Martin Bashir është reporteri i BBC që intervistoi Princeshën Diana në vitin 1995 dhe i cili është akuzuar se e siguroi intervistën përmes gënjeshtrës.
Gjatë intervistës së bujshme Diana tha se “ishin tre në martesën” me Princin Charles, duke iu referuar asaj që do të bëhej bashkëshortja e tij e ardhshme, Camilla Parker Boëles.
Një hetim ndaj Bashirit filloi vitin e kaluar mes akuzave se gënjeu Diana-n në mënyrë që të pranonte të bënte intervistën. Tani, Bashir pretendon se Diana vetë ishte burimi i “shpifjeve” kundër familjes mbretërore.
Vëllai i Diana-s, Earl Spencer thotë se ai vuri në dukje disa akuza kundër familjes mbretërore që u thanë gjatë një takimi mes princeshës së ndjerë dhe Bashir-it, dy muaj para se të transmetohej intervista.
New York Post raporton se disa nga “shpifjet” përfshinin që, “Mbretëresha ishte e sëmurë dhe ishte në prag të heqjes dorë nga froni, se Princi Charles ishte i dashuruar me dadon e fëmijëve të tij dhe se Princi William mbante një orë që kishte në pajisje një mikrofon”.
Dokumentet e zbuluara që u publikuan nga ‘The Telegraph’ tregojnë se Bashir pretendon që këto gjëra ia kishte thënë Diana.
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana me te shoqin
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana me Princin Charls
Princesha Diana
Princesha Diana
Princesha Diana e re
Princesha Diana me Princin Charls
Lady diana dhe Camilla