Kryemadhi: Shembja e Maternitetit, vepër e mafias. Na çnderuan, mund të bëhej muze për të gjitha nënat që kanë lindur aty dhe personelin

23 Mars 2021, 10:46Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi në Njësinë nr.1 në Tiranë, deklaroi se pas veprimit për rrënimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’ në kryeqytet qëndron mafia që kërkon të pastrojë paratë.

Kryemadhi u shpreh se vetëm një njeri që nuk e ndjen veten prind mund të shkatërrojë një godinë të tillë që është jo vetëm historike, por është edhe një memorie emocionale për njerëzit.

“Vetëm një njeri që nuk është prind, që nuk e ndjen veten prind, mund të rrënonte një godinë të tillë. Sepse mund të bëhej edhe muze.

Pas këtij veprimi që ka ndodhur sigurisht që është mafia, sepse vetëm në një godinë të tillë mund të pastrohen paratë.

Por premtoj, për të gjithë ata mjekë, gjinekologë, mami, nëna e fëmijë që kanë lindur atje asaj gjëje do t’i shkojmë deri në fund.

Jo vetëm është godinë e historisë, është edhe një memorie emocionale e të rinjve, të rejave, burrave e grave të Tiranës. Përfitoj nga rasti për t’ia bërë të qartë, se ajo kovë do t’ju bjerë në kokë.

Pasi e varfëruan dhe e grabitën këtë popull, pasi e çnderuan, tani kërkojnë t’u çnderojnë edhe memorien e çdo gjë tjetër. Gjithë kjo urrejtje që ka Rilindja për shqiptarët. Shkatërroi, mësuesit, mjekët, shkatërroi edhe memorien.

Jam i bindur që më 25 prill, shumë mjekë, infermierë që kanë qenë socialistë me shembjen e asaj godine e humbën përfundimisht.

Unë jam e bindur që pas 25 prillit LSI bashkë me partnerët e tjerë politikë, jo vetëm që do angazhohen për rikthimin e teatrit, maternitetit, por do t’i çojmë para drejtësisë, dhe të kthejmë një më një të gjitha gjërat që i kanë rrëmbyer këtij qyteti, këtij populli”, tha Kryemadhi.

6 komente në “Kryemadhi: Shembja e Maternitetit, vepër e mafias. Na çnderuan, mund të bëhej muze për të gjitha nënat që kanë lindur aty dhe personelin”

  1. safet says:

    pse ke nder ti? Po te kishe ti edhe burri jot nuk vidhnit me 7%

  2. Q says:

    Si bo kjo,si pidh i nershem!
    He..
    Varjanti lopthi mas mullarit..
    Varjanti popthi siper hajdarit,

  3. Q says:

    Si bo kjo,si pidh i nershem!
    He..
    Varjanti lopthi mas mullarit..
    Varjanti popthi siper hajdarit,

  4. Zorga says:

    Po cfare nderi ke tij mij baxhelle

  5. Monika hajdute me cizme says:

    Ruaj vilat ne lalez e kudo ,se mos ta prishin dhe ngelet macja pa hale

  6. Roberto says:

    Ja te kemi ty Monika qe te na i NGRESH moralin lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje