklorikeve kosovar me perfaqesuesit me te zeshem, Ramush druvarit dhe Albin mashtruesit.

  3. dardan says:

    Bravo Edi Rama. Tashme mund te flasim per nje politikan te pjekur te shqiptareve.

  4. I fundit Mojkaneve says:

    E verteta eshte se ky i gjati eshte politikani me i besushem per te gjithe nderkombetaret. Ata marin informazion te hollesishem me ke do bisedojne. Imagjino te dergosh Lulin o Liken me gruan oj nane oj nane ,mjere ky popull.

  5. Virusi says:

    Franca eshte vend i madh. Nuk do ishte keq qe nje zone tu ofrohet francezve per investime, sidomos ne fushen e kultures.

    1. Kaculi says:

      Par tu ofrosh kur juk vendosin edhe nje flamur shqiptare nderkohe qe presin kryeministrin shqiptare. Francezet gjithmone kane qene njerez me dyfytra edhe jane shprehurngjithmone kundra integrimit tone

      1. ABC says:

        Dreke pune dmth pothuajse jo zyrtare por me shume si shoqerore te themi.

  6. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. says:

    Lideri botrore nuk eshte “njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë”,sepse ka qenë ndermjetesuesi i kerkuar I Serbise per ndarjen e Kosoves,ndermjetesim qe e ka mohuar(prandaj edhe paditi Ramush Haradinajn)megjithese kan deshmuar afro 10 personalitete politike dhe publike!Edvin D’Rama,permisoi maredheniet me Serbine(dhe per kete u dekorua nga mikja Serbise, Franca)por i prishi me Kosoven,”pajtoi” Greqine me Turqine,por nuk i kerkoi Greqise njohjen e Kosoves.
    “Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama.” Sonja Biserko.
    Bisedimet për ndarjen e Kosovës kan nisur që në vitin 2016 dhe pjesë e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe djali i filantropit George Soros,deklaroi Sonja Biserko,Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këtë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes.
    Janar 2020,Kryeministri i Shqipërisë,antishqiptari Edvin Rama e ka paditur kryeministrin e Kosovës Haradinaj për “shpifje”. Padinë e publikoi “Betimi për drejtësi”, një emision që përgatitet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku thuhet se Rama padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në padinë 30 faqëshe të publikuar nga “Betimi për Drejtësi” pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve. Në këtë padi përmenden disa emisione të transmetuar,a në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë dhe e ka akuzuar Edi Ramën, që së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton Betimi për drejtësi.Qershor 2020 I dhjeri,kryeshpifesi Edvin Rama terheq padinë ndaj Ramush Haradinajt,e njejta gjë si me BILD-in,shkon si gjel dhe kthehet si bedel.

    1. Zigur Qarri says:

      …vazhdon perroi psiqik i adash koktarshit ndyresire shqupise.

    2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Zike Qorri qenka gjallë. O koqe kandari. Lere Ramen se si e ka ne terezi, por shiko PD-ne se na marre rrugët e mutit.
      Rinovo PD-neD-ne dhe Rama I Ka te humbura zgjedhjet. O kungull, kur do mbushesh me mend, se na çave trapin me idiotesira.
      Saliu ja 15 vjet qe shan Ramen, dhe çfare fitoi? Trapin. Edhe ti trapin do marresh, po nuk nderrove steategji që të vesh para Ramës nje kundershtar te denje, dhe Jo nje Lolo qe e komandon Berisha edhe kur të fleje me gruan.
      Kur do mbushesh me mend o Zike Qorri?

    3. ABC says:

      Bjeri zigur bjeri, se i bie bukur.

  7. Vaso pasko says:

    TI ZOTI KRYEMINESTER ME KETE REFUZIM KE KRYER NJE PUNE TE MBREKULLUSHMEE, SHUM TE ZGJUAR E SHUME LARGPAMESE. TE ZGJODHEN TY TE PERFAQESOJE KOSOVEN ME REKUMANDIM TE SALI BERISHES QE TE KISHIN NJE SEBET TE AKUZONIN E NDOFTA EDHE TE VRISNIN. KESHTU DO E JUSTIFIKONTE VRASJEN TENDE JO NGA SALIU POR NGA “PATRIOTET” KOSOVAR PER TRADHETI NDAJ KOSOVES. KOSOVARET TI ZGJIDHIN VET ME NDERKOMBETARET PUNET E TYRE. VEC KESAJ TI NUK KE KOHE TE TEPER TE MERRESH ME PROBLEMET E GJITH BOTES. TE PERSHENET DHE TE UROJ SHENDET E SUKSES PER TE MIREN E POPULLIT SHQIPETAR DHE SHQIPERIS.

    1. Drini says:

      Sa per te vrare?
      Kosovaret te jet per ate pune do kishin vrare salin nja 10 here. Kujto naften serbit e shume te tjera.

  8. Realisti says:

    Thjesht BOSS!!
    Respekte! Ishalla nje mandat tjeter 8 vjecar.

  9. tropoja says:

    haha çfare humori per mahalle katundesh gjasme e pyet “gazetari vet” a te kerkuan te besh ndermjetesuesin ja ben qefun rames a thua ky eshte nje negociator me fam haha pse nuk flet per hapjen e negociatave apo kushtet tjera qe vendos franca ndaj bandes edviniste? po gjithe ate pompozitet jehone takimit sepse nje x agjensi franceze do ndihmoje grate dhe vajzat ne nje proces integrimi haha shkoj hu e u kthye shul deri ne france per ket marrveshje xhentelmanesh kryeplaku surrelit

    1. ABC says:

      Me Ramen kemi gjysem shansi or taj. E mer dot me mend te shkoje Luli me Monen te na perfaqesojne si shtet?!?!?! Kush ka per ti mare serjozisht? Njeri mbeti duke akuzuar qeverine neper koridoret e Europes ndersa tjetra ska mbetur pa thene gje per qevirine edhe europjanet bashke. Me vjen cudi se ne rast se fitojne kjo Mona si ka per tju dale perpara ambasadoreve dhe liderve te tyre?

  10. Emigranti says:

    Larg nga Franca e pabese .

  11. mik says:

    Takimi i Makronit me kryeministrin Rama ka qene vetem per nje arsye : Ka ardhe koha qe kryeministri Rama duhet me hap rruge.
    Asnje teme tjeter e randesishme nuk asht fol ne ate takim.

    1. ABC says:

      Ksaj i thone, ta kthejme dhimbjen ne fuqi.

  12. Albann says:

    Dihej qe ne mengjes qe qe humbje kohe….

  13. Ed says:

    PLITIKE E QE MBAN ERE SERBI ALBINKURTI
    SHUME E THJESHTE ALBINI MER TELEFON SERBET DUA NDIHME ME MAREVESHJEN ESHTE MIRE QE TJA NGJESHIM EDI RAMAS DHE TI SERB DHE FRANCE BEJENI QE MARVESHJA TE DESHTOJE SE ASHTU DO SERBI DHE KESHTU JA NGJITIM EDI RAMES.
    PO QE SE KJO QE PO THEM NUK DO ESHTE E VERTETE
    ATEHERE DUHET TA THERISTE AMERIKA EDIN NE WASHINGTON DHE TI PROPOZONTE TE BEHEJ NDERMJETES.
    QEVERINE QE MORI SOT POTHUAJSE NUK KA FARE SERBE.
    SERBET NUK U ANKUAN SE PSE TE ANKOHEN KANE DY SERBE NJERIN PRESIDENT TJTRI KRYEMINISTER
    VETEM NJE BUDALLA I HA KETO LOJRA ME KUKLLA

  14. Hazeri says:

    O tropojan “dru me pre”…kaq dini te beni dhe te vrisni skutave prapa kraheve ose naten ne erresire,se sa per trima re hani mune.

  15. Drini says:

    Sa per te vrare?
    Kosovaret te jet per ate pune do kishin vrare salin nja 10 here. Kujto naften serbit e shume te tjera.

  16. Driti says:

    Po fitoi luli me monen ?Nuk duhet te fallsifikohen votat. Çdo popull meriton qeverine qe ka

  17. s'ka rendesi says:

    Pa qene nevoja te tregojme se sa vlera ka edukata jone ,por edhe pa e then Edi qe nuk mund te luaje rolin e negociatorit , politika kosovare eshte shprehur qarte ne shtyp apo dhe intervista zyrtaresh edi rames nuk i takon te merrete me politiken kosovare ,ish ministri enver hoxha qe i pari qe e kundershtoi pasi takoi vicicin ne serbi dhe tirane me pas haradinaj me te ashtequajturen shkembim teritoresh ,dhe itreti akoma me i zgjuar albini i famshem qe per te nuk e ka prioritet ceshtja e zhgjidhjes ne kombet e bashkura te njohjes se shtetit kosovar ,per te nuk ka prioritet levizja e lire e qytetareve kosovar , sa eshte numri i shteteve qe e anulluar njohjen e shtetit kosovar Per mend ne shqiptaret te thekim piten

  18. Hani pini vishuni po Zoti po ju semur says:

    Po ky kryeminister qenka thy ne mes, shihe ne foto, I rrin trupi shtrember, nervi shiatik, more fund e ti.
    O qytetar me vjen keq per ju e po edhe une si shqiptare, mendoni ju se eshte per kosoven, askush se di, franca sheh interest e veta, del ky I gjati thote jam pro kosoves. Budalliqe askush se di per cfare takohen, bejne kot si atdhetare, dalin ose nxjerri statuse per kosoven. Ngeli Kosova per keto zdromsat shqiptare qe drejtojne Shqip. Per 30 vite. S’ jane gje tjeter spiunat e vendeve te BE, Rusise e USA. Kosova beri zgjedhje per 1 dite dolen rezultate, pra shtet per Pak vite eshte formuar. Do shihni keto nje muaj rezultate do shtyhen. VOTONI “ASNJE Xmadhe” se keto kane lene vendin mjerim, duke vdek njerez, vec kush te vjedhin votat. Institucione bosh spunojne te ndihmojne qytetare, pas zgjedhjeve e shihni si do masakrojne vendin me taksa e presione nga kush do se po vjedhin leke per fushata. (Fushate leshi ne kohe kolere se keshtu eshte covid, genjejne popullin per dy lek per vote, tani eshte “nje lek e nje vote”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje