Letër e hapur shkrimtarit Pëllumb Kulla: Për babanë tim Sevon dhe diktaturën e Enver Hoxhës

22 Mars 2021, 17:34Politika TEMA

Nga Fatos Tarifa

I nderuar z. Kulla!

Ju shkruaj në vetë të parë, pasi kështu më duket më e arsyeshme; kështu ua them “në sy” çfarë kam për të thënë e jo “pas krahëve”, në vetë të tretë, si dikujt që nuk e njoh, ose nuk më njeh.

Pas shkrimit tim polemik “Kundër ‘antikomunizmit me fytyrë bolshevike’”, botuar në këtë gazetë disa ditë më parë, unë, natyrisht, prisja reagime publike. Ata që më kanë shprehur privatisht, ose përmes rrjeteve sociale, mendimet e tyre për atë shkrim, duke më mbështetur në idetë që kam artikuluar, janë me qindra, të çdo moshe e të çdo profesioni, këtej dhe andej Atlantikut, edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk janë figura publike të njohura, si ju, z. Kulla, pavarësisht se mund të kenë po aq vlera njerëzore dhe të jenë po aq të ditur sa ju dhe unë.

Ka pasur edhe mjaft reagime negative, kundërshtuese, madje edhe dashakeqe dhe kjo, sigurisht, ishte e pritshme, sepse për një subjekt si ai që diskutohej, shqiptarët sot mbeten po aq të ndarë, në mos edhe më shumë se sa dyzet apo tridhjetë vite më parë—edhe nëse ata nuk jetojnë në Shqipëri, por jetojnë në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani, në Bolivi apo në Australi.

Që ju keni thënë publikisht mendimin tuaj për atë çfarë unë kam shkruar, natyrisht keni bërë mirë. Unë ju vlerësoj si një intelektual publik të angazhuar, si një zë të respektuar jo vetëm në letrat shqipe, por edhe në sferën publike të këtij vendi. Por, unë mendoj se këto merita zbehen shumë kur, në vend që të merreni me idetë që kam shprehur unë në atë shkrim, ju merreni me familjen time.

Shqiptarët shquhen si njerëz që merren me familjet e të tjerëve, shajnë me soj e sorollop dhe, ndoshta, sharjet më të fëlliqura i kanë për nënën e tjetrit—për krijesën më të bukur e më të shtrenjtë të çdo njeriu—dhe për motrën e tij. Ju, z. Kulla, nuk jeni një ndër ata; ju nuk e bëni këtë gjë, sepse jeni i një tjetër soji. Ju jeni një intelektual i vërtetë dhe, kushdo që e di se ç’do të thotë të jesh një intelektual, më kupton pse unë ju veçoj, madje me respekt, nga kritizerët vulgarë dhe nga ata që s’dinë veçse të shajnë.

Sidoqoftë, unë nuk arrij të kuptoj arsyen—nëse vërtet keni ndonjë arsye—që të përgojoni babanë tim, prindin tim të shtrenjtë, prej të cilit, unë, vëllai dhe motrat e mia kemi dhuratë jetën tonë dhe për të cilin ushqejmë respektin dhe dashurinë më të thellë.

Z. Kulla, mua nuk më intereson shumë—të paktën jo aq sa ju—nëse ka pasur ose jo “një tjetër diktator si Enver Hoxha në histori”. Sidoqoftë, shkarazi, pasi nuk është kjo arsyeja përse ju shkruaj sot, mund t’ju them se një diktator të dytë si Enver Hoxha nuk ka pasur—dhe s’mund të ketë—por ka pasur dhe mund të ketë edhe në të ardhmen shumë diktatorë e kriminelë edhe më brutalë se sa ai.

Emrat e tyre, ju, z. Kulla, nuk mund të mos i keni dëgjuar: Hitler, Stalin, Mao, Pol Pot, Somoza, Duvalier, Pinoçet, Idi Amin, Mugabe, Sadam, Çaushesku, Kim Ir Sen, Peron, Markos, Millosheviç e shumë të tjerë. Kjo është vetëm një listë e shkurtër e diktatorëve më të egër në historinë njerëzore të këtyre 100 viteve të fundit. Dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur e nuk ka një të dytë që të ishte si ai.

A mendoni ju, z. Kulla, se ndonjëri prej tyre ka qenë më i mirë se Enver Hoxha? Mund të lexoni çdo burim historik që të dëshironi—in print ose online—dhe do të isha kurioz të më thoni nëse gjeni një burim, një të vetëm, që i vlerëson këta diktatorë të kenë qenë më pak brutalë sesa Enver Hoxha.

Që ju, z. Kulla—dhe kushdo që i lexon këto radhë—të mos krijoni asnjë keqkuptim, dëshiroj të theksoj atë që unë nuk them—e përsëris, atë që unë NUK them. Unë në asnjë mënyrë—dhe për asnjë arsye—nuk i dal në mbrojtje Enver Hoxhës, as “barbarizmit me fytyrë njeriu” (nëse e huazoj këtë shprehje nga titulli i një libri të keq të filozofit mediatik francez Bernard-Henri Lévy), që regjimi i Enver Hoxhës e instaloi dhe e mbajti në këmbë në Shqipëri për katër dekada me radhë.

Me atë njeri, që ju z. Kulla dhe unë e kishim “udhëheqësin” e atdheut tonë të përbashkët në vitet e socializmit shtetëror, mua nuk më lidh asgjë, përveç faktit që im atë, Sevo Tarifa, ka punuar për një periudhë të shkurtër si sekretar i tij.

Por unë nuk arrij të kuptoj se çfarë ekzaktësisht keni dashur të thoni ju, z. Kulla, kur i “kujtoni” Fatos Tarifës “se ne nuk kemi asnjë faj teksa zgjedhim se ku i hapim sytë kur vijmë në këtë jetë, dhe zotëria [pra unë] i ka hapur të tijtë bash në shtëpinë e sekretarit personal të diktatorit”. A janë të sinqerta këto fjalë tuajat, apo më e sinqertë është bindja juaj se “fëmijët nuk duhen fajësuar për shkak të prindërve”? O njëra, o tjera. Nuk ka se si të keni një mendim kaq të dyzuar, pasi e vërteta nuk është kurrë edhe ajo që është e tillë, edhe e kundërta e saj.

Më habisin vërtet shumë këto fjalë, që kanë për autor një mjeshtër të penës, siç jeni ju. Nuk e kuptoj as arsyen përse ju, z. Kulla, jeni ndier në nevojë të shpreheni në këtë mënyrë—në një mënyrë që, në sytë e mi dhe të shumë njerëzve të tjerë si unë, ju zvogëlojnë shumë si intelektual dhe si njeri. Kjo është, të më falni, nën dinjitetin tuaj.

Për shkak se më njihni, ju e dini fare mirë se mosha ime nuk përputhet me atë çka thoni ju. Unë kam lindur në Elbasan, në një familje të thjeshtë gjirokastrite, nga dy prindër që nuk trashëguan asgjë nga të parët e tyre dhe nuk u lanë asgjë fëmijëve të tyre, veç emrit të mirë e të respektuar të familjes Tarifa, kujtimit dhe dashurisë më të madhe njerëzore për ta.

Kur Sevo Tarifa u emërua në detyrën e sekretarit të Enverit, unë isha gjimnazist, pra nuk u linda 16 vjeç, nuk “i hapa sytë [bash në atë kohë dhe] bash në shtëpinë e sekretarit personal të diktatorit”.

Për të saktësuar “njohuritë” tuaja për tim atë, duhet të dini se ai nuk ka qenë “sekretari personal” i Enver Hoxhës (tjetërkush ka qenë në atë detyrë për dyzet vite me radhë). Im atë, i cili, ashtu si ju, shquhej në atë kohë për stilin e shkrimeve të tij, u emërua të ishte përgjegjës për redaktimin e veprave të Enverit pranë zyrës së tij.

Nëse në atë kohë edhe ju do të kishit pasur moshën e tim eti, për shkak të talentit tuaj, për atë punë mund t’ju kishin zgjedhur edhe ju. Dhe përsëri sot ju do të ishit një njeri po kaq i nderuar sa jeni—dhe po kaq i nderuar e i vlerësuar sa Sevo Tarifa. I ndjeri Isuf Vrioni, me një “biografi familjare” më “problematike” se juaja, ishte përkthyesi më i vlerësuar—dhe më i besuar—i diktatorit por, përsëri, ishte dhe mbetet një njeri dhe një intelektual shumë i respektuar nga të gjithë.

Nëse ju, z. Kulla, nuk keni dëgjuar për “një diktator tjetër si Enver Hoxha”, a mund të më thoni, zotëri i nderuar, nëse ju vetë e keni njohur personalisht Sevo Tarifën dhe, nëse po, cila ka qenë, ose është përshtypja juaj për të. Do të isha kurioz ta mësoja. Nëse nuk keni pasur kurrë rastin që ta njihni tim atë nga afër, ju gaboni dhe nuk i bëni nder vetes, për emrin e respektuar që keni, në moshën që jeni—dhe në moshën që është im atë, sot 94—kur flisni për të pa e njohur, pa ditur asgjë për jetën dhe punën e tij. Një intelektual i vërtetë nuk flet për gjëra që nuk i di, për çështje që nuk i kupton dhe as për njerëz që nuk i njeh.

***
Unë kam njohur mjaft njerëz që flasin me sigurinë më të madhe për gjërat që njohin më pak, ose për ato çështje që nuk i kuptojnë fare. E, megjithatë, kam një pyetje për ju, z. Kulla: Nëse si Enver Hoxha nuk ka pasur një diktator të dytë, a keni dëgjuar ju vetë, qoftë edhe një herë të vetme, ose qoftë edhe nga një person i vetëm, që Sevo Tarifa të jetë sjellë ndonjëherë pa dinjitet, që ai të ketë abuzuar me detyrën, që ai të ketë bërë ndonjë padrejtësi, që ai t’i ketë rënë dikujt në qaftë? Unë jam i bindur se jo.

Ju, përsëri gaboni—me ose pa qëllim, këtë nuk e di, por mund të ma thoni ju vetë—kur Tarifat i ngatërroni me Kapot, me Neshot apo me Ballukët. Këta kanë qenë bejlerët e Partisë e të diktaturës; im atë ka qenë një nëpunës, që nuk bënte pjesë në nomenklaturën komuniste. Siç thotë një shprehje në Amerikë, vendi që ju zgjodhët të jetoni në këtë periudhë të jetës suaj dhe vendi ku unë jam shkolluar e kam punuar për një kohë të gjatë, emrat që ju përmendni janë “horses of different colors”.

Është e pamundur për dikë që t’i ngatërrojë ata, nëse nuk e ka humbur aftësinë për të dalluar ngjyrat, madje edhe të bardhën nga e zeza. Të më falni, por krahasimi që ju bëni mes familjes Tarifa dhe Kapove, Neshove e Ballukëve nuk ka asnjë meritë, madje e zhvlerëson edhe më tej ndërhyrjen tuaj në këtë debat.

Nëse vërtet, i nderuar z. Kulla, nuk ju është dhënë rasti ta keni njohur Sevo Tarifën në të kaluarën, më lejoni t’jua prezantoj unë me pak fjalë. Por, fillimisht, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj se Sevo ishte një mik i ngushtë i të ndjerit Pipi Mitrojorgji, qysh nga koha kur të dy bashkë punonin me rininë dhe, para se të kthehej në Tiranë për t’u bërë “sekretari personal i diktatorit”, punoi për pak vite në Gjirokastër, si sekretar i komitetit të partisë së atij rrethi, njëlloj si z. Mitrojorgji në Fier.

Më është dhënë rasti të dëgjoj nga ju, në përvjetorin e 80-të të ditëlindjes suaj, që të flisni me shumë respekt për z. Mitrojorgji dhe për mbështetjen që ai ju ka dhënë në atë kohë në punën tuaj në Fier dhe, sinqerisht, më vjen mirë që e vlerësoni dhe e kujtoni atë burrë të nderuar. Është jo vetëm njerëzore, por edhe dëshmon një cilësi pozitive të karakterit tuaj.

Nëse do ta kishit pyetur z. Mitrojorgji për Sevo Tarifën, të jeni të sigurt se ai do t’ju kish thënë për të po këto gjera që ju them unë, djali i tij. Por unë dëshiroj t’ju them diçka më shumë. Këtë e ndiej të nevojshme pas leximit të shkrimit tuaj.

Shembja e sistemit të socializmit shtetëror (ai sistem nuk kishte asgjë vërtet komuniste) 30 vite më parë, natyrisht ishte një përjetim i vështirë për tim atë, ashtu si dhe për shumë shqiptarë të tjerë të brezit të tij. Sidoqoftë, unë nuk e kam parë atë asnjëherë të ligështuar, të rënë moralisht, të lodhur, të pashpresë, të çorientuar, të trembur, të gjunjëzuar. Duket se vitet e punës me rininë, si një shkollë në të cilën u formua dhe u burrërua karakteri i tij dhe i shumë shokëve të tij, bëjnë edhe sot efektin e tyre. Ato ushqejnë kurajë qytetare, optimizëm dhe shpresë. 94 vjeç, Sevo Tarifa nuk mund të jetë sot tjetër njeri nga ç’ishte 24 ose 34 vjeç.

Puna me rininë, ashtu si letërsia dhe arti me të cilin merreni ju, si edhe shkenca me të cilën merrem unë, duket se e largon—të paktën emocionalisht e shpirtërisht—afrimin e pleqërisë. Për më tepër, siç më duket mua, ajo e temperon karakterin e njeriut për t’u bërë ballë vështirësive të jetës dhe kthesave të papritura të saj, edhe kur këto të fundit kanë të bëjnë me përmbysjen e një rendi shoqëror.

Shumë veteranë, shokë dhe miq të Sevos, e kanë pasur dhe e kanë mjaft të vështirë ta përballojnë realitetin e ri që u krijua pas vitit 1990. Kjo është e kuptueshme. Vitet heroike të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe një jetë e tërë e mbushur me punë, përpjekje e sakrifica për të ndërtuar një shoqëri ku të sundonin barazia ekonomike dhe drejtësia sociale për të gjithë, patën si epilog të tyre përmbysjen e atij sistemi shoqëror, që i kishte premtuar këto, dhe për krijimin e të cilit ata milituan e kontribuan me ndershmëri dhe me idealizëm. Për ta, ashtu si dhe për babanë tim, kjo duhet të ketë qenë atëherë shumë e dhimbshme, tragjike, madje e kobshme, si fundi i botës.

Unë kam njohur mjaft moshatarë të Sevos, disa prej të cilëve partizanë dhe komunistë të orëve të para, të cilët, me ndryshimin e sistemit politik ndryshuan edhe vetë brenda natës, sa hap e mbyll sytë, sikur gjatë gjithë jetës së tyre, duke i shërbyer socializmit shtetëror si nëpunës të lartë ose si ideologë të tij, mezi kishin pritur që ta shanin e ta mallkonin atë sistem si burimin e të gjitha të këqijave mbi dhé.

Këtë nuk e bënë ngaqë kuptuan se kishin qenë gabim, ose të verbuar tërë jetën e tyre dhe tani, syçelur, mendjehapur e të çliruar nga frika, dëshironin që t’i kontribuonin krijimit të demokracisë. Shumica e tyre vepruan në këtë mënyrë nga paburrëria, nga dobësia e karakterit të tyre, nga frika për të kritikuar shtetin postkomunist, e cila është thuajse e njëjtë me frikën e tyre të djeshme për të kritikuar shtetin komunist.
Im atë nuk veproi kështu.

Një bindje e thellë në atë ideal, për të cilin kishte luftuar e punuar me devocion e ndershmëri tërë jetën e vet dhe një prirje e brendshme, që e gjejmë zakonisht te njerëzit me karakter të qëndrueshëm, bënë që ai, ashtu si dhe shumë të tjerë, ta pranonte me një stoicizëm të admirueshëm dështimin e ëndrrës së tyre të bukur rinore dhe dhimbjen e humbjes, në vend që të bëheshin kritizerë vulgarë e të pabesueshëm për askënd të sistemit të vjetër, ose, edhe më keq, sahanlëpirës të një pushteti të ri.

Kjo nuk do të thotë aspak se im atë, edhe pse në këtë moshë të thyer, ka mbetur prapa kohës dhe nuk ka reflektuar për të kaluarën. Ai e ka bërë këtë, madje çdo ditë e më shumë reflekton, nxjerr “mësime”, u gjen shpjegim dhe u jep përgjigje një sërë pyetjesh e dilemash që e kanë shqetësuar me kohë, duke u dhënë kuptim—për veten e tij dhe për të tjerë—mjaft ngjarjeve e dukurive të së shkuarës.

Sevo Tarifa është i hapur ndaj së resë, kritik ndaj zhvillimeve që nuk i pëlqejnë, por—mesa duket, ndryshe nga ju—edhe tolerant ndaj atyre që mendojnë ndryshe, siç jeni në këtë rast edhe ju. Ai nuk aderon në “Enverizëm”, siç mund të besoni ju. Të ardhmen e Shqipërisë ai nuk e sheh te kthimi në të shkuarën, edhe pse idealet e tij sociale ishin të lidhura me një sistem që tashmë nuk ekziston më. Ajo çka përbën preokupimin e tij shoqëror kryesor sot është trajtimi dinjitoz, mirëqenia materiale e psikologjike e veteranëve të LANÇ, radhët e të cilëve pakësohen nga dita në ditë, si dhe veprimtaria e organizatës së tyre në përkujtim të ngjarjeve heroike të asaj Lufte të madhe dhe dëshmorëve të saj.

Shumë nga ata që kanë punuar me Sevon, ose që e kanë njohur nga afër babanë tim, më kanë folur e më flasin me respektin më të madh për të. Jam i bindur se, nëse do e kishit njohur edhe ju, do të flisnit njëlloj për të dhe s’do të thoshit sot për fëmijët e tij se u lindën “bash në shtëpinë e sekretarit personal të diktatorit”. Me që më dhatë rast të rrëfehem, ju them se askush nga familja e tij, as autori i këtyre radhëve, nuk e ka parë kurrë nga afër Enverin, veçse në tribunën e festimeve të 1 Majit, si dhjetëra mijëra banorë të tjerë të “gulagut” shqiptar.

Cilësimi që më është bërë mua shpesh herë, veçanërisht kur isha fëmijë dhe në moshë shkollore, por edhe më pas, si “djali i Sevos”, gjithnjë më ka dhënë një ndjenjë krenarie për tim atë. Edhe sot, fjalët “djali i Sevos” më bëjnë të ndihem krenar. Sa herë që më thoshin, kur isha i ri, “t’i ngjash babait”, më vinte mirë. Ato fjalë më dukeshin atëherë si një lëvdatë, të cilën unë duhej ta meritoja me punë dhe me sjellje të mirë. Besoj njëlloj ndihen edhe fëmijët tuaj, kur thonë se janë “fëmijët e Pëllumbit”.

I nderuar z. Kulla, babanë tonë, ne, fëmijët e tij, e kemi të shtrenjtë, siç ju kanë edhe ju të shtrenjtë fëmijët tuaj. Të shtrenjtë e kanë Sevon edhe 7 nipat e mbesat, si dhe 10 stërnipat e stërmbesat e tij (e fundit lindi dje, në Alaska), të cilët, ashtu si Sevon dhe mua, nuk i lidh asgjë—ua them edhe një herë, nuk i lidh ASGJË—me Enver Hoxhën.

Ju e vutë re, besoj, se në shkrimin tim në Dita, me të cilin ju replikuat, unë nuk e kam përmendur as edhe një herë të vetme Enverin, sepse rinia ime (ashtu si dhe rinia e brezit tim), e jetuar në Shqipëri në periudhën e “diktaturës së proletariatit”, që Enveri e drejtoi me dorë të hekurt, nuk ka qenë e lidhur vetëm me të. Aspak. Çdonjëri nga ne kishte jetën e vet, familjen e vet, shokët e vet, talentin e vet, fatin e vet, ashtu siç edhe ju kishit jetën tuaj, familjen tuaj, shokët tuaj, talentin tuaj, fatin tuaj.

Sot është e lehtë të flasësh kundër diktaturës dhe ta mallkosh atë; në atë kohë as ju, as unë dhe as shumë nga ata që sot hiqen si antikomunistë të vendosur, nuk kishin kurajën t’i dilnin përballë diktaturës, as edhe të thoshin një gjysmë fjale kundër saj, ose për të, por jetuan—të bindur ose me frikë—në diktaturë (shumë edhe vdiqën për shkak të asaj diktature), punuan në diktaturë, disa madje edhe punuan për atë diktaturë. Por jo im atë, askush nga familja e tij dhe, unë besoj, as ju vetë.

Çuditërisht, emrin e diktatorit, tashmë prej 36 vitesh të larguar nga ky vend dhe nga kjo botë, na i sjellin ndërmend vetëm ata njerëz që duket se nuk mund të rrinë dot pa i mbajtur sytë pas dhe pa e përmendur atë—si të kishin një “love-hate relationship” me atë diktator. Mos përsërisni edhe ju, ju lutem, si argument, fjalët e Santajanës, se “të harrosh të shkuarën do të thotë që t’i lejosh asaj të përsëritet”.

Të shkuarën nuk duhet në asnjë mënyrë ta harrojmë, por unë besoj se, nëse shohim vetëm pas, ne mbetemi robër të së kaluarës. Më shumë se dy shekuj më parë, George Washington, presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, i atij vendi që juve ju është bërë strehë, e ka formuluar në mënyrë brilante këtë që sapo ju thashë me këto fjalë: “Ne nuk duhet të shohim prapa, përveçse kur duam të nxjerrim mësime të vlefshme nga gabimet e së kaluarës dhe për të përfituar nga eksperiencat për të cilat kemi paguar shtrenjtë”.

***
I dashur Pëllumb, unë shkrova në Dita jo për t’i dalë në mbrojtje (ju thoni për t’u bërë “mbrojtësi më i mirë i saj”) profesoreshës së nderuar (për ju “të moshuar”), Luljeta Bozo. Znj. Bozo nuk ka nevojë për mbështetjen time, por të Partisë Socialiste që e ka vënë atë në krye të listës së saj.

Nëse e çmojnë dhe duan që kjo zonjë t’i përfaqësojë qytetarët e Tiranës në parlamentin e vendit, këtë do e thonë dhe do e vendosin vetë banorët e kryeqytetit, me votën e tyre, pavarësisht nga çfarë them unë dhe, sigurisht, pavarësisht nga ç’thoni ju. Unë kam vetëm një votë ndër 3.5 milionë votat e shtetasve shqiptarë që kanë të drejtën të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Vota ime është e barabartë me votën tuaj. Nuk ka as më shumë, as më pak peshë se sa vota juaj dhe vota e çdo shtetasi tjetër të këtij vendi.

Prandaj edhe nuk ka përse të shqetësoheni nëse unë, me komentin tim në Dita, u bëra “mbrojtësi më i mirë” i znj. Bozo. As nuk ka ndonjë arsye të shqetësoheni nëse z. Rama, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, e vuri këtë zonjë në krye të listës së kandidatëve të asaj partie për deputetë në qarkun e Tiranës.

Nëse për ju personalisht znj. Bozo është një “kandidaturë e dobët”, z. Rama duket se ka një gjykim tjetër dhe, nëse ka gabuar me kandidaturën e saj, përgjegjësia është e tij. Jo imja, as juaja. Por nuk jeni ju, as unë, as Rama dhe askush tjetër më të aftë për të gjykuar e vendosur se sa qytetarët e Tiranës. Verdikti është i tyre.

“Sot jetojmë, në një shoqëri të lirë, në të cilën njerëzit, nuk mund të pengohen më që të shprehin hapur bindjet dhe mendimet e tyre dhe nuk dënohen nëse e bëjnë këtë. Ky është mësimi i parë dhe më i rëndësishëm që demokracia na ka mësuar”. Këto fjalë, për të cilat ju falënderoj që i keni cituar saktë, janë të miat.

Ky është mësimi që unë vetë kam marrë në këta 20 vite që kam jetuar, jam shkolluar e ka punuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Unë nuk mendoj se ju mund të keni ndonjë problem me përmbajtjen e atyre fjalëve të mia. Ato fjalë janë të vërteta dhe të sakta, më besoni. Ato shprehin, gjithashtu, qëndrimin standard të çdo vendi demokratik ndaj lirisë së mendimit dhe të shprehjes së çdo individi. Kjo, juve, mua, të gjithëve ne duhet të na bëjë të ndihemi mirë. Përmes këtyre fjalëve unë shpreh bindjen time. Unë besoj në atë që them dhe them atë çfarë besoj.

Kjo është arsyeja pse unë ju mirëkuptoj kur thoni se, ajo zonjë ju “zhgënjeu” dhe i gëzoheni faktit që jeni i lirë ta thoni publikisht këtë. Por edhe vetë znj. Bozo tha atë çfarë ajo mendon. Nëse vërtet e çmoni të drejtën dhe lirinë tuaj për të votuar atë parti që doni dhe për të deklaruar publikisht se për cilën parti do të votoni (duke shpjeguar edhe arsyet tuaja për zgjedhjen që bëni), atëherë ju duhet të pranoni e të çmoni edhe të drejtën dhe lirinë e znj. Bozo për të shprehur publikisht pikëpamjet e saj, siç duhet të pranoni e të respektoni edhe të drejtën dhe lirinë time për të shprehur publikisht pikëpamjet e mia.

Unë e kam të vështirë ta kuptoj—por sidomos ta pranoj—njëanshmërinë kontradiktore në qëndrimin tuaj. Standardet demokratikë janë të njëjtë për të gjithë. Ju, unë, ajo dhe askush tjetër nuk mund të kemi kutin tonë personal për të vlerësuar lirinë e mendimit dhe të shprehjes së askujt tjetër veç lirisë sonë—për aq kohë sa liria e tjetrit nuk cenon lirinë tonë dhe ky nuk mendoj se është një rast i tillë.

Dhe diçka të fundit, i nderuar z. Kulla. Duhet të më keni lexuar pa shumë vëmendje ose, ndoshta, i nxituar për të reaguar sa më parë ndaj atij komenti që unë botova në Dita, sepse nuk ka se si të mos e keni vënë re se termat “antikomunist”, apo “antikomunizëm” (ju keni harruar t’i citoni të plota fjalët e mia—“antikomunizëm me fytyrë bolshevike”—janë huazuar nga Adam Michnik, të cilin, nëse e njihni, besoj e vlerësoni edhe ju po aq shumë sa unë.

Ju uroj shëndet e mbarësi!

Sinqerisht, Fatos Tarifa

44 komente në “Letër e hapur shkrimtarit Pëllumb Kulla: Për babanë tim Sevon dhe diktaturën e Enver Hoxhës”

  1. Jorgo says:

    O koqe kandari, Iliri Kulla nuk merrej me mender Sevon tat ne shkrim.. se nuk i ha kujt per te me fol te drejten, pavaresisht se eshte munduar te behet shkrimtar ne pleqeri.
    Rilexoje dhe njere se mbase kupton ndonje gje!!!
    fatkeqesi qe te tille nivel ta keshp[rofesor neper universitete sot.. po nejse ka edhe me keq ne kete te shkrete Shqiperi

    1. sumatra says:

      O jargo, o budalla, po nuk eshte shkrim per sapllaken tende bosh ky. As ke marre vesh gje e as ke katranosur dot ndonje koment. Po ç’te besh keshtu eshte me Facbook-un sa nuk qe dukur ky rrjet vetem shtepia e dinte qe kishte nje budalla ,doli facebook-u e mori vesh dynjaja.

    2. Fëmijët e baballarëve says:

      Fëmijët e baballarëve kudo dhe në cdo kohe. Kur do zhduket kjo rrace e baballarëve dhe e fëmijëve të tyre. Ia morët frymen këtij populli. Jetojmë akoma në diktaturë. Sigurisht që e adhuroni enverin, ju dhjefsha intelektualizmn tuaj! Pty…!!

      1. ehaaaaaaa says:

        ENVERI ESHTE HERO KOMBETAR!
        Kush ende nuk e ka kuptuar kete, eshte kokrra e budalles, kush e ka kuptuar por nuk i pelqen, eshte kokrra e maskarait!

  2. Jorgo says:

    Lapsus,pardon, se na ngeli Iliri i Ilirit neper ekrane e ia vura emrin e tij fytyres se Pellumbit pa dashje..
    Ndjese Pellumb!!!!

    1. $ & € says:

      Koqet bejne lapsuse si rregull. Je i pari koqe qe kerkon edhe ndjese edhe pardon.

      1. Jorgo says:

        Pardon-i o “profesor” tarifash eshte per …oqet si ty, kurse ndjesa per Pellumbin

  3. Ideali says:

    Hahaha do te mbuloje diellin me shoshe. Po nuk na thote si u zgjodh sekretar i diktaturit? C detyra ka kryer me pare? Me rinine, sidomos. Si e ka zbatuar luften e kllasave ndaj te rinjve. A u jepte teseren e rinise per faj se gjyshin e kishin patur te pasur? Je nje bisht qeni zoti Tarifa. Po keto mendime ke edhe ti sot. Luften e kllasave te kamufluar dhe te shoqeruar nga nje urrejtje patologjike.Ma krahason diktatorin tone, pershembull me Milloshevicin. Turp.Milloshevivi ka kryer genocid ndaj nje etnie tjeter, apo jo? Kurse Enveri vrau dhe preu shqiptaret.Apo jo zoti Tarifa. Nuk e dini ta dalloni kete ndryshim esencial? Vazhdoni te flini ne shtreterit e lumturise zoti Tarifa Migjeni qesh kur ju degjon atje lart ne parajse.Vazhdo te guxosh me demagogjine false dhe genjeshtare.Botes nga vjen kane nisur t i dridhen kembet nga zemerimi i popullit qe ti s ke si ta ndjesh me urrejtjen qe t eshte grumbulluar ne bark.Diellin nuk e mbulon me shoshe. Bota jote po jeton periudhen e restaurimit tragjikomik me fytyrat e shemtuara te horrave te saj qe po grinden me njeri tjetrin kush e kush t i zhvas llokmen me te madhe. Vazhdo replikat dhe gam gamet edhe me zotin regjizor qe nuk huxoi asnjehere te marre nga autoriteti i hapjes se dosjeve certifikaten e virgjerise. Jepi o njeri pa zemer, o njeri nga pashallaret e kuq.

    1. O Tarif, ty nuk te paska lidhur asgje me ate regjim, me perjashtim qe yt ate ka qen sekretar i Enver Hoxhes. Hajde dhe mere vesh gjuhen e ketij profesori. Fajin e kane patur fshataret si puna e Luftar Pajes, sepse ata e kane mbajtur ate rregjim ne kembe dhe jo yt ate, sepse ne fund te fundit yt ate nje cope sekretar i diktatorit na paska qen.

  4. Titi says:

    O Tosi, po c’do te thote “Sevo” se nuk e morem vesh? Ne shqiptaret kemi emra si Agron, Bardhyl, Ilir, Alban; Mark, Gjergj, Llesh; Flamur, Lulezim, Blerim, Mbarim, Pellumb, Fatos; Proletar, Capajev, Marenglen, Vladimir; Jusuf, Hysni, Enver, Mehmet, Sali; Vasil, Jani, Kristaq; Edi, Eno, Rei, Gesi etj. etj. po SEVO nuk e marr vesh. Mbase i ndjeri nuk eshte shqiptar, eshte amerikan, rus, kinez, afrikan, indigjen, ose jashtetokesor. C’te jete valle SEVUA?

    1. Shaqo says:

      O Lymi Tutit, injorant…

  5. ABC KORCA says:

    Zoti Tarifa, c’me merresh me njerez qe jane poshte rripit te pantallonave.
    Ke humbur kohen kot.
    Kulla nuk eshte i zoti ne punen e tij e aq me teper intelektual.
    Nuk e shikon qe ka 20 vjet qe nuk e merr njeri ne pune?!?!
    Tegjithe keta te privilegjuarit e ish sistemit, per nje gje i ke, jane te paafte.
    Intelektual qe merret me priderit e tjetrit…!?!?
    Vetem te paaftet e kane kete vyrtyt.

    1. I drejti says:

      Bravo i nderuar Z.Tarifa. Analize brilante. Shendet e jete njeriut te.mire Sevo Tarifa.

      1. Tit Xhani says:

        Nuk ngodhen ndonjë herë keta komunaret e bythës….Enveri dhe i keq ishte( aty mbaronte paranoja) ,po dhe e dum fort, bab e kishin,se ju a kish nderuar fort mamin…

    2. Juqiftesalakomunisti says:

      Kulla jeton ne Amerika o rrot kari. Ca pune thua o komunist

      1. ehaaaaaaa says:

        Lan pjata ne Amerike, ate po te thote, o karuc!

  6. Kasapi says:

    Pse bre burra merreni akoma me E. Hoxhen?
    Te gjithe ju qe shkruani dhe shanin apo te gjithe keta qe na kane udhehequr ne keto 30 vjet te bejne vetem nje dicka pozitive e mandej mos pushoni se uluritur.
    Po mos harroni se ju te gjithe,lindet u rritet u shkolluat dhe u emancipuat ne kohen e atij qe dje i puthnit edhe duarte ndersa sot e shani.
    Per cfare po serviloheni sot- Qe martohet burri me burrin dhe gruaja me gruan? Per faktin qe vllau po vret vllaun dhe baba djalin? Per faktin se te gjithe kryeqytetet e Europes jane mbushur me prostituta shqiptare? Per faktin se burgjet e Eropes jane tejmbushur me shqiptare? Per faktin se ne kete sistem cdo ndjenje njerzore eshte zevendesuar me ate materiale? Etjer????

  7. Qerim Vidohova says:

    E cuditshme, “kacafyten” dy burra te mencem, dhe per cfare, per “vlerat” e nje ndertuese!! A thua, se diskutojne per Zaha Hadid! Arritjet e saj shkencore, (botime te pafund) te cilat i nxjerr ne pah nje simbolist i marre per arsye pushteti, nuk mund te sherbejne per asgje, kur sheh se frut i kesaj shkence jane, apartamentet parafabrikat, stallat e vicave dhe pularite, si dhe nje numer i pambarimte bunkeresh. Por i marri ka nevoje per votat e te marreve, ndaj hodhi kete gur ne lum, qe jo vetem ju te dy nuk mund ta nxirrni dote nga lumi, por nuk ka zot ne kete toke qe ta nxjerre. Por edhe sikur ju ta nxirrnit ne kete rast, ai nuk fle, do hedhi pa tjeter nje gure tjeter ne lume. Sepse eshte i dashuruar marrezisht me kete loje, e ka obsesion.

    1. Traktori me zinxhira says:

      Hera e para qe Pellumbi e ka katranosur pak ne nje shkrim te tijin.Pellumb nuk ke te drejte te meresh me brinderit e tjetrit.

  8. Astrit says:

    Pellumb kulla eshte gjigande
    Ky tjetri D O N I M E P E R B E L U L U L I N

  9. Thoma says:

    Fatos mos e devijo biseden sikur je zemeruar me Pellumb Kullen se te ka permendur Babane.
    Nuk dua te zgjatem me shume por kjo eshte fatkeqesia e nje vendi kur akoma nuk mbahet nje qendrim ndaj nje diktature apo diktatori qe ka vetem nje emer ashtu sikurse bejne ne vende te qyteteruara me figura te tilla negative te cilat tashme kane hedhur pas probleme me te kaluaren.
    Ti thua nuk e mbroj Enverin por nga ana tjeter je i atij soji intelektualesh apo profesoresh qe nuk e shani edhe e mbani akoma gjalle me sofizma edhe shprehje pa substance por vetell llafollogji kot.

    1. Mondi says:

      Qendrimin ndaj diktatures e ka mbajtur ,e ke dhe ne kete shkrim ,por ti ,ashtu sikurse pellumbi I kullajve , nuk keni tru ta kuptoni dhe silleni si kali ne leme.

  10. Saliu says:

    Fatos ,
    Histori PPSH jepje ne polikum .
    Mbylle se nuk je serioz

  11. Ari says:

    Trifa, ske faj ti, por Nano qe terifuti ne eliten postkomuniste. Ke qene i ndertuar per ti sherbyer diktatures, nga halli po behesh socialist

  12. sancho panca says:

    Qe te dy kane te drejte, por Pellumb Kulla e beri ate shkrim duke permendur terthorazi dhe Fatos Tarifen, per t’i hapur pak syte popullit tone TTL, qe nese vjen dita e votimit, me mire te votojne per Luljeten qe i di dhe te mira dhe te keqija atij sistemi, se sa per keta “intelektualet” e sotem qe nuk kane bythe e fluturojne nga i con era.
    Fatos Tarifa ka te drejte, sepse te ate sistem, nuk duhet te ishte me patjeter maskara per arritur ne pozita te mira. Duhet te ishe antar partie e drejte, por nuk e kishe kusht qe dua te merrje njeri ne qafe. Shembull keni pishtarin e demokracise, dore vet Sali Ram Berisha qe erdhi nga Vicidoli dhe u be nje doktor i bllokut. Ishte antar partie, por sik e ka thene vete ai kurre nuk ka marre njeri ne qafe.
    Pellumb Kulla duhet ta kishte sqaruar qe permendja e figurave te atij sistemi nuk ka qellim percmimi te njeriut vete, por te atij sistemi qe u shkaterrua pasi e moren ne dore batakcinjte.

  13. N.Sh says:

    Shkrim me mendim dhe argument ,jo recitime ,nuk mbron vetëm babain për të cilin natyrisht që ka detyrim ,por edhe një brez të tëre ..

  14. Shaqo says:

    Nje pergjigje teper dinjitoze, korrekte e nje intelektuali pa ngarkesa negative. Bravo Fatos.
    Per shkrimin e Kulles dhashe dhe une nje opinion ne gazete; duke i kujtuar se ka rene ne nivelin e nje analisti medioker, me gjithe emrin e mire qe trashegoi nga e kaluara moniste, tani s’po i shohim gje, pervec mllefit e opinioneve te mbarsura me kete mllef. I kujtova se nese nuk do te ishte ai sistem; Driteroi do te ishte nje bejtexhi fshati, nuk do te ishin artistet e medhenj qe i dhane emrin e tyre artit shqiptar, nuk do te ishte as “Lipe Shtogu” me shoke qe i rriten vlerat Kulles; ndoshta Kulla, si bir beu, do te ishte po ky kaq sa eshte, se do te kishte mundesine te shkollohej vec nga te tjeret,nuk do te ishin gjithashtu shkencetaret tane e Shqiperia do te ishte me e prapambetur se kaq per edhe per arsye te mungeses se shkollimit masiv nga ku dolen talentet qe i dhane emer te mire Shqiperise ne bote, ndoshta tani do te luftohej, pervec kunder covid, edhe semundjeve te tjera, si malarja, tbc, e shume te keqijave te tjera qe u luftuan qe ne fillimet e sistemit, mvase Kulla ka pakenaqesi ngaqe ai nuk arriti nivelin e Driteroit si devolli qe doli nga “shtresa e ulet” dhe ai i perkiste nje shtrese me re “larte” (per nga pasuria jo nga inteligjenca) dhe kete te drejte ia hoqi sistemi. Ka te drejte te shaj ai dhe sera e tij, por edhe menyren e sharjes e kane me mllef, deri ne urrejtje, duke pretenduar se ata dhe vetem ata jane demokrate.
    Nuk tha e nuk i bene pershtypje ngjarjet ne Elbasan qe bene njerzit e seres se tij, por u kap me Luljeten, kjo tregon mllef e urrejtje, jo kulture demokratike, te cilen pretendojne se e kane, qe megjithese jetojne ne USA prej 30 vjetesh, ngelen po ata, te pandreqshem si te paret e tyre, duke na bere te mendojme qe Enveri ka patur te drejte qe u suall ne ate menyre.

  15. Shaqo says:

    O Lymi Tutit, injorant…

  16. ceni, boston says:

    Mire o Fatos mire e ke thene po ti nuk i ke ngjare Sevos!Ti kur ishe ne Ambasade ne Washington”, se bashku me ate gjoja “ndertuesin” apo “kontraktorin”, vellane e Blendi Fevziut i quajtur Juli Bregasi, e bete “mareveshjen” me njeri tjeterit per te ndare dollare duke rritur ne menyre artificiale shpenzimet e ndertimit, pra vendoset numura fiktive neper preventive pa kryer punet.Kur me vone u ngateruat me njeri tjetrin se “kush te mare me shume apo me pak” ishte Fevziu, qe nepermjet Nanos kryeminister te hoqen nga detyrea. Ti duhet te beje disa vite burg per kete vjedhje qe i bere shtetit! Megjithate socialistet ta mbuluan vetem nga emri i mire i Sevos! Kaq kisha!

    1. Bledi says:

      Je shume i sakte!!!!!!!! Madje nuk pranonte te linte dhe karriken. Sa per te tjerat kam pershtypjen se ka rene ” ne kurthin ” e Pellumbit duke rikthyer personazhin e – Doni me per Belulin hahahaha

  17. Sara says:

    Hajde “profesor” hajde… me tipa si ty Pellumbi bente skecin “doni me per Belulin”….

  18. Gipa says:

    Tarifa nuk eshte liri te mallngjehesh per diktaturen dhe tani te shkruash poashtu per diktaturen ata qe ne ate kohe kan que dashuri me diktatorin nuk mundeni ju te qoheni lugat dhe ne mjete te informimit dhe tv te reklamoni ate mallngjim te dashurise per diktatorin kur nje pjese e popullsise ka qene e vrare dhe presekutuar kurse disa nga ato vuajtje te tyre kan kaluar si eshte me mire pra kan jetuar si eshte me se miri nga sklavet qe kan punuar per ta. Prandaj ne nje pikpamje ne tere vendet socialiste jan ndjek bashkpuntoret e diktatoreve ketu jo qe nuk rrefehen por thojn ishte koha ma lene ate edhe ti Tarifa edhe Bozo nuk keni te drejte mallngjimin e juve tu tregoni gjeneratave te reja.

  19. Si rregull... says:

    E kisha lexuar shkrimin e zotit Kulla dhe me then te drejten nuk me pelqen Kulla kur shkruan per “dikatatorin” Hoxha. Kulla sado qe te ket vuajtur nen dikatature (ai e di sa!) nuk di qe te kete qene ne burg, pa shkolla ose pa pune prej saj. Di qe ka drejtuar estraden e Fierit per shume vite nen dikatature, dmth ka ber humor te zgjedhur. Qe te kesh qejf (se arti qejf eshte) te krijosh nen nje sistem qe te shtypka fort dhe te beka 1 mij te zeza, sic Kulles i paska ndodhur, duhet te jesh jo tokesor. Sidoqofte fryma e shkrimit te zozit Tarifa me pelqeu shume edhe pse eshte zgjatur….kot se Kulla i ngeshem eshte. Kush ska folur (dmth kush ska paguar me koke ose burg) kunder diktatorit ose diktatures ne kohe te vet sot me mire te haj pershesh sesa te haj….neper gazeta.

  20. Ceni says:

    Keta Tarifat kane qene hicgje ne gjirokaster. Nisen tu degjohet emri kur Enveri i mori prane vetes, sepse i sherbyen besnikrisht. Fatosi gjithcja e ka prej Sevos dhe miqve te tij partiak.

  21. Mirëdita says:

    Tarifa eshte nje hakmarres i neveritshem.
    Kjo duket qartazi ne:
    1. Frymen e kunderpergjigjes se tij,
    2. Nervozizmin
    3. Fyerjet e nenkuptuara
    4. Gjatesia sa nje roman e kunderpergjigjes

  22. REALE says:

    Ne komentin tim per shkrimin e Pellumb Kulles kam theksuar disa gjera qe si i moshuar qe eshte sot, duhej te kishte me shume respekt per veten se sa kam une per te. Fjalet e fundit te Fatos Tarifes sikur ma perforcojne tani kete mendimin tim. Une nuk e kam zakon sot te flase me aq shume respekt sa shkruan Fatosi, se te shkon dem respekti sot me nje kategori njerezish qe nuk e lidhin nje here gjuhen ne jeten e tyre duke çfrytezuar jo lirine e fjales, por çthurjen e mendimit. Dikur, edhe para se te Enver Hoxha te kishte pushtet ne Shqiperi, per nje fjale, njeriu te merrte jeten sepse shqiptari fjalen ka patur si gjene me te shtrenjte, ndersa sot e leshojne fjalen rruges sikur hane fasule njezete e kater ore pa ndalur. Pellumbit ja shpreha edhe vlerat e tij ashtu si mendoj une, por edhe ato qe une i mendoja si te meta dhe luhatje ekuilibri, jo sot , por edhe kur ka “milituar” ne anen e Gjanices. Rastesisht e hapa sot dhe lexova kete shkrim te Fatos Tarifes dhe e vleresoj shume per peshoren qe ka vendosur ne te dy krahet, por nuk bie dakort ne ndonje rast qe i jep Pellumb Kulles ate qe s’e meriton. Une e njoh Pellumbin, ai s’me njehe mua se une popull kam qene atehere dhe popull jam dhe sot dhe si i tille kam me shume te drejta per te folur si dua, ndersa Pellumbi ka qene ne kornize dje dhe edhe sot per te ruajtur edhe ate qe ka fituar personaliteti tij , duhej te ish me i ekuilibruar, por me sa kam pare, asnjehere s’ka qene i tille. Mbreme, ne distance mijra kilometra, fale teknologjise, po bisedoja me njerin dhe gjate bisedes, i thashe qe kishte reaguar edhe Pellumb Kulla nga Amerika per shkrimin e Fatos Tarifes ne lidhje me inxhineren e talentuar Luljeta Bozo. Degjo, me tha: ne 1997-en, Frrok Çupi beri njeren ne gazeten “Koha Jone” duke shkruar per ngjarjet dhe mendoi se vlonjatet do genjeheshin qe pasi ai vuri kandidaturen per deputet do ta perfitonte ate. Vlonjatet nuk ja dhane te drejten duke patur parasysh se beri vetem detyren dhe s’duhej te perfitonte me teper, por jo vetem kaq. Dhe paskeshin pase te drejte: kur erdhi ne pushtet Sali Berisha, Frrokun e beri drejtor te ATSH-se. E kupton, me tha?! Ilir Meta shkoi ne Vranisht te Vlores ne nje ane rruge dhe se ç’mblodhi nja dhjete a dymbedhjete veta atje ne nje lokal, por kete e udhehiqte nje fare Bardhosh Mici, dihen tani nga media bemat e tij dhe keto dite na del se nje vajze vranishtiote kane vene kandidaturen per deputete ne LSI-ne e ILir Metes ! Pëllumb Kulla, i “deklasuar”, ndoshta ka marre dhe ate njemije e dyqindeshen, ate e di ai, kishte kapur armen me te forte qe kishte partia: kulturen dhe e beri mire fare detyre, por sa partise ju ngriten kembet perpjete, Pellumbi ambasador ne Amerike, zevendesoi Baleten dhe kur ra dinastia e Saliut, Pellumbi po pleqeron atje duke birbiluar si njeri plot influenca dhe respekt ne Shqiperi qe diku e meriton, por diku abuzon. Me keto dua te te theme se sado te fsheh kembet gjarperi ato diku do ti duken se nuk e le harareti ate per ti nxjerre. Keshtu jane keta burra qe s’e kane dashur kurre Shqiperine si i ka dashur Ajo, por e kane shfrytezuar dhe duan ti marrin dhe “mjaltin” e fundit se kane frike se nje dite do te vdesin dhe u ngelet peng. Me suprizoi, por edhe me kthjelloi sado qe une e kisha qendrimin tim ne njohjen per keta njerez. Prandaj, si perfundim pa perfunduar, i qendroj komentit tim te meparshem dhe i uroj Pellumbit jete te gjate, por jo me keto qe vazhdon te beje sepse gjithe ajo pune qe ka bere do ti shkoj dem si ka filluar ti rrjedhe rruges . Une mendoja se e ka dhe mosha, por jo: karakteri lind dhe trashegohet ne gen dhe e keqja nuk behet kurre e mire. Mbivleresimi vetes, te çvlereson. Nuk diskutoj ketu edhe ndonje koment medioker qe vjen nga prapamendja qe sot eshte shume e theksuar. Sot edhe vrasja me dashje falet me ligj duke mos marre shpagimin! Fatos Tarifen e simpatizoj per sinqeritetin e treguar dhe ekuilibrin qe ka mbajtur ne kete shkrim. Dhe do ti rekomandoj Pellumbit dhe kujdo tjeter; Beni aq sa ka bere Luljeta Bozo dhe qe kerkon te beje akoma! Te faleminderit Luljeta!

  23. muzkanti says:

    Bravo Fatos! Ke bere nje shkrim te perkryer… pa e njollosur Kundershtarin i cili eshte nje ri i nderuar, por qe ndodh qe i reshket kemba dhe gabon… Sevon e njof pasi ka qene mik me babane tim dhe me sa duket nga ato qe lexoj je i denje per te qene djali i tij. Shendet dhe jete te gjate babait Tuaj.

  24. Hasan says:

    Të kujtohet atëherë kur sulmoje si i mjerë të ndjerin Stefani dhe mbi të gjitha e tallje mbi stilin e përdorur me ndarje paragrafësh me vendosje yjesh…bash atë stil ke kopjuar në ndarje dhe në yje.

    Stefani iku nga kjo botë i papërlyer dhe i pakorruptuar dhe si i tillë do mbahet mend, ndryshe nga ti dhe skandalet e tua të rënda në ambasadë e ministri që s’ka shkrim që ti mbulojë dhe penë që ti kamuflojë…

  25. iksi says:

    Po mire more intelektual pis , po ti i del kundra edhe babajt tend te nderuar qe eshte nje njeri babaxhan i sinqerte trim ipa lekundur , patriot , atdhetar i flakte . Po ti more mut nga dole apo don te kesh dy byth per te ndejur ne dy karrike . Ti me disa fytyra si ti sa ishte gjalle Enver Hoxha vetem lavde i thurnit dhe papritur brenda nates ktheheni ne ane te kundert , duke e share pas vdekjes . Po mire more pis , a drejtoj e figoj luften ne krye te partizaneve e komunistave shqiptar – kjo a qendron . Po mire more pis – a ngriti arsimin ne nivele me te larta -po kjo a qendfon . Po mire more pis a pati sherbimin shendetesor falas dhe te organizuar deri ne maje te fshatrave me te larget -po kjo a qendron . Po mire more pis a zhduku gjakmarrjen -po kjo a qendron . Po mire more pis a beri elektrifikimin e vendit ku çoj driten elektrike edhe per nje shtepi qe mund te ixhte ne maje te malit -po kjo a qendfon . Po mire more pis po siguria e popullit a ishte ne nivelin me te larte -po kjo a qendron .Po mire more pis po fabrikat , uzinat kombinatet a i ndertoj -po kjo a qendron . Po mire more pis po nxjerrjen e mineraleve , naften dhe perpunimin e tyre ne vend -po kjo a qendron . Nuk po mundem me me te permend se ti i din por kudi ku e ke hallin qe don te rrish ne dy karrike . Kur ishe ambasador edhe ne kohen e E verit ishte i mire atehere .

  26. Konjak says:

    E pash edhe shkrimin e zoteri Kulla , dhe dhash mendimin tim kritik per iden e shkrimit ku spikasnin vlerat dhe antivlerat , e njerezve dhe ideve ideologjike te monizmit si periudhe qeverisese dhe njerezve postdiktatorial . Z Kulla , kritikon thenjen e zonjes Bozo : — Hoxha ka pasur me shume te mira dhe pak te keqia ne periudhen e sundimit te tij– . Kjo lloj propagante eshte e — ndaluar te behet per lideret e Nazizmit dhe Stalinizmit — ; si rezultat perkrahia qe i ben zoteri Tarifa Z Bozo me duket pa vend , vetem per kete shprehie . Thenia e z Kulla : se ti –referuar Fatosit — i hape site ne shtepin tende te mirfillt , kurse viktimat e Hoxhes i hapen syte ne ndonje budrun apo kasolle ; nuk besoj se kan patur qellimin te ofendonte Zoterine Sevo Tarifa , por te kritikoje , perkrahien qe z Fatos i afron thenies se zonjes Bozo . Une e kam patur rastin ta njfur neper seminare , kam drekuar dhe kam udhetuar me Z Sevo me nje xhip te tij , nese s’gabohem , qehej Karpat . Kam pershtypjet nga me te mirat per z Sevo .
    Mirpo , per fat te keq , — ca casteve te mira qe njeriu i ka kaluar edhe ne monizem — i kujton me nostalgji , qoft ne jeten civile , qoft edhe ne politike , mirpo ne keto momente kohore , qellon propagante . Pra , propaganta eshte e ndaluar per Diktatoret , megjthe respektin qe kemi per zonjen Bozo , dhe zoterine Fatos .

  27. gurrorja says:

    GURRORJA

    Ky eshte pseudionim i spiunit Pellumb Kulla ne Arshivat e MIns Brendeshme me nr dosje me date e presje rekrutuar heret. (Mbas gurrores Vlores) Berisha ja Grisi Bezhanit dosjen e miqve te tij….

  28. Shqiptar says:

    Fletèrrufetè e tipit “letèr e hapur kètij apo atij” dhe personazhe si Tarifa, qè njè Zot e di se kush dhe pse iu ofron njè tribunè pèr profilim personal, vetèm se tregojnè paaftèsinè e kèsaj shoqèrisè sonè, pèr tè analizuar tè djeshmen e kobshme, me synim mospèrsèritjen e saj.
    Me pallime tipike bolshevike “pse ma shave babin” apo “a e di ti kush jemi ne”, vetèm se shttohet ajo neveria shqiptare pèr kètè rrumpallè teveqelèsh qè i krehin bishtin vetes dhe nuk kanè as mè tè voglèn ndjesi pèr viktimat e njè sistemi, qè kèta Tarifat e ambasadave, nuk kanè asnjè fjalè pèr ti kujtuar.
    Tarifa, èshtè sinonim i njè Shqipèrie tè dhjerè, i asaj Shqipèrie, qè humb çdo ditè rininè rrugève tè botès sepse askush nuk ka kohè nè kètè vènd hajdutèsh si Tarifa i ambasadès, “profesori”, pèr tu marrè me problemet e tè sotmes dhe atyre tè trashèguara.
    E meqè èshtè kèshtu, do vazhdojmè me LETRA TÈ HAPURA. Kinezèri bythe.
    Tarifa? Jo faleminderit.

  29. Pokeristi says:

    z.Tarifa!,Eshte shenje e mire respekti e dashurija per prindin,por eshte e pamjaftueshme per te justifikuar tere kete vrull e tere kete tërsëllëmë filozofike politike tenden.
    Pa u futur thelle Pellumbi me xhenerozitetin karakteristik te nje intelektuali te mirefillte,ne nje forme teper te bute dhe artistike te ka vrare me pambuk kur i thone.Pergjigja jote eshte ajo e nje xhongleri,pehlivani politik.Nën tisën e nje antienverizmi mbron nje enverist fanatik.Eshte kontradiktore por eshte reale.Pergjigjen per shkrimin tend,t’a ka dhene Pellumbi vete,me nje modesti dhe zemergjeresi te admirushme.Rilexoje me kujdes dhe reago perseri si t’a ndjesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    Nuk e harroj kurre, kam qene 16 vjeç, S. Tarifa me ngriti ne kembe per te treguar para klases biografine time (te babait), duke e ditur se kush ishte babai im, vetem sepse klasa donte te me zgjidhte ne byro te rinise. Megjithese tha ndonje fjale kunder, prape se prape, klasa me zgjodhi. Mjaft kam hequr, pesuar e degjuar gjate jetes per biografine time, por asnjehere nuk e kam pare veten kaq ngushte sa atehere, ne ate moshe, para shokeve e shoqeve te klases. Nuk e di a mund te quhet nje "nepunes i thjeshte i asaj diktature" shoku Sevo?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje