Armatoset Gjermania, modernizon sistemin e mbrojtjes ajrore

23 Mars 2021, 16:42Bota TEMA

Sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë gjermane do të ndryshohet në vitet e ardhshme, sipas një plani të paraqitur sot nga Ministria e Mbrojtjes.

“Ministria ka në plan të modernizojë sistemin e raketave antiajrore “Patriot” nga 2023 e tutje”, njoftoi institucioni.

“Përveç kësaj, sistemi i mbrojtjes ajrore gjermane “Ozelot” do të zëvendësohet me aftësi të reja në mbrojtjen ajrore të lëvizshme deri në vitin 2026”, shtoi ministria.

Sistemi Ozelot, i cili është përshkruar nga Ministria e Mbrojtjes si i vjetëruar dhe jo i përshtatshëm, ka për qëllim të mbrojë trupat tokësore nga bombarduesit luftarakë dhe helikopterët sulmues.

Sistemi Patriot, ndërkohë, përdoret për të luftuar aeroplanë, raketa dhe raketa lundrimi dhe ka një diapazon dukshëm më të madh se Ozelot.

Ministria po promovon krijimin e një sistemi të ri të mbrojtjes së lehtë ajrore së bashku me vendet e tjera të BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje